|
Bogdani e Kievo sigurojnė qėndrimin nė Serinė A
Skuadra barazon dhe ndodhet 4 pikė larg zonės sė rrezikut Erjon Bogdani dhe Kievo e tij mė nė fund kanė mundur tė sigurojnė qėndrimin nė Serinė A pėr sezonin e ardhshėm, duke realizuar kėshtu njė nga objektivat e skuadrės veroneze nė kėtė edicion. Gjithēka ėshtė arritur pas kombinimeve tė rezultateve tė rivalėve nė luftėn pėr tė mos rėnė nga kategoria dhe barazimit 0-0 nė stadiumin "Bentegoti" ndaj njė kundėrshtari direkt si Bolonja. Ndeshja e djeshme mes tyre ka dhuruar pak emocione. Kievo ka pasur njė epėrsi tė lehtė ndaj bolonjezėve, tė cilėt duket se janė kujdesur mė shumė tė merrnin njė barazim. Rastin mė tė mirė pėr tė zhbllokuar kėtė ndeshje e ka pasur pikėrisht shqiptari Erjon Bogdani, gjuajtja e tė cilit me kokė do tė pėrfundonte shumė pranė trekėndėshit tė portės kundėrshtare. Nė minutėn e 63-tė ai ėshtė zėvendėsuar nga trajneri Di Karlo. Tani Kievo ndodhet nė kuotėn e 38 pikėve, 4 mė shumė se ndjekėsit mė tė afėrt qė pozicionohen nė zonėn e ftohtė tė tabelės sė klasifikimit.
|