|
SHBA: Goditjet qė rrezikojnė Maqedoninė "Kriza? Nė mėnyrėn si funksionon bota, tė gjithė ne jemi tė pėrfshirė"
Zgjedhjet presidenciale dhe lokale tė ardhshme (22 mars) nė Maqedoni, nėse nuk do tiu pėrgjigjen standardeve demokratike ndėrkombėtare, do tė pėrbėjnė njė goditje serioze pėr tė ardhmen e vendit dhe ajo qė ėshtė mė e rėndėsishme, do tė jenė njė goditje pėr qytetarėt e tij. Kėshtu shprehet, midis tė tjerash, ambasadori amerikan nė Shkup, Filip Riker, gjatė intervistės pėr gazetėn e pėrditshme kryesore nė gjuhėn maqedonase, "Utrinski Vesnik".
Pasi mbaruat misionin tuaj tė mėparshėm nė Shkup, nė fund tė viteve 90, ju u larguat nga Maqedonia dhe tani keni ardhur pėrsėri, kėsaj here nė postin e ambasadorit amerikan, pas plot 12 vjetėsh. A konstatoni po atė optimizėm qė mbizotėronte kėtu, nė ato vite, kur shteti i ri po merrte formė?
Unė vazhdoj ta konsideroj shtetin tuaj si njė tė tillė qė ka njė potencial tė madh dhe, pėr kėnaqėsinė time tė madhe, mė caktuan pėrsėri nė Maqedoni. Kur mė emėruan si ambasador nė Maqedoni, u entuziazmova se po kthehem nė vendin tuaj, sepse, pėrgjithėsisht ta them, kisha kujtime tė mira nga Maqedonia. Gjithnjė kam qenė i interesuar pėr kėtė vend, sepse mendoj se ai ka njė potencial tė madh. Gjatė qėndrimit tim tė parė kėtu, nė vitet 1997-1999, Maqedonia kaloi pėrmes njė periudhe shumė tė vėshtirė. Koha para 10 vjetėsh ishte me tė vėrtetė mjaft e vėshtirė, nėse keni parasysh se vendi ndodhej pėrballė sfidave tė tilla si Kosova, problemet ekonomike, vėshtirėsitė politike. Por, ėshtė fakt se shumėllojshmėria dhe karakteri multietnik i vendit tuaj, me tė vėrtetė, pėrbėjnė atė qė i japin forcėn mė tė madhe kėtij vendi, njėlloj si edhe nė SHBA. Dhe, nė qoftė se ju, si vend, do tė arrini tė shfrytėzoni forcėn qė rrjedh nga kjo shumėllojshmėri, nė qoftė se do tė respektoni trashėgiminė dhe energjinė qė dispononi, sidomos midis brezave tė rinj dhe do tė shihni drejt sė ardhmes, mendoj se kjo e ardhme do tė jetė mė e mirė. Kjo ėshtė konsiderata ime qė kam pėrftuar, qėkur jam kthyer kėtu, para gjashtė muajsh. Pėrpiqem qė ta shoh kėtė vend me shumė optimizėm.
Mendoni se grupet politike, pjesa mė e madhe e opinionit publik dhe e mediave mund tė konsiderojnė, ashtu sikurse thatė edhe ju, se shumėllojshmėria etnike ėshtė forca jonė? Shumė prej tyre mendojnė se pikėrisht ajo pėrbėn dobėsinė tonė?
Por, unė prandaj jam kėtu, qė tua transmetoj kėtė mesazh. Ndonjėherė, ėshtė diēka e mirė, kur dikush nga jashtė vjen dhe propozon njė perspektivė tjetėr. Ėshtė shumė e lehtė nė ēfarėdolloj shoqėrie dhe shteti, ashtu sikurse thuhet edhe nė fjalėn e urtė popullore se nga larg edhe mund tė mos e shohėsh pyllin, por kur je brenda tij (pyllit), e sheh sa i bukur ėshtė ai. Njerėzit edhe mund tė bėjnė pyetjen se pėrse SHBA-ja ėshtė, ndoshta, njė nga pėrkrahėset mė tė mėdha tė kėtij shteti qė nga pavarėsia e tij, pėr sa i pėrket mbėshtetjes diplomatike, ndihmės, financimit pėr qėllimet e zhvillimit dhe miqėsisė qė i ofron. Pėrgjigjja ėshtė se ne shohim kėtu shumė karakteristika tė shtetit tonė, tė njė shteti qė ėshtė shumė i pavarur, lufton e pėrpiqet dhe ndėrkohė, ka njė potencial mjaft tė madh, pėr shkak tė shumėllojshmėrisė, dhe pikėrisht kjo duhet tė konsiderohet forcė.
