. .
  10/12/2008
 
   
Faqja e pare
Politike
Aktualitet
Sociale
Ekonomi
Rajoni
Bota
Kulture
Sport
 
Komente
Reportazhe
NDRYSHE
 
Forum
Chat
 
Parashikimi i motit
Horoskopi
Kembimi valutor
 
top-channel.tv
topalbaniaradio.com
digitalb.al
 
Kontakt



Pagat, rritje para zgjedhjeve

Milo: 15.7 miliardė lekė rezervė, nėse do prekemi nga kriza ekono

Kėshilltari ekonomik i Kryeministrit, Petraq Milo, zbulon pėr "Shqip" mėnyrėn sesi do tė pėrdoret buxheti i shtetit pėr vitin 2009, prej 5 miliardė dollarėsh. Nga kjo shumė, 160 milionė dollarė ose 15.7 miliardė lekė konsiderohen nga qeveria shqiptare si fond rezervė nė rast se Shqipėria nė 2009-ėn preket nga kriza ekonomike. Kėshilltari i Kryeministrit Berisha tregon edhe mėnyrėn sesi do tė rriten pagat e buxhetorėve dhe pensionet mė 1 maj tė 2009-ės, pak muaj pėrpara zgjedhjeve tė pėrgjithshme parlamentare. Shpėrndarja e buxhetit, rritja ekonomike, rritja e ndjeshme e ēmimeve nė diferencė me katėr vjet mė parė janė disa nga ēėshtjet tė cilave kėshilltari Petraq Milo u ka dhėnė pėrgjigje gjatė intervistės.

Kriza globale ekonomike ka pushtuar vendet mė tė zhvilluara tė botės. Fatmirėsisht Shqipėria nuk ėshtė prekur nga kjo krizė. Por sa i pėrgatitur ėshtė vendi ynė pėr ta pėrballuar kėtė dhe a ėshtė parashikuar ndonjė fond rezervė?

Sigurisht. Ēėshtjen e krizės do ta ndajė nė tri aspekte. Nė aspektin e parė do tė thosha vetė buxheti, rritja ekonomike dhe rekomandimet qė kanė dhėnė forume tė ndryshme ndėrkombėtare nė lidhje me pėrgjigjen ndaj krizės. Nė pjesėn e parė pėr buxhetin, vetė politika e buxhetit tė katėr viteve dhe vazhdimėsia e saj nė politikat fiskale ėshtė njė pėrgjigje adekuate ndaj krizės, nė kuptimin nė radhė tė parė tė uljes sė deficitit, gjė qė krijon hapėsira tė mėdha pėr marrjen e kredive nė sektorin privat. Nė radhė tė dytė, uljen e barrės fiskale qė ka qenė njė nga rekomandimet e grupeve si G-20 etj., qė qeveritė duhet tė ndėrmarrin politika nė mbėshtetje tė biznesit. Nė 2009-ėn kėto politika do tė vazhdojnė me uljen e kontributeve tė sigurimeve shoqėrore. Njėkohėsisht kredia buxhetore ka qenė kredi e mbėshtetjes sė investimeve publike. Bashkėrendimi i politikės fiskale me politikėn ka prodhuar njė situatė tė qėndrueshme makroekonomike nė kėto katėr vite. Nė pikėpamjen teknike, ėshtė e rėndėsishme marrja parasysh e efekteve tė mundshme si nė tė ardhurat dhe shpenzimet, gjė qė nė tė ardhurat ėshtė karakterizuar nga njė vlerėsim optimal dhe nė shpenzimet janė parashikuar elemente tė kontigjencės.

A ka ndonjė shifėr sesa rezerva ka Shqipėria pėr tė pėrballuar kėtė krizė nė rast se preket Shqipėria?

