. .
  06/02/2009
 
   
Faqja e pare
Politike
Aktualitet
Sociale
Ekonomi
Rajoni
Bota
Kulture
Sport
 
Komente
Reportazhe
NDRYSHE
 
Forum
Chat
 
Parashikimi i motit
Horoskopi
Kembimi valutor
 
top-channel.tv
topalbaniaradio.com
digitalb.al
 
Kontakt



Fabio Kapelo: Mesi, gjenial, pasardhėsi i Diego Maradonės

Pėr trajnerin e Anglisė, Kristiano Ronaldo as qė mund tė krahasohet me argjentinasin

Italiani Fabio Kapelo, ish-trajner i Realit tė Madridit, ka deklaruar pėr tė pėrditshmen spanjolle, "Marca", se Lionel Mesi do tė jetė pasardhėsi i denjė i Diego Armando Maradonės. "Ai bėn gjėra tė pabesueshme. Ėshtė njė talent i futbollit botėror", pohoi drejtuesi i pėrfaqėsueses angleze. Pėr mė tepėr, nėse e krahason me holandezin Arjen Roben, apo portugezin Kristiano Ronaldo, Kapelo ėshtė i bindur se kėta dy lojtarė "janė tė njė niveli tė lartė", por "Mesi ėshtė gjenial". Njė tjetėr lojtar i madh, sipas teknikut 62-vjeēar, ėshtė edhe sulmuesi i Valencias, David Vija. "Ėshtė njė futbollist shumė interesant, ka teknikė, realizon gola dhe lėviz mjaft mirė edhe kur nuk e ka topin. I jashtėzakonshėm, njė prej lojtarėve mė tė mirė nė qarkullim. Pėr mendimin tim ka gjithēka qė i nevojitet njė sulmuesi". Kapelo nuk dėshiron ta komentojė kėrkesėn qė i ka bėrė Baldinit (drejtorit teknik tė Realit tė Madridit), gjatė mandatit tė tij tė dytė si trajner i "merengues" pėr tė afruar Vijėn nė "Santiago Bernabeu". Ai nuk i pėrgjigjet as pyetjes nėse madrilenėt gabuan qė nuk e afruan lojtarin e pėrfaqėsueses spanjolle.

Pėr sa i takon sezonit nė La Liga, italiani shprehet i mahnitur me paraqitjet e Barcelonės sė drejtuar nga Pep Guardiola. "Po luajnė shumė mirė, si gjithmonė me njė stil loje qė tė tėrheq. Futbolli i tyre bazohet nė qarkullimin e topit, pasi kanė lojtarė kualitativė, tė cilėt mund tė lidhin shumė pasime", shtoi Kapelo, duke mohuar spekulimet se presidenti Johan Laporta ka ndjekur kėshillat e tij pėr tė ndėrtuar njė skuadėr tė kėtij niveli. Kur pyetet nėse "blaugranat" janė skuadra mė e mirė nė Evropė, drejtuesi i stolit tė "Tre luanėve" preferon tė mos pėrgjigjet nė mėnyrė direkte. "Nuk ka asnjė dyshim qė janė njė skuadėr shumė e mirė. Gjithsesi, fakti nėse janė mė tė mirėt nė kontinent, apo jo, varet nga momenti qė kalon ekipi" dhe siguron se Barcelona "ėshtė e favorizuar pėr tė kaluar nė turin e ardhshėm tė Ligės sė Kampioneve, por ndeshjet e kėsaj faze janė mjaft tė vėshtira".

Trajneri ėshtė i pėrqendruar nė miqėsoren ku Anglia do tė luajė kundėr Spanjės, nė stadiumin e Seviljas, "Sanēez Pizjuan". "Jemi shumė tė lumtur qė do tė kemi mundėsinė tė pėrballemi me kampionėt e Evropės nė fuqi. Ky takim do tė na shėrbejė qė tė shohim se nė ēfarė niveli jemi", saktėsoi Kapelo. Duke folur pėr teknikun e iberikėve, Visente del Boske, ai tha: "Ėshtė njė trajner i madh dhe njė mik mjaft i mirė. Besoj se do tė punojė shumė mirė nė krye tė Spanjės". "Don Fabio" foli edhe rreth Premiershipit, edhe sepse punon nė Angli prej dy vjetėsh dhe e ka vlerėsuar atė si "aktivitetin mė serioz, me lojtarė tė nivelit tė lartė e shumė tė organizuar". Pėr Botėrorin 2010 nė Afrikėn e Jugut, ai nuk preferon tė flasė rreth shanseve qė ka Anglia pėr tė triumfuar. "Mė parė duhet tė kualifikohemi", pėrfundoi Kapelo. "Mendoj se Spanja do tė jetė njė prej pretendenteve mė tė forta, por nuk duhet tė harrojmė as Argjentinėn, Brazilin apo Italinė".





 

© Gazeta Shqip - 2006-2008