Ne jemi njė vend i vogėl, nuk jemi Amerika?
Nė vendet e vogla kjo ėshtė edhe mė e lehtė. Ka shumė shtete tė vogla qė mund tė merren si shembuj vendesh tė suksesshme. Sipas njė fjale tė urtė popullore, Ballkani ka mė shumė histori se sa mund tė mbajė. Por, megjithatė, mendoj se historia u duhet tu lihet historianėve dhe se duhet tė shihet drejt shekullit tė 21-tė, i cili ka se ēfarė tė ofrojė dhe tė tregojė se si funksionon bota nė kėtė shekull.
Nė fillim tė pavarėsisė sė shtetit tonė, shoqėria maqedonase, nė atė kohė, mbėshtetej mė shumė te roli i ambasadorėve. A mendoni se na duhet ende mbėshtetja e ambasadorėve qė tė ecim pėrpara, qė tė bėjmė hapa drejt demokracisė sė vėrtetė nė Maqedoni?
Mendoj se bazat e demokracisė janė kėtu. Zgjedhjet e ardhshme do tė jenė njė provė pėr kėtė. Kjo ėshtė njė nga arsyet se pėrse bashkėsia ndėrkombėtare vė nė dukje se tė gjithė duhet tė jenė tė ndėrgjegjshėm se sa tė rėndėsishme janė kėto zgjedhje pėr tė ardhmen e Maqedonisė. Pėrgjegjėsi mbajnė tė gjithė, megjithėse ajo, nė mėnyrė tė veēantė, bie mbi udhėheqjen dhe institucionet e Maqedonisė. Angazhimi i bashkėsisė ndėrkombėtare nė kėtė drejtim nuk ndodh vetėm nė rastin e Maqedonisė, pasi ai ka tė bėjė edhe me shtetet e vogla, edhe me shtetet e mėdha; ky angazhim vlen pėr tė gjitha shtetet.
A mendoni se fushata paraelektorale, deri tani, po zhvillohet mirė?
Kam konstatuar shumė shenja pozitive dhe sė shpejti do tė kemi mundėsinė tė shohim edhe raportin e ODIHR-it e tė OSBE-sė. Sidoqoftė, ekziston njė shqetėsim i vogėl, pasi thuhet se ka njerėz, sikurse na thonė disa individė, qė ndjehen se ndodhen pėrballė presionit lidhur me vendet e tyre tė punės, se ushtrohet presion, sidomos, ndaj atyre njerėzve qė punojnė nė institucionet publike, se pėr kė duhet tė votojnė. Nė rast zgjedhjesh, kjo ėshtė e papranueshme. Pėr kėtė arsye, unė e kolegėt e mi dhe bashkėsia ndėrkombėtare e vėmė theksin te Kodi i Sjelljes qė promovoi Instituti Demokratik Kombėtar, ndėrkohė qė tė gjitha partitė politikė (36) nė Maqedoni e nėnshkruan atė.
Vitin e kaluar, para zgjedhjeve parlamentare, tė gjithė, pėrfshirė edhe SHBA-nė e BE-nė, vunė nė dukje se ato zgjedhje ishin vendimtare pėr vendin dhe nuk duhet tė lejohej qė ato tė dėshtonin. Por, Maqedonia, megjithatė, "ra nė provim" nė ato zgjedhje. Pėrse, Maqedonia pėrsėrit gabimet?
