|
Kur i padrejti ka te drejte Aleksandėr Ēipa Kryeministri Sali Berisha javėn e shkuar, nė njė pėrballje me reporterėt e mediave qė mbulojnė ēėshtje tė ekonomisė, iu drejtua atyre me kėto fjalė: "Problemi juaj si media ėshtė ky: Nė tėrėsi njohuritė tuaja pėr rritjen ekonomike janė zero, pėr tė mos thėnė minus, pasi, nėse dikush ju jep stilolaps dhe letėr dhe ju thotė qė tė shkruani treguesit se nga del llogaritja pėr rritjen ekonomike, ju nuk jeni nė gjendje tė shkruani as dy prej tyre. Por juve ju interesojnė kundėrshtitė ose diversiteti, qė ėshtė sigurisht njė pjesė shumė normale e jetės".
Ky ėshtė njė pohim i vėrtetė apologjik, pėr formimin e pjesės dėrmuese tė reporterėve tė ekonomisė qė punojnė skllavėrueshėm nė mediat tona. Ky pohim u pranua pėrmes heshtjes sė gazetarėve, si tė atyre qė u gjendėn nė atė sallė pėrballė Kryeministrit edhe tė atyre qė ishim jashtė (pėrfshi edhe autorin e kėtij artikulli). Kryeministri i vendit prej kohėsh ka nisur ti bėjė sfida medias sė vendit tė vet. Sfidat kurrsesi nuk i ka mė vetėm me pronarėt, por hapėsirėn e dominimit po e shtrin edhe mbi gazetarėt, madje edhe ata tė terrenit.
Dikush mund tė shprehet se kjo nuk ėshtė tipike dhe vetiakisht e Kryeministrit Berisha. Unė mund ti shtoja kėtij argumenti edhe njė rast mė tė freskėt. Nė librin e tij tė fundit, "Gazetaria Investigative", profesori i shquar i gazetarisė britanike "Hugho de Borg", nė kapitullin "Vitet e Blerit" sjell njė shembull. "Kur prezantuesi i respektuar i BBC-sė, Nick Clarke, u dha leksion studentėve nė 1998, ai u kėrcėnua nga zėdhėnėsi i Kryeministrit se do ti shkatėrrohej karriera. Nėse do tė lejonte skuadrėn World at One tė ngrinte pikėpyetje mbi pronat e ministrit dhe ti prishnin punė aleates sė Blerit, Tessa Jowells".
Pra, mėkati mbi mediat paska qenė edhe ves i Kryeministrit mė tė suksesshėm tė dekadave tė fundit nė Britani. Madje mė troē, duhet thėnė se "kėrcėnues paska qenė edhe Tony Bler!" (Ha, ha,ha,-do tė pasonte dikush.)
Kryeministri Berisha, pėr njė shumicė qytetarėsh tė kėtij vendi, mund tė konsiderohet me prova, si i padrejtė. Kjo ėshtė natyra e gjykimeve nė liri. Nė cilėsinė e tij si Kryeministėr nė fuqi, ai ėshtė logjikshėm, shumė i padrejtė pėr shumė gjėra. Por pse nė rastin e vlerėsimit tė gazetarėve tė ekonomisė, ky i padrejtė paska tė drejtė!
Sepse vetja jonė (vetja e sojit tė gazetarėve qė ka ky vend) nė shumė ēėshtje dhe fusha, shfaqet pamėshirshėm i paditur. Mirėpo, pasi pranojmė pohimin e tij tė drejtė pėr injorancėn qė merr provė edhe nė cilėsinė e sotme tė reporterit, na lind e drejta pėr tė argumentuar se kjo e drejtė e tij bazohet nė disa padrejtėsi qė burojnė, ndėr tė tjera, edhe prej pėrgjegjėsive tė qeverisė dhe qeverisjes.
Kėto padrejtėsi zbresin te dhuna mbi mediat e cila nuk ka formėn e grushteve apo tė shkopinjve, por tė robėrimit dhe mjerueshmėrisė sociale dhe financiare tė tyre. Nė kėtė vend po ngrihet miti i pronarėve tė pasur tė mediave, por po aq keqėsisht po riafirmohet edhe miti i reporterėve nė hall pėr "financėn e ditės". Nė kėtė vend rekrutohen reporterė shkollėpambaruar, sikundėr "afirmohen" partizanēe gazetarė tė ardhur nga fati i tė qenit "kushėri i pronarit apo politikanit". Sistemi informal i mediave tona nuk mbahet nė fuqi prej gazetarėve, por prej bashkėjetesės dhe bashkėkorruptimit pronėsi-politikė". Liria ekziston nė kokėn time, por nėse nuk formėsohet nė fjalė tė shprehur apo tė shkruar nė media, atėherė ajo ėshtė e paqenė si "fėmija nė mitėr". Mekanizmi i kontrollit mbi mediat dhe tregun e tyre ėshtė sofistikuar, duke u shfaqur, herė si kujdestar i bollėkut inflacionist tė tyre dhe, herė si kontribuues pėr madhimin e mediave qė mbėshtesin pushtetfortin. Nė kėtė skemė, shumė pak terren dhe klimė mund tė kėrkosh pėr anticensurėn dhe pėr anti-autocensurėn.
