. .
  04/12/2008
 
   
Faqja e pare
Politike
Aktualitet
Sociale
Ekonomi
Rajoni
Bota
Kulture
Sport
 
Komente
Reportazhe
NDRYSHE
 
Forum
Chat
 
Parashikimi i motit
Horoskopi
Kembimi valutor
 
top-channel.tv
topalbaniaradio.com
digitalb.al
 
Kontakt



Platini e inauguroi tri javė mė parė, pėrmbytet "Niko Dovana"

Prej reshjeve nuk luhen tri ndeshje, Dinamo "bie" nė Bilisht

Sfida e shumėpritur ndėrmjet Teutės dhe Vllaznisė, e vlefshme pėr turin e dytė tė Kupės sė Shqipėrisė, nuk ėshtė zhvilluar. Shkak ėshtė bėrė gjendja tejet e rėnduar e fushės nė stadiumin "Niko Dovana" pas reshjeve tė shumta tė shiut. Edhe pse ėshtė rikonstruktuar sė fundmi, terreni i shndėrruar nė "moēal" e bėri tė pamundur qė dy prej skuadrave mė nė formė nė kampionat tė matnin forcat. Pėr tė njėjtėn arsye dje nuk janė luajtur as dy ndeshje tė tjera tė kėtij aktiviteti: Besėlidhja-Elbasani dhe Bylis-Flamurtari. Pėr vetė situatėn e krijuar, Federata Shqiptare e Futbollit vendosi qė takimet tė luhen javėn e ardhshme (tė mėrkurėn, mė datė 10 dhjetor).

Platini - Nga tė tri ndeshjet e pazhvilluara, ajo e planifikuar tė luhej nė Durrės la shijen mė tė hidhur. Kjo pėr faktin e thjeshtė se tapeti nė impiantin bregdetar ėshtė rikonstruktuar sė fundmi. Madje, vetėm tri javė mė parė (mė saktėsisht nė 11 nėntor), fusha e re u inaugurua nga presidenti i UEFA-s, Mishel Platini. Nė vizitėn e tij tė parė zyrtare si kreu i "qeverisė" sė futbollit kontinental, pėrveē takimeve tė shumta, legjenda franceze kaloi disa minuta nė qytetin qė ndodhet vetėm pak kilometra larg Tiranės, duke vlerėsuar punėn e bėrė nė "Niko Dovana". Nė rikonstruktimin e fushės, qė nė mesjavė "zbuloi" mangėsitė e theksuara nė sistemin e drenazhimit, u pėrdorėn fonde tė UEFA-s, FSHF-sė dhe tė Bashkisė sė Durrėsit. Nė praninė e tifozėve tė shumtė, pas prerjes sė shiritit Platini gjuajti njė top nė drejtim tė tribunės qendrore, pėr tė treguar se tashmė fusha do tė ishte e gatshme pėr tė luajtur futboll.

Rezultatet - Nga ekipet elitare, e vetmja qė ka zhgėnjyer ka qenė Dinamo. Blutė e Zlatko Daliē u mposhtėn 1-0 nga Skėnderbeu, kryesues i Kategorisė sė Parė. Lojtari deēiziv i takimit tė zhvilluar nė Bilisht ishte organizatori Blendi Shkėmbi, qė komplikon edhe mė shumė situatėn pėr kampionėt e Shqipėrisė. Besa kalon Kastriotin me rezultatin 2-1: miqtė kaluan nė avantazh me Mancakun, por Rroshi risolli baraspeshėn. Goli i fitores pėr kavajasit u realizua nga Kuli, me penallti. Nė takimin e fundit tė Grupi A, Apolonia dhe Shkumbini ndahen nė barazim pa gola, duke lėnė gjithēka tė hapur pėr 90-minutėshin e kthimit. Njė rezultat qė u shkon pėr shtat peqinasve, tė cilėt janė thuajse tė pathyeshėm nė fushėn e tyre. Nė Grupin B rigjejnė buzėqeshjen Partizani dhe Tirana. Tė kuqtė e drejtuar nga Shpėtim Duro fituan 1-0 nė fushėn e Burrelit. Me golin e Capos, tashmė ata duken fare pranė kalimit tė turit. Tė sigurt drejt ēerekfinaleve "marshojnė" bardheblutė, qė triumfuan 4-1 nė Lushnjė. Migen Memelli rikthehet nė aksion me dy gola, ndėrkohė qė rrjetat e tjera tė kryeqytetasve mbajnė firmėn e Muzakės dhe Sorrės.



1/8 Kupa e Shqipėrisė


GRUPI A

Skėnderbeu-Dinamo 1-0

Kastrioti-Besa 1-2

Apolonia-Shkumbini 0-0

Teuta-Vllaznia nuk u luajt


GRUPI B

Burreli-Partizani 0-1

Besėlidhja-Elbasani nuk u luajt

Lushnja-Tirana 1-4

Bylis-Flamurtari nuk u luajt


* FSHF konfirmoi se takimet e pazhvilluara do tė luhen ditėn e mėrkurė, mė 10 dhjetor




 

© Gazeta Shqip - 2006-2008