|
Dėshmia e fundit e Gazidedes pėr zhdukjen e Remzi Hoxhės "Si funksiononte SHIK-u im dhe pse nuk i takova familjarėt e Remziut" Prokuroria ka lexuar dje nė Gjykatėn e
Krimeve tė Rėnda dėshminė e ishkreut
tė ndjerė tė SHIK-ut, Bashkim
Gazidede, nė lidhje me rrėmbimin e Remzi
Hoxhės, Ziso Kristopulit dhe Avdyl Loshajt.
Gazidede ka mbajtur njė qėndrim mohues
tė aktakuzės, por ka sqaruar tė gjithė dinamikėn
e punės sė Shėrbimit Inteligjent
nė atė kohė. Sipas tij, SHIK-u nuk ka pasur
kompetencė pėr tė shoqėruar persona,
vetėm nė raste kur merrej pėlqimi i tyre. Ata
mė pas shoqėroheshin nė njė vend tė fshehtė
dhe iu merreshin deklarimet. Pėr rrėmbimin
e shtetasit Rezmi Hoxha, Gazidede
kishte shpjeguar para dy Prokurorive tė Krimeve
tė Rėnda se kishte marrė dy kėrkesa
pėr informacione: njė nga ana e Pjetėr Arbnorit
dhe njė kėrkesė e dytė qė i kishte ardhur
nga prokuroria, e cila kėrkonte nė atė kohė
verifikimin e njė targe.
(Gazidede i pyetur nė prani tė dy
prokurorėve tė Prokurorisė sė
Krimeve tė Rėnda mė 3 tetor 2006)
Kush ka qenė baza ligjore dhe
mėnyra e funksionimit tė Shėrbimit
Informativ Kombėtar nė periudhėn
qė ju keni qenė drejtues i saj?
Shėrbimi ka funksionuar nė bazė tė njė
ligji tė miratuar nė Parlament nė vitin 1991,
si dhe mbi bazėn e akteve ligjore tė Kėshillit
tė Ministrave, apo kryetarit tė shėrbimit,
dokumente kėto qė janė tė depozituara nė
arkivin e shėrbimit. Detyrat e mia kanė qenė
tė pėrcaktuara me vendim tė Kėshillit tė
Ministrave, kurse detyrat e ēdo drejtori drejtorie
dhe ēdo dege kanė qenė tė pėrcaktuara
me kėto vendime, apo akte nėnligjore tė
vetė SHIK-ut. Pėr sa i pėrket organizimit nė
drejtori, struktura ka qenė e miratuar me
VKM. Ēdo rreth ka pasur degė dhe nė ēdo
prefekturė krijuam drejtori. Por kėto i krijuam
vonė dhe nuk e mbaj mend kohėn e
saktė. Numrin e drejtorive se mbaj mend
tamam, por duhet tė kenė qenė tetė. Nė
fillim ka qenė njė kryetar dhe dy nėnkryetarė,
mė pas njė nėnkryetar. Kurse drejtorėt
e drejtorive emėroheshin nga unė dhe miratoheshin
nga Kryeministri. Emėrimet nė
bazė pėr kryetar tė zonės dhe tė rretheve
bėheshin nga unė dhe shėrbenin si koordinues
dhe kontrollues tė degėve.
Objekt i punės sė SHIK-ut nė atė
periudhė dhe prioritetet e saj?
Objekti i punės sė SHIK-ut ka qenė
mbrojtja e dispozitave kryesore kushtetuese.
Unė drejtoja tė gjithė veprimtarinė
e shėrbimit dhe kisha pėr detyrė ta kontrolloja
atė. Kisha kompetencė tė emėroja dhe
shkarkoja drejtorėt e mė poshtė. Mė vonė
kisha tė drejtė vetėm ti propozoja pėr emėrim
dhe shkarkim tek Kryeministri. Punonjėsit
e tjerė i emėroja dhe i shkarkoja unė. Detyra
ime ishte tė kontrolloja punėn e punonjėsve
tė SHIK-ut, marrjen e masave disiplinore
deri nė largim nga puna, ose ndjekje penale
pėr shkelje tė rėnda.
