. .
  10/12/2008
 
   
Faqja e pare
Politike
Aktualitet
Sociale
Ekonomi
Rajoni
Bota
Kulture
Sport
 
Komente
Reportazhe
NDRYSHE
 
Forum
Chat
 
Parashikimi i motit
Horoskopi
Kembimi valutor
 
top-channel.tv
topalbaniaradio.com
digitalb.al
 
Kontakt



"Ministria, e njėanshme nė skandal"

PS dėnon qėndrimin e ministrit Pango. Prokuroria do tė shqyrtojė incidentin

Skandalet nė sportin shqiptar vazhdojnė tė shkaktojnė debate edhe nė politikė. Partia Socialiste, nėpėrmjet njė deklarate pėr shtyp tė sekretarit Organizativ, Blendi Klosi, ka dėnuar qėndrimin e njėanshėm tė Ministrisė sė Sporteve rreth incidentit tė turpshėm nė Asamblenė Zgjedhore tė KOKSH-it. Pėrpara mediave, Klosi deklaroi: "Ne jemi tė skandalizuar jo vetėm me dhunėn e ushtruar nė procesin e votimit nė zgjedhjet pėr presidentin e Komitetit Olimpik Kombėtar, por edhe me deklaratėn krejt formale tė Ministrisė pėrkatėse nė dėnimin e kėsaj dhune". Tonet kundėr MTKRS-sė dhe drejtuesit tė saj, Ylli Pango, janė bėrė edhe mė tė ashpra: "Pasi e kemi ndjekur me shumė vėmendje kėtė zhvillim negativ, qė ka skandalizuar tė gjithė opinionin publik shqiptar pėr nga brutaliteti dhe mungesa ekstreme e kulturės demokratike, ne sot themi me plot gojėn se MTKRS, jo vetėm qė nuk ka bėrė detyrėn e saj, po pėrkundrazi, ka marrė anėn e dhunuesit Esat Ademi, vazhdoi mė tej Klosi nė fjalėn e tij. Deklarata formale e ministrit pėr dėnimin e dhunės nga njėra anė, dhe nga ana tjetėr fakti se ėshtė ndaluar nė polici jo dhunuesi po njė njeri i denoncuar prej dhunuesit, tregojnė qartė se dhunuesi Esat Ademi ka vepruar i mbėshtetur nga pushteti". Nėpėrmjet pėrfaqėsuesit tė saj, partia mė e madhe opozitare nė vend ka sulmuar qeverinė aktuale pėr sulmet e vazhdueshme ndaj institucioneve tė pavarura sportive, duke rikujtuar konfliktin me FSHF-nė. Pėr shkak tė tentativave pėr ndėrhyrje tė shtetit nė "qeverinė" e futbollit, Shqipėria u pezullua pėr 47 ditė nga arena ndėrkombėtare. "Kjo situatė e krijuar nė KOKSH dhe qėndrimi komprometues i qeverisė tregojnė edhe njė herė se ky pushtet i politikės sė vjetėr me mendėsi komuniste, nuk bashkėjeton dot me institucionet e pavarura qoftė edhe nė sport, ku primitivizmi i pushtetarėve tanė doli pėrsėri nė pah edhe nė marrėdhėnie me KOKSH-in pas skandaleve tė njėpasnjėshme me Federatėn Shqiptare tė Futbollit. Qeveria duhet tė distancohet urgjentisht, duke mos lejuar qė sporti tė kthehet nė njė fushė tė minuar nga interesat politike tė ditės", pėrfundonte deklarata.


Prokuroria

Dhuna nė Asamblenė e KOKSH do tė shqyrtohet edhe nga Prokuroria e Tiranės dhe nga Gjykata e Shkallės sė Parė. Kėto institucione do tė zhvillojnė hetime paralele me atė qė ėshtė premtuar nga Komiteti Olimpik Ndėrkombėtar. Kallėzimi penal u bė nga kryetari i Komisionit Zgjedhor tė KOKSH, Myftar Fana. Brenda kėsaj jave, nė Tiranė, pritet tė mbėrrijė delegacioni i posaēėm i CIO-s, qė do tė pėrcaktojė edhe datėn pėr zhvillimin e Asamblesė dhe rishikimin e kandidaturės sė Esat Ademit, qė rrezikon tė pėrjashtohet pėr problemet e shkaktuara.




 

© Gazeta Shqip - 2006-2008