. .
  25/05/2009
 
   
Faqja e pare
Politike
Aktualitet
Sociale
Ekonomi
Rajoni
Bota
Kulture
Sport
 
Komente
Reportazhe
NDRYSHE
 
Forum
Chat
 
Parashikimi i motit
Horoskopi
Kembimi valutor
 
top-channel.tv
topalbaniaradio.com
digitalb.al
 
Kontakt



Grupi i tė Tetėve diskuton ēmimin e naftės

Arabia Saudite, prodhuesja mė e madhe nė nivel global, parashikon qė ēmimi sė shpejti tė arrijė nė 75 dollarė pėr fuēi

Grupimi G8, i pėrbėrė nga shtetet lidere nė fushėn e energjetikės, mbajti tė dielėn njė takim pėr tė diskutuar investimet qė duhen bėrė nė sektorin e naftės pa cenuar ekonominė botėrore, ndėrkohė qė Arabia Saudite, prodhuesja mė e madhe e naftės nė nivel global, parashikon qė ēmimi sė shpejti tė arrijė nė 75 dollarė pėr fuēi. Ministrat e Grupit tė tė Tetėve u takuan nė Romė pėr shkak tė rėnies sė papritur tė ēmimit tė naftės nė njė ēast kur po tregonte prirje rritjeje, madje vetėm pak ditė mė parė kishte arritur nė kuotėn mė tė lartė tė kėtyre gjashtė muajve tė fundit.

Pritej qė mė parė takimit qė aktorėt kryesorė tė tij, siē janė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės t‘i kėrkonin OPEC-t tė pėrqendrohet te mbajtja stabėl e ēmimeve. Arabia Saudite, mė i madhi dhe me mė shumė influencė ndėr prodhuesit e OPEC-ut, tha me se shumė gjasa ky grupim "do tė vazhdojė tė ruajė qėndrimin e deritanishėm" kur tė takohet nė Vjenė tė enjten e kėsaj jave. Njėherėsh bėri me dije se parashikonte rritje tė kėrkesės dhe tė ēmimit tė naftės. "Kėrkesa do tė rritet me shėrimin e ekonomisė botėrore", u tha gazetarėve ministri i Naftės sė Arabisė Saudite, Ali al-Naimi, pa pranuar tė japė tė dhėna mė tė detajuara. Gjithashtu, nuk pranoi t‘i pėrgjigjej me saktėsi pyetjes se kur mendonte qė ēmimi do tė mbėrrinte nė kuotėn 75 dollarė pėr fuēi, gjė qė, sipas vendeve prodhuese, ėshtė e domosdoshme pėr tė nxitur investimet e reja nė kuadrin prodhimit pėr afate tė largėta kohore. "Kjo mund tė ndodhė nesėr, ose mund tė ndodhė pas dhjetė vjetėsh, por me shumė gjasa do tė ndodhė. Por se kur, nuk di ta them me saktėsi", tha Ali al-Naimi.

Agjencia Ndėrkombėtare e Energjisė ka llogaritur se investimet nė prodhimin e naftės dhe tė gazit do tė ulen me 21 pėr qind gjatė vitit 2009, si rezultat i krizės financiare dhe recesionit ekonomik. Roberto Poli, presidenti i kompanisė italiane tė tregtimit tė naftės "Eni" tha se "harku magjik", pėrgjatė tė cilit ēmimet e naftės janė aq tė larta sa tė krijojnė mundėsinė e investimeve tė reja pa lėnduar ekonominė, ėshtė 60-70 dollarė pėr fuēi, ndėrsa pėr shefin ekzekutiv tė kompanisė "Edison" Umberto Kuadrino, ky hark qe 60-80 dollarė amerikanė. "Pėrvoja e ciklit tė fundit tė ēmimeve tė naftės tregoi se pėr tė garantuar qėndrueshmėrinė e rritjes ekonomike, ēmimet nuk duhen rritur pėrtej kuotės prej 75 dollarė pėr fuēi", tha Roberto Poli. "Mungesa e stabilitetit dhe parashikueshmėrisė sė ēmimeve tė naftės janė armiqtė e ēdo plani tė vlefshėm pėr tė ndėrtuar njė tė ardhme mė tė mirė energjetike".

Ēmimi i naftės u ngrit nė kuotėn mė tė lartė tė kėtyre gjashtė muajve tė fundit javės sė shkuar, thuajse sa dyfishi i ēmimit tė regjistruar nė dhjetor dhe mjaft mė lart nga niveli (prej 50 dollarėsh) qė, sipas Arabisė Saudite, ishte i domosdoshėm pėr t‘u siguruar fitime minimale prodhuesve. Pritet qė gjatė takimit nė Vjenė ministrat e vendeve tė OPEC-ut tė mos bėjnė ndryshime pėr sa u pėrket sasive tė prodhimit, nė njė ēast kur rritja e ēmimeve ka zbutur shqetėsimet e tyre pėr stoqet dhe sasitė e tepėrta tė prodhimit, nė njė ēast kur regjistrohet kėrkesa mė e ulėt nė vite tė tėra.

Njė burim nga vendet e Gjirit Persik tha, pa pranuar tė identifikohet, se grupi do t‘u pėrmbahet synimeve aktuale, por se ende ngrihen shqetėsime lidhur me mungesėn e unanimitetit nga ana e tė gjithė aktorėve. Gjithsesi, guvernatori iranian i OPEC-ut tha se rritja e ēmimit tė naftės po u jepte disa anėtarėve tė kėtij grupimi njė lloj ndjesie tė rreme sigurie.




 

© Gazeta Shqip - 2006-2008