|
Kuvendi mbėshtet institucionet e pavarura Struktura tė reja pėr KSHC dhe ILDKP Komisioni i Ligjeve ka miratuar dje strukturat dhe organikat e punonjėsve pėr Komisionin e Shėrbimit Civil dhe tė ILDKP-sė. Mazhoranca parimisht ėshtė shprehur dakord kėtyre ndryshimeve dhe ka dhėnė votėn pro tyre, por ka qenė opozita nėpėrmjet deputetit Fino, e cila ėshtė shprehur kundėr. Deputeti i PS-sė, Bashkim Fino, gjatė diskutimit tė strukturave ėshtė shprehur kundėr me argumentin qė Komisioni i Ligjeve dhe mė saktė Kuvendi tė mos merret me njė problem pėr tė cilat mund tė merren vetė drejtorėt e kėtyre institucioneve. Propozim ky qė nuk ėshtė pranuar nga deputetėt e mazhorancės, tė cilėt i kanė kujtuar deputetit Fino se mėnyra e zgjedhjes sė strukturės dhe funksionimit tė kėtyre institucioneve ėshtė e pėrcaktuar nė ligj dhe Komisioni i Ligjeve thjesht po zbaton ligjin. Mė pas komisioni ka miratuar strukturat ashtu si ato janė paraqitur pa i marrė parasysh mendimet kundėr tė disa anėtareve tė KSHC, ku ndėr ta ishte dhe ai i kryetares.
|


|