. .
  21/05/2009
 
   
Faqja e pare
Politike
Aktualitet
Sociale
Ekonomi
Rajoni
Bota
Kulture
Sport
 
Komente
Reportazhe
NDRYSHE
 
Forum
Chat
 
Parashikimi i motit
Horoskopi
Kembimi valutor
 
top-channel.tv
topalbaniaradio.com
digitalb.al
 
Kontakt



"Fiks Fare"

Vrasja nė Durrės, pasojė e burokracisė qė ka nė shtet

Autori i krimit paralajmėroi publikisht pėr vetėgjyqėsi

Emisioni investigativ "Fiks Fare" nė "Top Channel" transmetoi dje njė material qė hedh dritė mbi konfliktin mes pronarit tė hotelit "Drenica", Gani Kapiti me fqinjin e tij nė biznes, viktimėn Agron Bodlli. Kapiti ishte ankuar te "Fiks Fare" nė fillim tė muajit maj. Ai kishte treguar se ngjitur me lokalin e tij kishte filluar tė ndėrtohej njė objekt dhe se pėr kėtė shkak, hoteli i tij kishte filluar tė ēahej. Kapiti tregoi se pėrveē mureve, hotelit po i plasaritej edhe dyshemeja, pėr shkak tė gropės sė hapur fare pranė nė terrenin ranor. Pėr kėtė problem, Gani Kapiti kishte bėrė ankesa nė tė gjitha institucionet e mundshme. Nė Bashkinė e Durrėsit i kishin thėnė se nuk mund tė ndėrhynin, pasi objekti qė po ndėrtohej pranė hotelit tė tij kishte leje nga Kėshilli i Rregullimit tė Territorit. Kapiti u kishte dėrguar pas kėsaj letra edhe Presidentit tė Republikės dhe Kryeministrit. Kėtij tė fundit, madje i shkruante se mosndėrhyrja nė kohė mund tė ketė pasoja tragjike, por asgjė nuk kishte ndryshuar. Pas shumė pėrpjekjeve tė pronarit tė hotelit "Drenica", inspektorati ndėrtimor i Durrėsit kishte marrė mė nė fund njė masė pezullimi dhjetėditore tė punimeve dhe kishte gjobitur firmėn qė po ndėrtonte. Mė pas ky inspektorat kishte marrė njė masė pezullimi 60-ditore, por ende nuk ishte gjetur zgjidhja, sepse plasaritjet nė hotel sa vinin e zmadhoheshin, pasi gropa e ndėrtimit ngjitur ishte ende e hapur. Nė kėto rrethana pėrplasjet mes Kapitit dhe Bodllės sa vinin e acaroheshin derisa tė martėn, ashtu siē i kishte shkruar Kryeministrit, ngjarja pati pasoja tragjike. Agron Bodlli u vra nga Gani Kapiti, ndėrsa vetė ky i fundit e humbi durimin pėr shkak tė burokracisė shtetėrore qė po e zvarriste zbardhjen e ēėshtjes dhe po bėnte qė gjithė mundi i jetės sė tij t‘i shembej pėrpara syve.


Policia

Ndėrkohė, policia e Durrėsit ėshtė vėnė nė kėrkim tė autorit tė vrasjes, Gani Kapiti. Pas mbėrritjes nė vendngjarje, uniformat blu kanė inspektuar gjithė zonėn dhe gjatė kontrollit kanė mundur tė gjejnė armėn me tė cilėn ėshtė ekzekutuar 39-vjeēari Agron Bodlli. Arma e gjahut ėshtė gjetur e hedhur nė njė kanal me ujė, rreth 3 kilometra larg vendit tė ngjarjes. Ndėrkaq, nė lidhje me ngjarjen qė ndodhi tė martėn nė Durrės ka rėnė nė pranga pėr fshehjen e armės sė krimit Shpend Turku, 42 vjeē nga Shkozeti i Durrėsit. Mėsohet se ky shtetas ėshtė me precedentė tė mėparshėm penalė, pasi ka qenė dėnuar pėr dėmtim prone. Sipas hetimeve tė policisė, Turku rezulton se i ka dhėnė pėrkrahje autorit tė krimit, shtetasit Gani Kapiti, duke marrė armėn e vrasjes dhe fshehur atė nė njė kanal me ujė, disa kilometra larg vendngjarjes. Pėrveē veprės penale tė pėrkrahjes sė autorit tė njė krimi, ndaj Turkut ėshtė ngritur edhe akuza e prodhimit dhe mbajtjes pa leje tė armėve tė gjuetisė, ndėrkohė qė ēiftja ėshtė bllokuar nga uniformat blu nė cilėsinė e provės materiale.

Dje janė bėrė tė ditura detaje mbi konfliktin qė ēoi nė vrasjen e 39-vjeēarit Bodlli, ndėrkohė qė nė Durrės ka edhe shumė familje tė tjera qė kanė tė njėjtėn natyrė konflikti.




 

© Gazeta Shqip - 2006-2008