. .
  08/12/2008
 
   
Faqja e pare
Politike
Aktualitet
Sociale
Ekonomi
Rajoni
Bota
Kulture
Sport
 
Komente
Reportazhe
NDRYSHE
 
Forum
Chat
 
Parashikimi i motit
Horoskopi
Kembimi valutor
 
top-channel.tv
topalbaniaradio.com
digitalb.al
 
Kontakt



Barazim nė derbi, Tirana nė kaos

Me Partizanin pėrfundon 2-2. Slishkoviē: Lojtarėt nuk e nderuan fanellėn

Tirana e sheh veten nė kaos. Pėrplasjet e brendshme tė donatorėve vazhdojnė tė reflektohen te rezultatet e dobėta tė skuadrės. Barazimi 2-2 nė derbin pėrballė Partizanit nuk ėshtė treguesi i vetėm i problemeve tė bardhebluve. Avantazhi i shpejtė me Sefėn krijoi iluzionin e tri pikėve tė thjeshta. Megjithatė, me organizim mė tė mirė taktik dhe me shumė grintė, Partizani arrin tė barazojė shifrat me Kalarin, nė tė 63-ėn. Kur kronometri shėnonte 69 minuta lojė, Tirana mbetet nė inferioritet numerik pas largimit nga loja tė Osmanit, me dy kartonė tė verdhė. Skuadra e Duros pėrfiton nga momenti i vėshtirė i kundėrshtarėve dhe nė tė 74-ėn kalojnė nė avantazh 2-1, pas golit tė Ngjelės. Sulmuesi korēar shtyn drejt rrjetės topin e grushtuar nga Nallbani, pas penalltisė sė ekzekutuar nga Elis Bakaj. Por, nė tė 81-ėn, Migen Memelli shpėton skuadrėn e tij: ai mposht me kokė Shehin dhe risjell barazimin. Pėr 23 herė kampionėt, kjo ėshtė ndeshja e tretė radhazi nė kampionat pa fitore dhe tashmė Vllaznia kryesuese ndodhet 4 pikė larg.

Loja e dobėt e bardhebluve, ku Partizani ka qenė superior nė pjesėn mė tė madhe tė ndeshjes (pavarėsisht pozitave nė klasifikim) kanė shkaktuar kontestimet e ashpra tė tifozėve pėr presidentin Refik Halili dhe pėr trajnerin Blazhe Slishkoviē. Por, nė njė kohė qė drejtuesi i lartė i klubit largohet pa thėnė asgjė nga stadiumi "Qemal Stafa", pėr tė pėrkeqėsuar edhe mė shumė situatėn mendon tekniku kroato-boshnjak. Ai ia faturon fajin vetėm skuadrės, duke u deklaruar luftė lojtarėve. Fjalėt pas derbit rrezikojnė tė shkaktojnė shumė pakėnaqėsi nė dhomat e zhveshjes dhe nuk i ndihmojnė bardheblutė tė hedhin pas shpine momentin e vėshtirė. "Fitorja nė ndeshjen e Kupės me Lushnjėn mė krijoi iluzionin se ishim pėrmirėsuar. Megjithatė, nuk ndodhi kėshtu dhe kjo u pa nė ndeshjen e sotme (djeshme)", deklaroi Slishkoviē. "Lojtarėt e Tiranės nuk e nderuan fanellėn e tyre, ashtu sikurse bėnė futbollistėt e Partizanit. Duhet tė mblidhemi urgjentisht dhe tė diskutojmė pėr problemet qė kemi". Mė tej, i pyetur rreth pozitave nė krye tė stolit, 49-vjeēari pėrgjigjet prerė: "Dorėheqjen? Nuk e mendoj ta jap!".

Nė anėn tjetėr, edhe pse qėndrojnė tė fundit nė klasifikim, barazimi me pretendentėt pėr titull ka sjellė shumė optimizėm. Tekniku Shpėtim Duro nuk e fshehu zhgėnjimin pėr fitoren e munguar: "Nė tė gjithė elementėt sė bashku Tirana ėshtė superiore. Por nė futboll ka shumė pėrjashtime: si ndeshja e sotme. Jam i kėnaqur me barazimin, por pėr mėnyrėn si shkoi loja mendoj se mund tė kishim marrė mė shumė". Ndėrsa presidenti Xhani nuk humbi rastin tė premtonte ndryshime te tė kuqtė nė merkaton e janarit. "Me paraqitjen e sotme treguam se nuk jemi skuadėr pėr vendin e fundit, por financat, fati e shumė elemente tė tjera na kanė lėnė nė kėto pozita", tha ai. "Nė janar do tė ketė ndryshime rrėnjėsore te Partizani dhe do tė ndėrtojmė njė ekip qė historia e 62 viteve tė fundit e futbollit shqiptar nuk e ka parė".



Kategoria Superiore

REZULTATET


Apolonia-Vllaznia 1-2

Ēerēizaj 56‘ / Sinani 2‘, Sinani 18‘

Bylis-Elbasani 1-1

Bakiu (11m) 89‘ / Ahmataj 65‘

Dinamo-Besa 4-2

Diop 24‘, Ferraj 62‘, Plaku (11m) 74‘, 77‘ / Progni 54‘, Abilaliaj 88‘

Flamurtari-Lushnja 2-0

Galica 26‘, Ēaushaj 76‘

Teuta-Shkumbini 2-0

Mile 24‘, 78‘


Dje

Partizani-Tirana 2-2

Kalari 63‘, Ngjela 74‘ / Sefa 4‘, Memelli 81‘



Klasifikimi

N P

1. Vllaznia 14 28

2. Tirana 14 24

3. Teuta 14 23

4. Dinamo 14 22

5. Shkumbini 14 20

6. Flamurtari 14 20

7. Besa 14 19

8. Elbasani 14 18

9. Bylis 14 16

10. Apolonia 14 12

11. Lushnja 14 11

12. Partizani 14 9




 

© Gazeta Shqip - 2006-2008