Sigurisht qė ka njė shifėr. Fondi rezervė ėshtė nė shifrėn rreth 15.7 miliardė lekė. Ky ėshtė dukshėm mė i lartė sesa viti 2008-tė. Politikat nė pėrgjigje tė krizės janė politika tė cilat do tė kėrkonin mbėshtetjen e rritjes sė prodhimit vendas. Unė e theksova se shpėrndarja e investimeve publike nė mbėshtetje tė infrastrukturės, energjisė, bujqėsisė, si dhe sektorėve tė tjerė kanė krijuar dhe do tė vazhdojnė tė krijojnė njė mbėshtetje pėr njė rritje tė prodhimeve vendase. Nė 9-mujorin e 2008-ės kemi njė rritje tė eksporteve 43%. Kemi njė rritje tė konsiderueshme tė eksporteve bujqėsore. Ky ėshtė njė tregues i drejtpėrdrejtė i mbėshtetjes sė rritjes sė prodhimit vendas.

Zoti Milo, nė ē‘mėnyrė ėshtė parashikuar rritja ekonomike nė buxhetin e 2009-ės dhe nė ē‘formė politika financiare do tė shkojė nė favor tė biznesit?

Normalisht qė buxheti i shtetit bėhet njė instrument i fuqishėm i shpėrndarjes sė fondeve publike. Ėshtė mėnyra me tė cilėn qeveria bėn rishpėrndarjen e fondeve publike. Kur flasim pėr buxhetin e 2009-ės, ajo qė ėshtė e veēuar nė kėtė buxhet ėshtė ecuria progresive nė rritje nė katėr vitet e qeverisjes nga 2005-2009. Nga pikėpamja sesi e ka mbėshtetur ky buxhet rritjen ekonomike, nė radhė tė parė doja tė veēoja se tė ardhurat fiskale nė buxhetin e katėr viteve janė shumėfishuar dhe nėse do krahasonim dy periudhat katėrvjeēare, kemi njė rritje nė masėn 83% tė tė ardhurave tatimore. Kjo rritje e tė ardhurave ėshtė bėrė nė njė situatė nė tė cilėn barra fiskale

ėshtė pėrgjysmuar, nga 2005-a pėr tatimet pėr biznesin e vogėl, duke vazhduar mė tej nė uljen pėr tatimin mbi tė ardhurat personale dhe kontributin e sigurimeve shoqėrore, dhe duke vazhduar nė vitin 2008 nė uljen e tatimit mbi korporatėn pra 10% dhe nė pėrfundim tė katėrvjeēarit uljen e mėtejshme tė kontributit tė sigurimeve shoqėrore nė njė maj tė 2009-ės nė 15% pėr punėdhėnėsit. Nė kėtė aspekt kemi dy efekte tė menjėhershme. Kemi rritjen e tė ardhurave nė kontekstin e njė politike fiskale mė tė ulėt nė rajon dhe qė ka lehtėsuar bizneset dhe njėkohėsisht dhe krijimin e mundėsive qė me kėto tė ardhura tė investohet mė shumė pėr investimet publike dhe nė uljen e deficitit buxhetor. Po tė analizojmė tė ardhurat nė vetvete, tė gjitha kėto kanė njė rritje qė shkon nga nivelet 80-90% nė funksion tė llojeve tė tatimeve qė ka treguar se lufta ndaj informalitetit ka qenė shumė e vlefshme. Kombinimi i dy politikave, pra me politikėn e uljes sė taksave dhe forcimit tė administrimit fiskal ka dhėnė efektin e saj nė rritjen e tė ardhurave. Ėshtė hequr pjesa e evazionit pėr arsye se konsumi i individit nuk ka ndryshuar. Njėkohėsisht rritja e tė ardhurave ka sjellė rritjen e investimeve, tė cilat janė mbėshtetje direkte tė rritjes ekonomike pėr faktin se nė 2009-ėn arrijmė nė njė mesatare qė ka shkuar nga 7% deri nė 9% tė prodhimit tė pėrgjithshėm bruto tė tre viteve tė njėpasnjėshme. Nė vitin 2007-tė investimet publike nė pėrqindje tė produktit bruto janė 6%, nė vitin 2008 rreth 9%. Kėto ritme kaq tė larta qė janė dukshėm mė tė larta se vendet e rajonit janė mbėshtetėsit kryesorė tė rritjes ekonomike. Rritja e tė ardhurave ēon nė uljen e deficitit buxhetor. Fakti qė qeveria do tė marrė mė pak borxh nė tregun e parave, tregon se kjo shpreh mundėsinė e lejimit tė biznesit privat qė tė marrė sa mė shumė kredi nė tregun financiar. Politika e buxhetit shkon nė favor tė mbėshtetjes sė biznesit.