Qė ta shpjegoj kėtė, edhe unė do tė doja tė bėja pyetjen se pėrse ndodh kjo? Ajo qė kam parė deri tani, lidhur me zgjedhjet e ardhshme, mė lejon tė them se Maqedonia, si shtet, i ka korrigjuar gabimet serioze tė zgjedhjeve parlamentare qė u zhvilluan nė qershor tė vitit tė kaluar. Megjithatė, ka ende hapėsirė pėr pėrmirėsime tė mėtejshme. Tani, organet pėrkatėse nuk po merren me korrigjimin e listave elektorale, por ato kanė njė pėrgjegjėsi mė tė madhe qė tė garantojnė se nuk do tė ketė mė raste mashtrimi lidhur me kėto lista elektorale, tė cilat, siē duket, kanė disa mangėsi pėr sa i pėrket numrit tė njerėzve pjesėmarrės nė zgjedhje. Parimi ėshtė njė njeri - njė votė. Megjithatė, ky proces duhet tė realizohet me korrektėsi. Nė qendrat e votimit nuk duhet tė ketė njerėz tė tjerė, veē zgjedhėsve, pėrfaqėsuesve tė komisioneve zgjedhore lokale dhe vėzhguesve zyrtarė qė duhet tė kenė shenja dalluese tė qarta, dhe askush tjetėr. Askush nuk duhet tu flasė dhe tė ndėrhyjė te zgjedhėsit. Gjėra tė tilla, kemi konstatuar, me sytė tanė, nė zgjedhjet e qershorit tė vitit tė kaluar. Dhe gjėra tė tilla nuk duhet tė pėrsėritėn mė. Duhet ta theksoj, nė mėnyrė tė qartė, se pėrsėritja e atyre dukurive negative qė ndodhėn nė qershor tė vitit tė kaluar, do tė pėrbėnte njė goditje serioze pėr tė ardhmen e Maqedonisė e aspiratat e saj tė integrimit evropian dhe ajo qė ėshtė mė e rėndėsishme, do tė pėrbėnte njė goditje serioze pėr qytetarėt e Maqedonisė qė presin dhe e meritojnė tė jetojnė nė shekullin e 21-tė.
Nė raportin e fundit tė Departamentit Amerikan tė Shtetit pėr tė drejtat e njeriut kishte kritika lidhur me qėndrimin e qeverisė ndaj disa mediave nė Maqedoni. A i lejohet cilėsdo qoftė qeveri qė tė ndėrhyjė nė njė mėnyrė tė tillė nė lirinė e shprehjes?
Mendoj se ka konsistencė nė raporte tė tilla qė do tė thotė se ato duhet tė merren seriozisht. Media e lirė ka njė rėndėsi kritike pėr demokracinė. Pėr kėtė nuk ka dyshim nė asnjė vend, as nė Maqedoni dhe as nė SHBA. Qeveria nuk mund tė ndėrhyjė nė veprimtarinė e saj (medias) tė rėndėsishme. Kritika nga ana e medias ėshtė diēka, me tė cilėn duhet tė pėrballohet ēdo qeveri dhe lider. Nė drejtim tė Presidentit Barak Obama, media bėri kritika, sapo ai mori funksionin. Nė shumė raste, kritikat nga ana e mediumeve mund tė ndihmojnė qeveritė dhe liderėt qė tė korrigjojnė gabimet dhe tė verifikojnė politikat qė ndjekin e zbatojnė, me qėllim qė tė mundė ti pėrmirėsojnė politikat e veta. Por, kjo ka tė bėjė me kapacitetet e liderit (liderėve), qė ti marrė nė konsideratė kritikat dhe tė vendosė nėse duhet ti pranojė ose jo kėto kritika dhe tė bėjė ose jo ndryshime tė caktuara mbi bazėn e interpretimit tė vetė liderit qė pėrfaqėson qytetarėt.
Kriza ekonomike po shtrihet nė botė ashtu si njė cunami. Ēdo vend, natyrisht, pėrpiqet tė mbrojė dhe tė shpėtojė interesat e veta. A ka mundėsi njė vend i vogėl, sikurse ėshtė Maqedonia, tė mund tė shpresojė te ndihma dhe investimet, p.sh. tė ekonomisė amerikane dhe tė ekonomive tė tjera tė mėdha, qė tė arrijė ta kapėrcejė kėtė krizė?
