|
Rezoluta e PE: Kosova tė njihet nga tė gjithė anėtarėt e BE
Parlamenti Evropian kėrkoi dje njohjen e shtetit tė Kosovės nga tė gjitha vendet e Bashkimit Evropian, qė ende nuk e kanė bėrė njė gjė tė tillė. Nė rezolutėn e miratuar nė Strasburg, me 424 vota pro, 133 kundėr dhe 24 abstenime, ėshtė theksuar se nuk ekziston asnjė mundėsi pėr ndarjen e territorit tė Kosovės, pavarėsisht pretendimeve tė serbėve. Rezoluta ka pėrshėndetur vendosjen e suksesshme tė misionit EULEX nė tė gjithė vendin, ndėrsa vendeve tė Bashkimit Evropian u kėrkohet tė mbėshtesin perspektivėn evropiane tė Kosovės, duke ndihmuar nė zhvillimin ekonomik dhe politik tė vendit. Nė rezolutė i kėrkohet, si Kosovės, edhe Serbisė tė angazhohen nė dialog pėr ēėshtje me interes tė pėrbashkėt dhe tė kontribuojnė pėr bashkėpunimin rajonal. Parlamenti Evropian i bėri thirrje Serbisė tė vazhdojė tė luajė njė rol konstruktiv, nė pėrputhje me aspiratat e saj pėr anėtarėsimin nė Bashkimin Evropian. "Marrėveshjet kalimtare mes OKB-sė dhe qeverisė sė Serbisė duhet tė rishqyrtohen, sipas zhvillimeve nė terren, kur EULEX tė arrijė aftėsi tė plotė vepruese", thotė rezoluta e miratuar. Por ndėrsa Parlamenti Evropian ka pėrshėndetur shtrirjen e suksesshme tė EULEX, serbėt e kanė kundėrshtuar kėtė mision. Ata kanė bllokuar dje disa akse kryesore rrugore, nė shenjė proteste ndaj vendosjes sė misionit EULEX nė pikat e kalimit kufitar me Serbinė. Pjesėtarė tė kėtij komuniteti kanė bllokuar rrugėn Mitrovicė-Rashkė, qė prej orės 11.00 tė mėngjesit tė djeshėm. U bllokua gjithashtu edhe rruga nė dalje tė Zveēanit dhe rruga nga Zubin-Potoku, nė vendkalimin kufitar, Brnjak. Banorėt serbė tė veriut pretendojnė se u takon atyre kontrolli i doganave dhe paralajmėrojnė veprime tė tjera, pėr tė shprehur pakėnaqėsinė ndaj zhvillimeve tė fundit nė kėtė pjesė tė Kosovės.
|


|