|
Iran, jo propozimeve nukleare tė Perėndimit
Presidenti i Iranit, Mahmud Ahmedinexhad, refuzoi tė hėnėn propozimin e Perėndimit pėr tė "ngrirė" aktivitetin nuklear, nėn premtimin se nuk do tu nėnshtrohej sanksioneve tė reja, duke nėnvizuar njėherėsh se pėrjashtonte ēdo lloj mundėsie bisedimesh mbi kėtė temė me cilėndo fuqi tė huaj. Komentet e Presidentit iranian, i cili po kėrkon termin e dytė nė zgjedhjet e 12 qershorit, do tė zhgėnjejnė administratėn "Obama", e cila ka bėrė pėrpjekje tė shumta pėr afrim me Teheranin.
|


|