Do tė desha tė bėj njė vėrejtje tė vogėl lidhur me atė pjesė tė hipotezave nė pyetjen tuaj, kur thoni se ēdo vend reagon veēmas ndaj krizės. Nė shekullin e 21-tė, nė mėnyrėn se si funksionon bota, nė mėnyrėn se si funksionon ekonomia globale, tė gjithė ne jemi tė pėrfshirė nė marrėdhėnie tė gėrshetuara dhe kjo ėshtė njė e vėrtetė e madhe nė rastin e SHBA-sė. Ekonomia jonė ėshtė mjaft e varur nga pjesėt e tjera tė ekonomisė globale dhe, natyrisht, ekonomia globale, si njė e tėrė, dhe ekonomitė e vendeve tė veēanta varen nga ekonomia e SHBA-sė. Pra, kjo do tė thotė se ne duhet tė ndėrmarrim hapa tė koordinuar. Sė shpejti, nė Londėr, do tė mbahet samiti i vendeve tė G-20-ės, ku do tė marrė pjesė edhe Presidenti Obama dhe pritet qė vėmendja atje tė pėrqendrohet, pikėrisht te koordinimi i kėtyre hapave.
Pėr kėtė arsye, mendoj, se Maqedonia, definitivisht, mund tė presė ndihmė dhe investime nga ekonomitė e tjera, nė varėsi tė vendimeve qė do tė marrė vetė ky vend. Bota ėshtė njė vend ku sundon konkurrenca. Njė sistem gjyqėsor i pavarur, tek i cili mund tė mbėshtetesh, ėshtė njė aspekt mjaft i rėndėsishėm pėr tėrheqjen e investimeve tė huaja. Kapaciteti i mundėsisė sė blerjes dhe tė shitjes sė tokės, gjithashtu, ėshtė njė faktor i rėndėsishėm, pėr mė tepėr qė mund tė sjellė investitorė eventualė amerikanė. Sigurisht, rėndėsi shumė tė madhe ka kontinuiteti i politikės nga njėra qeveri te tjetra. Kam mbaruar shkollė biznesi, jam magjistėr nė fushėn e biznes-administrimit dhe, kėshtu, gjithnjė e kam pasur tė qartė, sidomos atė pjesė qė ka tė bėjė me investimet e huaja, se nuk kanė shumė rėndėsi vetė rregullat e caktuara se sa ajo qė rregullat tė mos ndryshojnė.. Pra, kjo do tė thotė se duhet tė ruhet kontinuiteti i sistemit juridik, qė investitorėt tė jenė tė sigurt se marrėveshjet e arritura do tė respektohen dhe sistemi gjyqėsor do ti mbrojė tė drejtat e investitorėve, se trajtimi i tyre nuk do tė ndryshojė mbas ndryshimit tė qeverisė. Kompanitė e mira gjithnjė kėrkojnė mundėsi; ato shohin pėrtej krizės. Maqedonia ėshtė njė mundėsi pėr to, pasi ajo ėshtė njė vend, ku ka konkurrencė. Shumė mė tepėr investitorė nga SHBA-ja do tė jenė tė interesuar pėr Maqedoninė, nė qoftė se nė vend krijohet njė atmosferė mė e shėndetshme biznesi dhe kjo nėnkupton garantimin e investimeve potenciale dhe zgjidhjen e problemeve qė ndeshin nė vend investitorėt potencialė.
Administrata e re nė Uashington ndodhet ende nė fazėn e konsolidimit. Vizitat e para, sekretarja e Shtetit, Hillari Klinton, i bėri nė Azi dhe nė Lindjen e Mesme, ndėrsa udhėtimin e tretė e bėri nė Bruksel dhe Evropė. Ēvend zė Maqedonia nė hartėn e Departamentit tė Shtetit?
