|
Masakrohet nė mes tė Tiranės profesori i Diabetit Mjeku Agron Ylli qėllohet me thikė nga i afėrmi i pacientes Nė mes tė ditės, nė mes
tė kryeqytetit, nė prani
tė dhjetėra dėshmitarėve,
njė 35-vjeēar
ka plagosur me thikė mjekun
Agron Ylli, duke i shkaktuar plagė
tė rėnda nė bark. Ngjarja ka ndodhur
dje nė mesditė, nė zonėn e
"Shallvareve" nė Tiranė, ku mjeku
50-vjeēar po debatonte me njė
tė afėrmin e pacientes sė tij. Nė
gjaknxehtėsi e sipėr, Bujar Valiasi
ka nxjerrė nga brezi thikėn dhe
ka qėlluar njė herė mbi trupin e
mjekut 50-vjeēar, duke shokuar
tė gjithė tė pranishmit. Kėta tė
fundit lajmėruan ndėrhyrjen
e shpejtė dhe i plagosuri ėshtė
transportuar nė gjendje tė rėndė
nė Spitalin Ushtarak nė kryeqytet.
Mjekėt thanė pėr gazetėn
se nė fillim gjendja e "kolegut"
tė tyre ishte kritike, pasi plagėt
rrezikonin disa organe, por pas
ndėrhyrjes kirurgjikale gjendja
ėshtė pėrmirėsuar, ndėrsa nė orėt
e pasdites sė djeshme mjeku ishte
jashtė rrezikut pėr jetėn.
Ndėrkohė, nė vendngjarje ka
mbėrritur njė patrullė e policisė,
e cila ka marrė nė pyetje dėshmitarėt,
ndėrsa pas njė mobilizimi
ėshtė arritur tė kapet autori i
ngjarjes, i cili ėshtė Bujar Valiasi.
Sipas tė dhėnave tė policisė,
mjeku Agron Ylli, qė mban gradėn
"Asistent Profesor", i njohur mes
mjekėve nė spitalin "Nėnė Tereza"
si njė ndėr specialistėt mė tė mirė
tė tiroideve dhe diabetologjisė,
ėshtė qėlluar para klinikės sė tij te
"Shallvaret", pas refuzimit pėr tė
plotėsuar njė fletė kempi. Njė goditje
me thikė nė bark nga autori
Bujar Valiasi, 35 vjeē, ka dėrguar
nė Spitalin Ushtarak nė gjendje
tė rėndė pėr jetėn mjekun prej 26
vitesh nė kėtė profesion. Ngjarja
ka terrorizuar tė gjithė personat
dėshmitarė nė vendngjarje. Burime
nga policia thanė se sulmi
ndaj doktorit ka ndodhur pas
kėrkesės sė autorit Valiasi, i cili
kishte paciente bashkėshorten e
tij nė kėtė klinikė private. Autori
ka hyrė nė klinikė pėr tė marrė
njė raport kempi pėr gruan e tij
tė sėmurė nga tiroidet. Duket
se mjeku Ylli ka kundėrshtuar ta
plotėsojė raportin, ēka ka sjellė
edhe plagosjen e menjėhershme
tė tij. Dėshmitarėt thanė pėr policinė
se ka pasur debate, por ata
nuk kanė mundur tė ndėrhyjnė
pėr shkak tė frikės. Policia ka
dyshime tė forta se Bujar Valiasi
nga fshati Kashar ka hyrė nė klinikė
me paramendim pėr tė qėlluar
mjekun me thikė. Policia ka si
provė tė fortė marrjen e armės
sė ftohtė nė shtėpi. Sipas tyre,
autori i plagosjes ėshtė kapur nė
kushtet e flagrancės dhe pėr kėtė
ka ndihmuar edhe patrullimi i njė
shėrbimi policor pranė zonės. Policia
tha se autori ėshtė paraqitur
gjakftohtė, por nuk deklaroi nėse
ai ėshtė penduar.
Godo, shqetėsim pėr mjekun e plagosur
Ministrja e Shėndetėsisė, Anila
Godo, ka dėnuar ashpėr
agresionin ndaj mjekut Agron
Ylli. Menjėherė pas ngjarjes sė
djeshme, ku mjeku ėshtė goditur
me thikė nga njė 35-vjeēar,
duke rrezikuar seriozisht jetėn,
ministrja Godo ka shkuar pėr
tu interesuar mbi shėndetin e
tij nė Spitalin Ushtarak, ku ai ka
marrė trajtimin e menjėhershėm.
Godo ėshtė takuar me grupin e
mjekėve qė kanė kryer operacionin
e doktorit tė plagosur dhe ka
qėndruar nė ambientet e Spitalit
Ushtarak deri nė pėrfundim tė
kėsaj ndėrhyrjeje. Mė tej Godo ka
marrė edhe garancinė nga mjekėt
kirurgė se kolegu i tyre, 50-vjeēari
Ylli, ka dalė jashtė rrezikut pėr
jetėn, ndonėse gjatė ditėve nė
vijim ai do tu nėnshtrohet mjekimeve
intensive nga ana e stafit
mjekėsor tė kėtij spitali. Sot titullarja
e njė prej institucioneve
mė problematike nė vend, Godo,
pritet tė dalė nė njė konferencė
pėr tė bėrė publik qėndrimin e
Ministrisė sė Shėndetėsisė ndaj
kėtij rasti.
|


|