. .
  07/12/2008
 
   
Faqja e pare
Politike
Aktualitet
Sociale
Ekonomi
Rajoni
Bota
Kulture
Sport
 
Komente
Reportazhe
NDRYSHE
 
Forum
Chat
 
Parashikimi i motit
Horoskopi
Kembimi valutor
 
top-channel.tv
topalbaniaradio.com
digitalb.al
 
Kontakt



Trupi i emigrantit tė vrarė gjendet nė breg tė Osumit

Mister shkaqet, Erjon Shuka u qėllua me pistoletė nė gjoks

Kufoma e njė emigranti tė sapokthyer nga Greqia ėshtė gjetur paraditen e djeshme nė njė fshat tė rrethit tė Beratit. Trupi i pajetė i 28-vjeēarit Erjon Shuka nga Ura Vajgurore ėshtė gjetur nė njė zonė tė braktisur nė breg tė lumit Osum, nė fshatin Moravė. Policia tha se bėhet fjalė pėr njė vrasje tė pastėr, motivet e sė cilės ende nuk dihen.

Rreth orės 08.00 tė mėngjesit tė djeshėm, pranė Komisariatit tė Policisė sė Beratit ka mbėrritur njė informacion pėr njė viktimė tė gjetur nė bregun e lumit tė fshatit Moravė, vetėm pak kilometra larg kėtij qyteti. Kanė qenė banorėt e fshatit, tė cilėt punonin tokat e tyre, ata qė kanė parė njė kufomė shumė pranė bregut tė lumit.

Ekspertėt e policisė, mjekėt ligjorė dhe shumė agjentė policie kanė shkuar menjėherė nė vendin e ngjarjes. Sipas burimeve zyrtare tė policisė, ka qenė njė parcelė e pambjellė vendi ku ėshtė gjetur trupi i pajetė. Ekspertėt e policisė thanė se i riu ėshtė gjetur pa shenja jete, ndėrsa pranė vendit ishin shpėrndarė disa veshje dhe sende personale tė tij. Policia bllokoi menjėherė vendin e ngjarjes, ku nisi hetimet e para me kėqyrjen e trupit tė pajetė, sigurimin e provave dhe marrjen nė pyetje tė dėshmitarėve.

Nga dėshmitė e para mėsohet se ka qenė njė bari i zonės personi i parė qė ka vėnė re prezencėn e kufomės, ndėrsa kulloste bagėtitė. Ai mėsohet tė ketė njoftuar banorėt e tjerė tė zonės dhe mė pas ata kanė telefonuar policinė. Nga kėqyrja e trupit tė pajetė ėshtė mėsuar se ai ėshtė vrarė me armė zjarri. Kėshtu, sipas burimeve zyrtare tė Komisariatit tė Policisė Berat, personi ėshtė vrarė me njė plumb pistolete model 54. Plumbi ka hyrė nė gjoks dhe ka dalė nė kurriz. Nga tė dhėnat paraprake rezulton se personi mund tė jetė vrarė pas mesnatės sė tė premtes, rreth 7 orė pėrpara se tė gjendej trupi.

Nė afėrsi tė kufomės ėshtė gjetur njė bluzė trikotazhi ngjyrė kafe dhe pak mė larg njė xhup ngjyrė kafe nė xhepin e brendshėm tė tė cilit ėshtė gjetur njė telefon celular me kartė telefonike greke. Policia tha se personi ėshtė identifikuar si Erjon Shuka, 28 vjeē, banor i qytezės sė Urės Vajgurore.

Trupi i pajetė ėshtė dėrguar mė pas nė morgun e spitalit tė Beratit, ku u ėshtė nėnshtruar hetimeve tė rastit. Policia ka nisur menjėherė hetimet dhe po punon nė disa pista, pėrfshirė atė tė njė vrasjeje pėr grabitje, ose tė njė vrasjeje pėr motive hakmarrjeje. Viktima mėsohet se ishte emigrant nė Greqi me dokumente tė rregullta dhe vetėm pak ditė mė parė ishte kthyer pranė familjes. Tė afėrm tė viktimės, banorė tė lagjes "Guri i Bardhė" tė Urės Vajgurore treguan se i riu ishte kthyer tri ditė mė parė nga Greqia ku jetonte prej vitesh. Mbrėmjen e sė premtes ai ishte larguar nga banesa pėr t‘u takuar me disa shokė. Familjarėt kanė deklaruar nė polici se djali i tyre nuk kishte konflikt me askėnd. Policia ka shoqėruar disa persona qė mund tė kenė dijeni pėr ngjarjen, por ende nuk mund tė flitet pėr tė dyshuar.




 

© Gazeta Shqip - 2006-2008