Kur thoni se ēvend zė Maqedonia nė hartė, atėherė po ju them se ajo ndodhet po atje, ku ka qenė gjithnjė. Ballkani edhe mė tej vazhdon tė mbetet prioritet, ashtu sikurse e theksoj kėtė qartė edhe nėnpresidenti Bajden, ashtu si edhe sekretarja e Shtetit, Klinton, nė diskutimet pėr Ballkanin Perėndimor nė samitin ministror tė NATO-s nė Bruksel. Ashtu sikurse e vutė edhe vetė nė dukje, administrata e Obamės po pėrballet me sfida tė mėdha nė politikė, pėrfshi Irakun, Afganistanin, por, megjithatė, lidhur me kėtė, dua tė theksoj se nė qendėr tė vėmendjes ka qenė edhe pjesa e bisedės tė nėnpresidentit Bajden me ambasadorin maqedonas nė NATO pėr pjesėmarrjen e Maqedonisė nė forcat e koalicionit. Ashtu sikurse e kemi thėnė gjithnjė dhe mund ta konstatoni edhe vetė nga historia jonė, ka njė kontinuitet tė madh, pėr sa u pėrket interesave tė SHBA-sė nė botė, nga njė administratė te tjetra. Interesi ynė ėshtė ekzistenca e njė Evrope stabile e tė begatė dhe shembull konkret nė kėtė drejtim ėshtė se kemi njė politikė themeltare me njė qėllim themeltar tė njėjtė, qė nga viti 1945.
Maqedonia, prej vitesh, e konsideron SHBA-nė si mikun e saj mė tė madh. A mundet administrata e re nė Uashington, me fuqinė e saj tė madhe, tė ndihmojė pėr zgjidhjen e problemit tė emrit mes Maqedonisė dhe Greqisė? Me kėtė rast, na kujtohet Riēard Hollbruk, nė vitin 1995, kur SHBA-ja, me fuqinė e saj, zgjidhi problemet nė Ballkan. Vetėkuptohet, kohėt kanė ndryshuar. Por, megjithatė, a do tė mund tė gjendet pėrfundimisht njė zgjidhje?
Ashtu sikurse e thatė edhe vetė, kohėt kanė ndryshuar dhe ambasadori Hollbruk tani ėshtė pėrqendruar tek Afganistani dhe Pakistani. Por, megjithėse kohėt kanė ndryshuar, ne vazhdojmė tė mbėshtesim procesin, e drejtuar nga OKB-ja, pėr gjetjen e njė zgjidhjeje pėr kėtė problem. Sikurse jemi shprehur edhe mė parė, do tė bėjmė gjithēka, brenda mundėsive tona, qė tė ndihmojmė tė dyja palėt, duke qenė se tė dyja vendet, Maqedonia dhe Greqia, janė miq tanė. Do tė pėrpiqemi ti ndihmojmė tė gjejnė njė kompromis tė arsyeshėm, por, nė fund tė fundit, u takon Greqisė dhe Maqedonisė tė angazhohen dhe tė vendosin se cila zgjidhje do tė jetė mė e mira pėr to. Ndėrmjetėsi i OKB-sė, Metju Nimic, tetorin e vitit tė kaluar, sipas mendimit tim, prezantoi njė seri pikash tė mira. Ambasadori Nimic ėshtė ndėrmjetės dhe jo bashkėbisedues. Ai asnjėherė nuk do tė prezantojė zgjidhje, por vetėm ide dhe propozime, pėr tė cilat tė dyja palėt duhet tė diskutojnė dhe tė merren vesh, deri sa tė arrijnė deri te kompromisi final. Kam mendimin se ajo qė prezantoi ai, nė muajin tetor tė vitit tė kaluar, ishte njė pikė fillestare e mirė. Kjo pozitė u pranua edhe nga Grupi Ndėrkombėtar i Krizės. SHBA-ja ėshtė e gatshme tė japė ndihmėn e saj, ashtu sikurse e kemi treguar edhe nė shumė raste tė tjera, por, me tė vėrtetė, zgjidhja pėrfundimtare varet nga tė dyja vendet, nga liderėt e tė dyja vendeve qė tė kenė vullnet tė gjejnė zgjidhjen.
|


|