|
Vllanzia pret "furtunėn", ndėrsa Tirana rikonfirmimin
Edicioni i 70 i kampionatit shqiptar tė futbollit ka edhe dy vendime pėr tė dhėnė para se tė mbyllė siparin. Do tė jetė pikėrisht kjo fundjavė, ajo qė do tė pėrcaktojė se cilat do tė jenė skuadrat qė do dalin tė fituara nga ndeshjet "play-out" (Bylis-Gramozi mė 29 maj Partizani-Kastrioti mė 30 maj nė Niko Dovana) dhe qė mė pas do ti bashkėngjitet grupit tė 10 tė tjerave pėr formimin e Kategorisė Superiore pėr edicionin e 71-tė 2009-2010. Ndaj shqiptarėt do tė duhet tė pėrjetojnė edhe emocionet e 90 minutave tė fundit tė futbollit tė luajtur. Ndėrkohė qė skuadrat e tjera tashmė do tė duhet ti kthejnė sytė nga ndėrtimi i grupit qė do tė marrė pėrsipėr realizimin e objektivave nė sezonin e ardhshėm. Dy rivalėt mė tė fortė tė sezonit tė fundit Tirana e Vllaznia po kalojnė dy momente tė kundėrta nė radhėt e tyre. Bardheblutė, pas fitimit tė titullit kampion dhe festės sė madhe, tashmė janė nė pritje tė rikonfirmimit nė skuadrėn e sė ardhmes. Ndėrsa nė radhėt e kuqebluve shkodranė mbizotėron zhgėnjimi, pasi e kanė humbur nė mėnyrėn mė tė keqe tė mundshme shansin pėr tė qenė ata kampionėt e vendit. Por nga momenti nė moment pritet mbledhja e drejtuesve tė klubit, tė cilėt do tė pėrcaktojnė edhe ndėshkimet e paralajmėruara ditė mė parė, por qė u shtynė pėr shkak tė ndeshjes me Tiranėn. Burime tė besueshme pranė klubit Vllaznia bėjnė tė ditur se njė gjė e tillė pritet tė konkretizohet nė ditėt e para tė javės sė ardhshme.
|


|