. .
  26/05/2009
 
   
Faqja e pare
Politike
Aktualitet
Sociale
Ekonomi
Rajoni
Bota
Kulture
Sport
 
Komente
Reportazhe
NDRYSHE
 
Forum
Chat
 
Parashikimi i motit
Horoskopi
Kembimi valutor
 
top-channel.tv
topalbaniaradio.com
digitalb.al
 
Kontakt



Kosova hyn nė axhendėn e Konferencės Islamike

Samiti i Ministrave tė Jashtėm: Mbėshtetje pėr shtetin e ri

Miratimi i njė rezolute nė mbėshtetje tė Kosovės dhe dialogu diplomatik pėr pėrshpejtimin e procesit tė njohjes sė shtetit tė pavarur tė Kosovės, ishte objektivi kryesor i delegacionit tė Shqipėrisė gjatė punimeve tė Sesionit tė 36-tė tė Kėshillit tė Ministrave tė Punėve tė Jashtme i Organizatės sė Konferencės Islamike. Shqipėria u pėrfaqėsua nė kėtė sesion, e zhvilluar nga 23-25 maj 2009 nė Damask tė Sirisė, nga njė delegacion i kryesuar prej ministrit tė Punėve tė Jashtme, zoti Lulzim Basha.

Nė njė deklaratė pėr shtyp, e lėshuar nga Ministria e Jashtme, mėsohet se nė kėtė kontekst ministri Basha zhvilloi njė sėrė takimesh me drejtues tė OKI-sė dhe me njė pjesė tė mirė tė homologėve tė tij. Gjatė fjalės sė mbajtur nga ministri ynė i Jashtėm nė seancėn plenare tė Kėshillit tė Ministrave tė Jashtėm tė OKI-sė, ēėshtja e Kosovės zuri vendin themelor. Ministri Basha, mes tė tjerash, theksoi se, "qė nga 17 shkurti 2008, Kosova ėshtė bėrė dėshmitare e zhvillimeve rrėnjėsore drejt progresit".

Gjatė fjalės, ministri Basha theksoi se Republika e Kosovės, deri tani, ėshtė njohur nga 60 shtete, ėshtė pranuar anėtare e FMN-sė dhe ėshtė bėrė pjesėtare aktive nė njė numėr nismash tė rėndėsishme tė bashkėpunimit rajonal. Ndėrsa shtoi se sė shpejti priten njohje tė reja, ashtu si institucione tė tjera ekonomiko-financiare, rajonale dhe ndėrkombėtare priten ta pranojnė nė gjirin e vet shtetin e ri tė Kosovės dhe se akti i njohjes ėshtė i frymėzuar nga bindja e thellė se me Kosovėn e pavarur garantohet paqja dhe stabiliteti nė Kosovė e nė Ballkanin Perėndimor.

Pasi falėnderoi shtetet anėtare tė OKI-sė, qė tashmė e kanė njohur Kosovėn si shtet tė pavarur, ministri Basha u bėri thirrje shteteve tė tjera tė ndėrmarrin tė njėjtin hap, pra tė njohin Republikėn e Kosovės, pasi, pėrveē se njė akt solidariteti me popullin e saj, "do tė jetė edhe njė ndihmesė pėr forcimin e paqes dhe stabilitetit nė rajon, ēka do t‘u ofrojė tė gjithė vendeve tė Ballkanit perspektiva tė vėrteta pėr zhvillimin dhe begatinė e tyre tė mėtejshme".

Nga deklarata e Ministrisė sonė tė Jashtme mėsohet se nė seancėn pėrmbyllėse tė Samitit tė ministrave tė vendeve tė Konferencės Islamike, zhvilluar dje paradite, u miratua me unanimitet tė plotė, Rezoluta e iniciuar nga Shqipėria, nė tė cilėn evidentohet qartė se qė nga shpallja e pavarėsisė mė datė 17 shkurt 2008, Kosova ka bėrė progres nė ndėrtimin e institucioneve demokratike, ka krijuar kuadrin e nevojshėm ligjor dhe institucional bashkėkohor, ka kontribuar nė ruajtjen e paqes dhe stabilitetit nė rajon. Mė tej, kjo rezolutė, e cila ėshtė e para e miratuar nga OKI-ja qė pas shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės, u bėn thirrje vendeve anėtare tė Organizatės dhe bashkėsisė ndėrkombėtare nė pėrgjithėsi, qė tė vazhdojnė tė mbėshtesin forcimin e Kosovės dhe ekonomisė sė saj.

Sipas Ministrisė sė Punėve tė Jashtme, Rezoluta ngarkon Sekretarin e Pėrgjithshėm tė OKI-sė qė nė sesionet e radhės tė ministrave tė Jashtėm tė Organizatės tė raportojė mbi dinamikėn e zhvillimeve nė Kosovė, duke e vendosur kėshtu Kosovėn nė axhendėn e pėrhershme tė Organizatės sė Konferencės Islamike. Miratimi i kėsaj rezolute dėshmon pėr njė klimė krejt tė re nė marrėdhėniet e OKI-sė me Kosovėn, e cila vjen pas njohjes mjaft tė rėndėsishme tė saj nga Arabia Saudite para disa javėve dhe njohjeve nga Bahrejni, Gana dhe Unioni i Komoreve.

Rezoluta, e votuar nga tė gjitha vendet e OKI-sė, edhe nga ata qė nuk e kanė njohur pavarėsinė, e Kosovės, demonstron se Kosova e pavarur ėshtė njė realitet i pakthyeshėm dhe njohja ndėrkombėtare e saj njė proces i pandėrprerė. Republika e Kosovės ėshtė njohur nga 60 shtete, 13 nga tė cilat vende tė kėsaj organizate dhe tė tjera pritet ta njohin sė shpejti. Ajo ecėn e sigurt dhe e vendosur pėrpara drejt konsolidimit tė shtetit, zhvillimit ekonomik, anėtarėsimit nė organizatat ndėrkombėtare dhe integrimit nė strukturat evropiane e euroatlantike.




 

© Gazeta Shqip - 2006-2008