Kush ka qenė mėnyra e dokumentimit
tė punės nė SHIK?
Mėnyrat e ruajtjes sė dokumenteve kanė
qenė shumė tė pėrcaktuara. Ēdo dokument
ishte i dubluar, pra ēdo dokument qė krijohej
nė bazė, dėrgohej nė qendėr. Tė gjitha
klasifikoheshin sipas njė rregulli tė mirėpėrcaktuar.
Cilat kanė qenė mėnyrat e
ndarjes sė detyrave nė qendėr dhe
bazė?
Qendra kishte pėr detyrė tė kontrollonte
bazėn, sipas drejtorive tė pėrcaktuara. Ato
luanin rolin koordinues nėpėrmjet qendrės.
Por kishte raste qė degėt koordinonin edhe
me njėra-tjetrėn nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė,
sidomos nė raste tė ngutshme. Praktika
ka qenė qė materialet vinin sipas drejtorive
pėrkatėse dhe nėse ata e shikonin tė
arsyeshme qė duhet tė merrnin mendimin
tim i sillnin materialet tek unė, vija shėnimin
pėrkatės se si duhej tė veprohej. Nė rast se
duhej tė bashkėpunonim me njė organ tjetėr
si Ministria e Brendshme, materialet kalonin
nėpėrmjet meje. Drejtoritė kishin
rregulla tė qarta se si duhet tė vepronin. Ato kishin
mė tepėr koordinim nė punėn e degėve
dhe jo nė investigim, pasi kjo ishte detyrė e
bazės. Ēdo informacion qė vinte dėrgohej
nė bazė dhe nė ndonjė rast dhe mund tė
jepeshin porosi se si duhet tė veprohej dhe
kishte raste qė bėhej kontroll mbi mėnyrėn
e veprimit. Kjo bėhej sipas vlerėsimit tė
rėndėsisė sė ēėshtjes. Dua tė sqaroj se
detyrat ishin tė pėrcaktuara dhe tė shkruara
pėr ēdo rast. Koordinimit midis bazės,
drejtorisė dhe qendrės bėhej mbi bazėn e
rėndėsisė sė dosjes dhe personat qė merreshin
me tė.
Nė rastet e marrjes sė informacionit
pėr veprimtaritė kriminale nė
dėm tė interesit tė Republikės sė
Shqipėrisė si veprohej?
Tė gjitha kėto janė tė shkruara pėr
mėnyrėn se si veprohej. Nėse kishte informacion
hapej njė fashikull verifikimi dhe nė
varėsi tė ecjes sė procesit, ajo kthehej nė
dosje gjurmimi dhe nėse kishte fakte, koordinohej
puna edhe me organe tė tjera.
Si ka qenė organizuar puna nė
Tiranė nė vitin 1995?
Tirana, pėr shkak tė rėndėsisė dhe
madhėsisė kishte drejtori shėrbimi dhe
drejtorėt kishin kompetenca mė shumė se
njė kryetar dege nė rrethet e tjera. Ēdo drejtori
nė bazė kishte tė njėjtin organizim si ēdo
drejtori nė qendėr. Zakonisht kishin degėn
e spiunazhit, kundėrzbulimit, drejtorinė e
antiterrorit dhe drejtorinė ekonomike. Pra
ishin si njė njėsi autonome qė kishin
mundėsinė e organizimit tė punės.
Cili ka qenė drejtuesi i drejtorisė
sė Tiranės nė vitin 1995?
Nė vitin 95 nuk jam i sigurt, por drejtor
duhet tė ketė qenė Arben Sefgjini dhe para
tij ka qenė Mehmet Hoxholli.
Brenda drejtorisė sė Tiranės kishte
ndarje nė zona?
