|
Diku nė hapėsirė ėshtė edhe njė Tokė tjetėr Astronomėt mendojnė se njė planet i ngjashėm me Tokėn, me orbitė pėrreth njė ylli tė largėt, mund tė zbulohet brenda katėr viteve tė ardhshme. Asnjė prej 300 planetėve "ekstra-diellorė" tė identifikuar deri mė sot pėrtej sistemit tonė nuk mendohet i pėrshtatshėm pėr zhvillimin e jetės sė gjallė, kėshtu qė zbulimi i njė planeti tė ngjashėm me Tokėn, i pėrbėrė nga shkėmbinj dhe jo nga gaze, apo akull i ngrirė, do ta rriste ndjeshėm probabilitetin e zbulimit tė njė bote tė dytė tė banueshme.
Njė prej shkencėtarėve mė nė zė nė kėtė fushė deklaroi para dy ditėsh, se zbulimi i njė planeti tė ngjashėm me Tokėn - ndoshta me ujė dhe me orbitė pėrreth njė ylli tė afėrt - me shumė gjasa do tė publikohet sė shpejti, pas dy studimesh satelitore tė kryera nga Agjencia Hapėsinore Evropiane (ESA) dhe Administrata Kombėtare Amerikane pėr Hapėsirėn dhe Aeronautikėn (NASA).
"Brenda tre, ose katėr vjetėsh nė shtabin e NATO-s do tė mbahet njė konferencė shtypi, ku do tė na thuhet sa tė shpeshtė janė planetėt e ngjashėm me Tokėn dhe se me ta mėsuar njė gjė tė tillė, do tė dimė edhe se cili do tė jetė hapi i radhės nė kėrkimin e planetėve tė banueshėm", tha Alen Bos i institutit shkencor "Carnegie" tė Uashingtonit.
"Besoj se ekzistenca e planetėve tė tjerė tė ngjashėm me Tokėn ėshtė e pashmangshme. Dyshoj se pėrreth ēdo ylli qė shohim me tė rėnė errėsira, rrotullohet njė planet si Toka. E dimė tashmė qė pjesa mė e madhe e yjeve kanė planetė", tha dr. Bos nė Shoqatėn Amerikane pėr Avancimin e Shkencės nė Ēikago. "Kemi qenė nė gjendje tė zbulojmė planetė pak herė mė tė mėdhenj se Toka, me orbitė rreth yjeve me masė tė vogėl, por megjithėse nuk janė tamam analogė tė planetit tonė, ngjajnė gjithnjė e mė shumė me tė. Fakti qė i kemi zbuluar na bėn tė kuptojmė se po shohim vetėm majėn e ajsbergut".
Shkencėtarėt besojnė qė mė shumė se njė e treta e yjeve tė ngjashėm me Diellin nė galaktikėn Rruga e Qumėshtit kanė planetė me pėrmasa shumė herė mė tė mėdha se Toka. Dr. Bos u shpreh se kjo shifėr mund tė ishte edhe mė e madhe pėr planetėt e vegjėl me pėrmasat e Tokės. "Besoj se kemi tė bėjmė me njė numėr qė ėshtė shumė pranė njėshit, pra njė planet me pėrmasat e Tokės pėrreth ēdo ylli si dielli", shtoi. Kjo mund tė thotė qė me shumė gjasa vetėm nė galaktikėn tonė mund tė gjenden rreth 100 miliardė planetė tė ngjashėm me Tokėn, ndėrkohė qė gjenden tė paktėn 100 galaktika nė Univers. "Do zbulojmė se numri i tokave ėshtė shumė i madh dhe diēka e tillė do tė na shtyjė tė ndėrtojmė teleskopėt e gjeneratės sė re pėr tė ekzaminuar kėto zbulime", sqaroi dr. Bos.
Aktualisht, teleskopėt e sotėm tokėsorė janė nė gjendje tė na japin pamje vetėm tė planetėve me pėrmasa shumė mė tė mėdha se Toka, tė cilėt janė planetėt e ashtuquajtur gjigantėt e gazit si Jupiteri, apo gjigantėt e akullt si Neptuni - qė tė dy nuk ofrojnė kushte pėr zhvillimin e jetės.