Ju folėt pėr rritjen e tė ardhurave dhe rritjen e ēmimeve. Nė fakt ka njė lloj paqartėsie: ēmimet kanė qenė shumė herė mė tė ulėta katėr vjet mė pėrpara, dhe mendohet se ka njė rritje mė tė madhe tė ēmimeve sesa tė rrogave. Ē‘mendoni pėr kėtė?

Pa folur pėr efektin e rritjes sė ēmimeve, pėr tė ardhurat do tė thosha qė tė gjitha aludimet qė bėhen pėr tė ardhurat e krahasuara nė katėr vite janė njė element propagandistik. Sado qė tė jetė efekti i ēmimeve, efekt i cili ėshtė 3-4% nė vit, qė nė totalin e katėr viteve tė akumuluara shkon nė 16%, por kjo absolutisht ėshtė shumė larg rritjes sė krahasuar tė dy periudhave 2001-2004 dhe 2005-2009 pėr rreth 90% mė tė larta. Pėr pjesėn e shpenzime do tė theksoja se kėto katėr vitet e fundit ėshtė bėrė njė politikė qė shėrben nė rritjen e pagave kryesisht tė shtesave mė tė ulėta. Me dyfishimin e pagave pėr sektorėt e arsimit dhe shėndetėsisė, si dhe rritjen prioritare tė pagave tė ulėta nė 2009-ėn, jo vetėm qė mbulon kėtė indeksim, por kemi njė rritje reale tė pagave mbi masėn 80-90%. Dyfishimi i pagave ėshtė njė rritje reale e tyre.

Ndalemi pak te kategoria e pagave. Si do bėhet rritja e tyre dhe ēfarė ėshtė parashikuar?

Rritja do bėhet nė 1 maj. Kjo rritje do tė bėhet pėrpara zgjedhjeve, nė mėnyrė qė tė mos influencojė procesin zgjedhor. Ajo do tė ketė tė njėjtėn formulė. Pra do mbėshtetet sektori i arsimit dhe shėndetėsisė pėr tė dyfishuar pagat pėr mėsuesit dhe mjekėt. Do tė rritet nė mėnyrė prioritare mė shumė sesa vlera e inflacionit, pra nivelet e pagave tė ulėta, dhe do tė indeksohen pagat e larta. Rritja e pagave do tė mbėshtesė arsimin si njė nga elementėt kryesorė tė rritjes ekonomike. Shkaku i varfėrisė sipas shumė studimeve dhe eksperiencave ėshtė arsimimi i ulėt i qytetarėve. Pėrkundrazi, arsimi i lartė ėshtė njė nga parakushtet e nevojshme jo vetėm pėr emancipimin e shoqėrisė, por edhe pėr tė siguruar rritje tė larta ekonomike. Nė dekadat e fundit vendet qė kanė pasur njė rritje ekonomike tė lartė dhe tė konsiderueshme kanė aplikuar dhe norma tė larta tė investimeve dhe financimit tė arsimit. Qeveria nė sektorin e arsimit nuk ėshtė mbėshtetur thjesht pėr tė ofruar rritjen e pagave nė arsim, por janė njė sėrė elementesh apo reformash si ligji pėr arsimin e lartė, reforma e maturės shtetėrore, regjistrimi nė universitetet, reforma e tekstit alternativ etj. Gjithashtu pėrmirėsimi dhe rritja e investimeve nė arsim jo vetėm me rikonstruksionin por dhe me ndėrtimin e objekteve tė reja kanė sjellė uljen e numrit tė nxėnėsve nė klasė dhe pėrmirėsimin e kualiteti tė mėsimdhėnies. Aspekti tjetėr social i domosdoshėm ėshtė rritja e pensioneve, kryesisht rritja e pensioneve tė fshatit nė masėn 20% gjė qė tejkalon dyfishin e pensioneve dhe kategorive tė tjera tė tė ardhurave pensionale nė fshat nė vitin 2009 krahasuar me vitin 2005, si dhe rritja me 10% e pensioneve nė qytet, gjė qė e ēon mbi 50% rritjen e pensioneve nė periudhėn katėrvjeēare.