Kishte ndarje nė 3 ose katėr zona, afėrsisht
si ndarja e komisariateve. Tirana ka
pasur organizim tė veēantė dhe e ka pasur
para se tė krijoheshin edhe drejtoritė nė
zona. Emrat e kryetarėve tė zonave pėr Tiranėn
nuk mė kujtohen saktėsisht, por mbaj
mend qė ai i fshatit ka qenė Stavri Xhirazi.
Kurse tė tjerėt smė kujtohen.
Nė rast tė informacionit tė njė veprimtarie
kriminale, a keni pasur
kompetencė pėr tė shoqėruar persona?
Ne nuk kemi pasur kompetenca pėr tė
shoqėruar persona, por me miratimin e personit
mund tė bisedonim nė njė ambient tė
caktuar.
Si veprohej nė rastet e njė informacioni
pėr spiunazh?
Nė rastet e njė spiunazhi praktika ėshtė
qė ta gjurmosh dhe ta ndjekėsh pėr tė kuptuar
veprimtarinė e tij dhe tė marrėsh vesh
se ēfarė ai ka ndėrmend tė bėjė pėr tė marrė
masa pėr parandalimin e veprimtarisė sė tij
tė dėmshme. Veprimtaria e personit ndiqej
duke hapur fashikuj gjurmimi dhe kur mendonin
se kishin grumbulluar material tė
mjaftueshėm njoftonin prokurorinė dhe ju
jap si shembull kapjen e spiunėve grekė nė
Gjirokastėr e Sarandė, pėr tė cilėn u veprua
nė kėtė mėnyrė. U njoftua Zef Brozi, si kryetar
i Gjykatės sė Kasacionit, qė thotė se nuk
kam firmosur ndonjėherė, firma e Fatos
Dervishit si zėvendėsprokuror i pėrgjithshėm
dhe filluam grumbullimin e provave,
si kontroll banese etj. Veprimet procedurale
kryheshin nga policia me orientim tė punonjėsve
tė shėrbimit, ku ndodhej prova dhe
kėtu ndėrpritej puna jonė. Ne ndihmonim
prokurorinė me tė dhėna kur na i kėrkonte.
A keni pasur tė drejtė pėr persona
qė shkelnin tė drejtat e njeriut
pėr interesa kombėtare me miratim
tė Prokurorit tė Pėrgjithshėm?
Nė asnjė rast ne nuk e kishim kėtė tė
drejtė.
Pėrveē godinave tė zyrave tė
SHIK-ut a ka pasur ambiente tė fshehta?
Kėto janė normale dhe ne kemi pasur
ambiente tė tilla pėr tė kryer takime tė fshehta,
apo shėrbime pushimi. Kėto i administronte
dega nė rrethe dhe kishte personel
pėrkatės, si roje, apo ndonjė person tjetėr.
Kėto janė tė pėrcaktuara nė organikė dhe
janė pėrcaktuar personat qė janė paguar.
Nuk jam i sigurt nėse ky personel ka qenė i
pėrkohshėm, apo i pėrhershėm. Por besoj
se ka pasur tė pėrhershėm rojet.
Si dokumentohej bashkėbisedimi
nė kėto ambiente?
Nuk e di si dokumentohej bashkėbisedimi.
Pasi nuk jam marrė me veprimtari nė
bazė, por mėnyrat mund tė ketė qenė tė
ndryshme, si filmimi, regjistrimi i bisedės,
apo tė tjera.
A keni dijeni pėr shoqėrimin e njė
personi kosovar, Avdyl Loshaj, nė
drejtorinė e Tiranės nė vitin 1995?
Nuk e kam dėgjuar asnjėherė emrin dhe
sigurisht qė nuk e njoh.
A keni dijeni pėr shoqėrimin e
Ziso Kristopulit nga Ksamili i Sarandės
nė Vain tė Lezhės nga punonjės
tė SHIK-ut?
Nuk e kam dėgjuar asnjėherė kėtė person.
E kam dėgjuar pėr herė tė parė kur fliste
nė njė kanal televiziv.