Por planetėt mė tė vegjėl shkėmborė mund tė identifikohen tani pėr herė tė parė falė dy teleskopėve hapėsinorė: sateliti "Corot" i ESA-s, i cili nisi grumbullimin e tė dhėnave vitin e shkuar, dhe misioni "Kepler" i NASA-s, i cili do tė lėshohet nė hapėsirė muajin e ardhshėm. "Do tė mbetesha absolutisht i habitur nėse Kepler dhe Corot nuk do tė zbulonin planetė tė ngjashėm me Tokėn, pasi nė thelb kemi arritur ti zbulojmė qė tani. Kėshtu qė sbesoj se nuk do ta kemi rastin tė mos e vėrtetojmė ekzistencėn e tyre", tha dr. Bos.
Gjatė takimit, shkencėtari vėrejti edhe qė nėse nė galaktikė gjenden 100 miliardė planetė tė ngjashėm me Tokėn, orbitat e njė pjese e tė cilave gjenden nė distanca qė lejojnė praninė e ujit, atėherė duhet tė pranojmė se ekzistenca e formave tė jetės jashtėtokėsore ėshtė e pashmangshme. "Nė rast se bėhet fjalė pėr njė botė tė banueshme qė gjendet aty qė prej katėr, pesė, apo dhjetė miliardė vjetėsh, si mund tė mendohet se aty nuk ėshtė formuar jetė e gjallė. Ėshtė si tė marrėsh njė frigorifer, ta heqėsh nga priza, ti mbyllėsh derėn e tė kthehesh pas nja dy muajsh; do habiteshit nga gjėrat qė do tė shihnit. E tillė ėshtė jeta. Analogjia e frigoriferit ndoshta nuk vlen pėr tė pėrshkruar origjinėn e jetės, por jeta ėshtė tepėr kėmbėngulėse, ėshtė shumė e vėshtirė ta ndalėsh. Nė rast se ekziston njė planet, ku prej njė milion vitesh gjendet ujė, diēka do tė lindė patjetėr", vėrejti shkencėtari.
Por zbulimi i njė planeti me jetė tė gjallė nuk ėshtė e njėjta gjė me zbulimin e jetės inteligjente. "Ėshtė disi mė e vėshtirė tė vlerėsosh shanset pėr zbulimin e formave tė gjalla inteligjente, ndoshta pasi, kjo formė mund tė ekzistojė vetėm pėrgjatė fragmenteve tė caktuara kohore, kur njė planet ėshtė i banueshėm", tha dr. Bos lidhur me pyetjen pėr mundėsinė e ekzistencės sė qenieve inteligjente. "Vėrtet mendoni se civilizimi ynė do tė zgjasė njė miliard vjet? Kjo ėshtė shkalla kohore qė pėrdorim nė astronomi. Nuk besoj se do tė jemi kėtu pėr njė miliard vjet. Nga ana tjetėr, mund tė jenė motivet praktike ato qė na kanė penguar tė zbulojmė forma tė tjera tė jetės inteligjente. Ndoshta nuk i kemi zbuluar akoma, pasi nuk i kemi kėrkuar nė largėsinė e duhur dhe nė kohėzgjatjen e duhur nėpėr galaktikė".
Ndėrkaq, dimė se jetė ėshtė zhvilluar tė paktėn nė njė rast nė Univers, por a mund tė ketė ndodhur qė tė ketė pasur dy zanafilla nė tė njėjtin planet? Kjo ėshtė pyetja qė ngre njė shkencėtar, i cili beson se njė formė e dytė "jete e ēuditshme", ende pėr tu zbuluar, mund ta ketė pasur zanafillėn pikėrisht nė planetin tonė. Pol Deivis, njė fizikan me origjinė britanike, i Universitetit Shtetėror tė Arizonės nė SHBA, tha gjatė takimit se ideja qė jeta nė Tokė ėshtė zhvilluar vetėm njė herė nga njė paraardhės i njėjtė mund tė jetė e gabuar dhe se njė tjetėr formė jete mikrobiologjike mund tė ekzistojė paralelisht me formėn qė njohim ne. "Nuk janė zhvilluar kėrkime sistematike pėr forma jete tė panjohura pėr ne. Nuk po flas pėr ndonjė formė jete tė cilėn nuk mund ta shohim pėr motive mistike", tha profesor Deivis, "flasim pėr jetė mikrobiologjike dhe nė kėtė realitet, disa organizma tė vegjėl mund tė kenė pėrbėrje tė tjera biokimike tė rrjedhura nga nja zanafillė e mėpasshme".
|


|