Tė gjitha kėto, kanė lidhje me "tė drejtėn e tė padrejtit" Kryeministėr. Po jo vetėm me protagonizmin e tij. Shprehja pa kompleks e Kryeministrit Berisha se:" Nė tėrėsi njohuritė tuaja pėr rritjen ekonomike janė zero, pėr tė mos thėnė minus, pasi, nėse dikush ju jep stilolaps dhe letėr dhe ju thotė qė tė shkruani treguesit se nga del llogaritja pėr rritjen ekonomike, ju nuk jeni nė gjendje tė shkruani as dy prej tyre", ėshtė e drejtė e thėnė pėr kėtė realitet. Mirėpo, pas kėsaj, duhej reagimi i njė pjese tė mirė tė tė diturve tė sojit tonė profesional.
Natyrisht, shumica e kėsaj pakice vazhdon tė shprehet jo si recenzente e fjalėve tė Kryeministrit, por si analizuese e realitetit dhe zhvillimeve ekonomike tė vendit, e politikave dhe strategjive ekonomike tė qeverisė "Berisha". Nė kėtė pjesė, serioziteti dhe vėrtetėsia e pakicės sė tė diturve, ndėr gazetarėt e kėtij vendi, janė tė veshur me kualitetin e dijeve dhe referencave profesionale. Kėtyre, burokracia dhe kasta politike e vendit po u largohen nė njė mėnyrė idhnake, cinike dhe nihiluese. Distanca qė kasta e vendit po krijon me kėtė kategori profesionistėsh dhe pėrfaqėsuesish me dije, nuk mund tė ezaurohet nga flirtet me pronarė dhe kolegė konformistė. Pėrmes kėsaj lidhjeje, Kryeministri dhe kasta politike nė tėrėsi nuk bėjnė gjė veēse kontribuojnė nė shtimin e skepticizmit tė gabuar tė mediave tė kontrolluara mbi politikėn. Nė Britaninė e Tony Blerit, njė afinitet i tillė mes qeverisė dhe mediave, solli pjesėmarrjen e ulėt nė zgjedhjet e radhės. Nė ditėt e sotme tė kėtij vendi, po ndodh nė dritė tė diellit edhe manipulimi i mediave, por edhe nėnshtrimi i tyre prej institucioneve politike dhe zyrtarėve tė lartė. Kjo ėshtė mė e rrezikshme pėr demokracinė e vendit, kjo sjell si pasojė uljen e indekseve tė lirisė dhe pavarėsisė sė pushtetit tė katėrt. Pėrgjegjėsitė e njė qeverie, nė kėtė rast, shtohen edhe mė tepėr kur, mbi kėtė gjendje, afishohen edhe precedentėt me emra tė veēantė mediash e gazetarėsh.
Nėse njė qeveri investohet mė shumė pėr njė status tė gazetarėve dhe pėr njė mirėrritje tė brezave tė rinj tė gazetarisė kombėtare, atėherė mund tė thuhet se ėshtė garantuar shėndeti i debatit pėr teoritė e mediapolitikės. Nė kėtė vend dhe kėtė shoqėri, kemi ende nevojė qė media tė jetė njė oponencė dhe pse jo edhe opozitė e vėrtetė. Mbėshtetės tė kėsaj teorie nė Evropė dhe Britani janė editorėt e famshėm nga Alan Rusbridger i "The Guardian" deri te David Lloyd i "Channel 4", "tė cilėt e quanin veten si zėvendėsuesit e njė opozite tė dobėt dhe se ofronin analizat e vetme serioze dhe kritike pėr qeverinė e dikurshme Bler".
Shoqėria jonė ka nevojė ta denoncojė Kryeministrin pėr tė drejtėn e tij, edhe kur ai ėshtė nė shumė aspekte i padrejtė. Ne pashmangshmėrisht i themi Kryeministrit se padija e pajustifikuar e reporterit shqiptar, ka pėr rrėnjė informalitetin nė mediat tona.
|


|