Ku ėshtė pėrqendruar mė shumė buxheti i 2009-ės?

Investimet publike zėnė vendin kryesor nė buxhet, sepse ato janė njė faktor nė zhvillimin ekonomik. Rruga Durrės-Kukės, Rruga e Arbrit, rruga e bregdetit Vlorė-Sarandė, rruga Qafė Plloēė-Korēė, tė cilat nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė jo vetėm ndikojnė nė rritjen dhe zhvillimin e kompanive private pėr tė kryer punime, por edhe ndikojnė nė transportin dhe lėvizjen e mallrave, uljen e varfėrisė, integrimin rajonal, etj. Buxheti ėshtė pėrqendruar edhe nė sektorin e bujqėsisė, duke ndihmuar fermerėt me kredi tė zbutura. Nė pjesėn tjetėr tė shpenzimeve, kjo politikė e tė ardhurave ka ndikuar nė uljen e deficitit buxhetor, qė nė radhė tė parė ka efektin nė uljen e masės sė kredisė qė kėrkon buxheti i shtetit dhe lėnien e hapėsirės mė tė madhe pėr tė marrė kredi sektori privat. Por edhe mund tė themi se deficitet e ulėta bėjnė tė mundur njė faktor tė mbajtjes nėn kontroll tė inflacionit, nivele tė cilat nė Shqipėri kanė qenė disa herė mė tė ulėta se vendet e tjera tė rajonit apo mė gjerė.

Pėr shpėrndarjen e buxhetit, sa pėr qind do tė pėrdoren pėr shpenzimet publike, arsimin, shėndetėsinė etj? A keni ndonjė tė dhėnė konkrete pėr kėta sektorė?

Sigurisht qė ka. Nė pjesėn mė tė madhe, po ta shprehnim shpėrndarjen e buxhetit sipas prioriteteve, do tė theksoja qė

nė radhė tė parė ėshtė sektori i arsimit, shėndetėsisė, politikat sociale e politikat ekonomike, si dhe politika tė cilat janė nė pėrputhje me hapat e Shqipėrisė nė integrimin e saj euroatlantik. Po tė shikojmė shpenzimet pėr arsimin do tė thosha qė ato shkojnė nė 4% tė prodhimit tė pėrgjithshėm bruto nė 2009-ėn. Ka njė rritje sasiore, por edhe cilėsore, gjė qė ėshtė njė zhvillim pozitiv dhe nuk ėshtė nė pėrputhje me pretendimet e ndryshme tė cilat bėjnė me dije se shpėrndarja e fondeve nė arsim ka qenė e ulėt. Pėrkundrazi, njė tregues i tillė ėshtė njė tregues shumė pozitiv qė nė kuadrin e katėr viteve kemi njė rritje prej 1% tė prodhimit tė pėrgjithshėm bruto. Pjesa e dytė e shpenzimeve ėshtė pėr shėndetėsinė, shifėr kjo qė shkon nė 3% tė prodhimit tė pėrgjithshėm bruto. Kemi shpenzimet qė mbėshtesin rritjen ekonomike nė 5.4% tė prodhimit tė pėrgjithshėm bruto, shpenzimet pėr mbrojtjen sociale nė 7.7% tė prodhimit tė brendshėm bruto. Pa harruar edhe shpenzimet nė rreth 2% qė janė nė sistemin e mbrojtjes pėr t‘iu pėrgjigjur kėrkesave pėr integrimin euroatlantik.

Kush e zė pjesėn mė tė madhe tė buxhetit?

Kuptohet qė rrugėt kanė mbi 70% tė investimeve publike. Nė fund tė periudhės katėrvjeēare Shqipėria do tė ketė plotėsuar njė infrastrukturė rrugore moderne dhe tė pėrshtatshme, qė do ketė efekte nė tė ardhmen dhe mbėshtetjen nė integrimin e rajoneve, uljen e varfėrisė dhe rritjen e flukseve brenda vendit dhe mė tej.




 

© Gazeta Shqip - 2006-2008