A keni dijeni pėr marrjen e njė
shtetasi shqiptaro-maqedonas
Remzi Hoxha nė vitin 1995 nga
punonjėsit e SHIK-ut?
Nuk kam dijeni pėr kėtė shoqėrim, por e
kam marrė vesh nga gazetat. Pėr kėtė u kam
kėrkuar degėve informacion dhe kam marrė
pėrgjigje se nuk kanė pasur dijeni. Informacionin
mund ta kem kėrkuar me shkresa,
por nuk jam shumė i sigurt. Pėr kėtė problem
kemi hapur njė fashikull dhe kemi futur
informacionet pėrkatėse. Nga drejtoritė
mė ka ardhur njoftime se kėtė person nuk e
kanė pasur objekt pune. Pėr kėtė rast mė ka
kėrkuar informacion edhe Pjetėr Arbnori si
kryetar i Parlamentit, vitin se mbaj mend
dhe i ktheva informacionin zyrtar qė kisha.
Mė ka kėrkuar informacion edhe Prokuroria
e Pėrgjithshme pėr njė targė mjeti dhe u
kam kthyer pėrgjigje. Ēdo mjet kishte targat
e veta dhe pėr kėtė ėshtė marrė informacion
me shkresė dhe mė pas i ėshtė kthyer
pėrgjigje prokurorisė. Pėr kėtė ėshtė interesuar
dhe Ali Spahija. Institucione tė tjera
nuk mbaj mend tė jenė interesuar. Mė kanė
ardhur edhe familjarėt e Remzi Hoxhės, por
nuk i kam pritur, sepse mė kanė akuzuar
publikisht mua dhe nuk kishin se ēfarė tu
kėrkoja.
Ku i merrnit targat e mjeteve qė
pėrdoreshin nga SHIK-u?
Targat merreshin nė pėrputhje me ligjin
nė fuqi dhe i merrnim nga Ministria e
Brendshme dhe nga degėt e policisė nė rrethe
dhe tė gjitha kėto kanė qenė tė regjistruara
dhe nuk na lejohej me ligj qė tė pėrdornim
targa tė personave privatė, apo targa
tė falsifikuara.
Ēfarė kontaktesh keni pasur me
Prokurorinė e Tiranės pėr kėtė ēėshtje?
Nuk mbaj mend pėr kontakte, pėrveē
informacionit qė mė ka kėrkuar Prokuroria
e Pėrgjithshme pėr targat e dy mjeteve qė
unė kam kthyer pėrgjigje.
Si ka qenė grafika e marrjes sė informacionit
nga baza?
Nuk ka pasur njė rregull tė pėrcaktuar.
Por ēdo fund muaji bėhej mbledhje dhe diskutoheshin
ēėshtje konkrete qė kishte ēdo
bazė.
A keni njohur ILir Kumbaron,
Budion Meēen dhe Avni Koldashin?
Ilir Kumbaron e kam njohur kur mė ka
kėrkuar lirim nga puna nė vitin 1996. Nuk e
di se ēfarė pune ka bėrė, por mė ka thėnė se
do ikte nė Angli dhe unė e kam liruar. Avniun
e kam takuar nė zyrė kur mė ka kėrkuar
punė. I kam kėrkuar dokumentet dhe e kam
emėruar, por se mbaj mend mirė ku e emėrova.
Budion Meēen nuk e kam njohur mė
parė, por e kam njohur kur mė erdhi pėr vizitė
nė shtėpi.
Avni Koldashi ėshtė arrestuar nė
vitin 2003 dhe ka deklaruar se ka
marrė urdhra pėr shoqėrimin e
Remzi Hoxhės e Ziso Kristopullit
nga Saranda pėr nė Vain tė Lezhės.
Udhėzimet i ka marrė nga Arben
Sefgjini dhe Ilir Kumbaro. Ēfarė keni
pėr tė thėnė nė lidhje me kėtė?
Pėr kėtė skam pėr tė thėnė asnjė koment.
