|
Alarm i menjėhershėm nė OKB, ku u kėrkua mbledhje urgjente e Kėshillit tė Sigurimit Koreja e Veriut kryen testin e dytė nuklear Rusia: "Shpėrthimi sa ai i Hiroshimės" Koreja e Veriut zhvilloi tė hėnėn njė test tė dytė nuklear tepėr mė tė fuqishėm se i mėparshmi, duke shkaktuar nė mėnyrė tė menjėhershme gjendje alarmi nė Organizatėn e Kombeve tė Bashkuara. U kėrkua qė Kėshilli i Sigurimit tė mblidhej me urgjencė menjėherė pas aktit, ndėrkohė qė tregjet financiare u luhatėn nė masė jo domethėnėse vetėm pėr pak kohė pas pėrhapjes sė lajmit.
Kryeministri Gordon Braun e quajti Korenė e Veriut "rrezik pėr botėn", ndėrsa nga ana e Rusisė u bė me dije se fuqia e shpėrthimit ishte e barabartė me atė tė bombės amerikane tė hedhur nė qytetin japonez Nagasaki nė fund tė Luftės sė Dytė Botėrore. Shpėrthimi i sė hėnės ishte rreth 20 herė mė i fuqishėm nga testi i parė atomik i zhvilluar nga Koreja e Veriut, rreth dy vjet mė parė, gjė qė nxjerr nė pah avancimet qė ka arritur ky shtet nė fushėn e armatimit nuklear, pavarėsisht pėrpjekjeve ndėrkombėtare pėr ti dhėnė fund projektit atomik tė Pjong Jangut.
Testi i fundit do ta hutojė edhe mė tej komunitetin ndėrkombėtar, i cili pėr vite ėshtė pėrpjekur pėrmes njė pėrzierje premtimesh pėr ndihma e kėrcėnimesh pėr sanksione ekonomike tė bindė Veriun e varfėruar tė heqė dorė nga ambiciet pėr krijimin e njė arsenali nuklear. Krijon shqetėsime tė mėtejshme edhe pėr sa i pėrket prolifikimit nuklear nė shkallė tė gjerė, nė kuadėr tė tė cilit Shtetet e Bashkuara tė Amerikės e kanė akuzuar Pjong Jangun se po pėrpiqet ti shesė teknologjitė dhe njohuritė nė kėtė fushė shteteve armiq si Siria. Analistėt vėrejnė gjithashtu se testi do ti vlejė Koresė sė Veriut pėr modifikimin e tonit tė zėrit nė ēdo lloj negociimi qė zhvillon me Shtetet e Bashkuara tė Amerikės.
Testi i djeshėm nuklear vjen nė njė ēast kur janė shtuar spekulimet se lideri Kim Jong Il, pėr shėndetin e tė cilit vijnė raporte tė paqarta (mendohet se pėsoi njė goditje tė rėndė apopleksie vitin qė shkoi), kėrkon tė forcojė edhe mė tej pozitat nė majė tė pushtetit, nė mėnyrė qė tė sigurojė kalimin e pushtetit nė duart e njė prej bijve tė tij.
Koreja e Veriut ėshtė aktualisht aq e izoluar, sa ekzistojnė shumė pak mundėsi pėr tė ndėshkuar ekonomikisht njė qeveri, e cila prej shumė kohėsh ka parapėlqyer ti mbajė raportet ndėrkombėtare nė kufijtė e armiqėsisė. Liderėt e vendit i justifikojnė shpenzimet e tepruara nė industrinė ushtarake me armiqėsinė qė tregojnė ndaj vendit Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, por njė prioritet i tillė ka bėrė qė populli 23 milionėsh tė zhytet nė varfėri tė skajshme, madje ndonjėherė deri nė kriza urie.
Agjencia shtetėrore e lajmeve KCNA tha se Koreja e Veriut "kishte kryer njė tjetėr test nuklear nėntokėsor mė 25 maj, si pjesė e programit tė pėrmirėsimit tė arsenalit nuklear, qė ka qėllim garantimin e sigurisė sė vendit".
Njė prej asistentėve tė Presidentit koreanojugor tha se Koreja e Veriut kishte njoftuar qė mė parė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės pėr testin, i cili vjen pas njė tjetėr testi tė zhvilluar muajin e shkuar, kėsaj here bėhej fjalė pėr njė raketė me rreze tė gjatė veprimi.
|


|