Nėse kėtyre personave u provohet
ndonjė gjė, le tė vihen para ligjit. Ai ka qenė
bashkėpunėtor i Sigurimit tė Shtetit para se
tė punėsohej nė SHIK dhe dyshoj se mund
tia kenė pėrdorur kėtė dobėsi pėr tė marrė
deklarime qė mund tė mos jenė tė vėrteta.
Dua tė shtoj se Fatos Klosi ka derdhur njė
mori akuzash nė adresėn time.
Halit Shamata, "harron" gjithēka
Ish-ministri i Brendshėm, Halit
Shamata, u ėshtė pėrgjigjur tė
gjitha pyetjeve nė procesin gjyqėsor
tė rrėmbimit tė biznesmenit Remzi
Hoxha, se nuk mbante mend asgjė.
Prokuroria disponon dy shkresa, njė
nga Presidenti i asaj kohe, Berisha, i
cili kėrkonte informacion nėse Remzi
Hoxha ndodhej nė ndonjė prej
paraburgimeve nė Shqipėri dhe njė
kėrkesė e Prokurorisė sė Pėrgjithshme
pėr arrestimin e njė polici, i cili
akuzohej pėr rrėmbimin e Remzi
Hoxhės. Nė tė dyja rastet Shamata, i
cili nuk kishte reaguar asokohe zyrtarisht,
ėshtė pėrgjigjur se nuk i kujtohej
arsyeja pėr mospėrgjigjen.
Agim Shehu "gėnjen": Jam jashtė Shqipėrisė
Agim Shehu, ish-drejtori i pėrgjith
shėm i Policisė sė Shtetit, ka
"gėnjyer" dje Gjykatėn e Krimeve tė
Rėnda pėr tė dėshmuar pėr rrėmbimin
e Remzi Hoxhės. Nė gjykatė
ėshtė paraqitur fletėthirrja bashkangjitur
me njė shėnim tė familjarėve
tė tij: Agim Shehu ndodhet jashtė
Shqipėrisė. Por menjėherė ka reaguar
prokurori i ēėshtjes, sipas tė cilit, nga
verifikimet ka rezultuar se z. Shehu
ndodhet nė Tiranė.
Ndėrkohė, dje ka munguar pa arsye
edhe Fatos Klosi. Nė seancė u
dėgjua edhe dėshmitari Bexhet Haxhiu,
i cili nga viti 1993 deri nė 98 ka
qenė sekretar i grupit parlamentar tė
PD-sė. Ai ka thėnė se nė 95-ėn dy
vėllezėrit e Remzi Hoxhės kanė
kėrkuar takim pėr tė sqaruar ngjarjen.
Shpėtim Pasholli ėshtė dėshmitari
tjetėr pėr tė cilin prokurori bėri
kundėrshtimin e dėshmisė. Sipas
prokurorit, dėshmitari mė datėn 10
shtator tė vitit 2003 ėshtė pyetur nga
oficeri Kastriot Skėnderaj dhe prokurori
Pėrparim Hasa. Nė deklarimet e
tij ai ka bėrė me dije se me urdhėr tė
shefit tė tij, Avni Koldashi, kishin
shkuar te pazari i ri, te njė firmė. "Avniu
mė tha ta mbaja ndezur makinėn dhe
dyert hapur. Aty morėn me forcė njė
person dhe pasi e futėn me dhunė nė
makinė Avniu mė tha ik drejt Kazmės".
Ky ėshtė deklarimi i 5 viteve mė parė.
Halit Shamata nuk mbante mend asgjė.
Dje nė proces dėshmuan edhe disa
persona tė tjerė si Sefer Kambo. Nė
deklarimin e tij ai bėri me dije se gjatė
vitit 2005 ndihmonte bash-kėshorten e
tij qė punonte nė Policinė e Tiranės.
Njė ditė kishte dėgjuar njė zhurmė, kur
kishte parė se njė person po e merrnin.
Nė deklarimin e tij ai bėri me dije
se kishte dėgjuar policėt qė ulėrinin
duke ia bėrė "ra, ra, ra".
|


|