. .
  03/12/2008
 
   
Faqja e pare
Politike
Aktualitet
Sociale
Ekonomi
Rajoni
Bota
Kulture
Sport
 
Komente
Reportazhe
NDRYSHE
 
Forum
Chat
 
Parashikimi i motit
Horoskopi
Kembimi valutor
 
top-channel.tv
topalbaniaradio.com
digitalb.al
 
Kontakt



ISKSH, gjoba ndaj mjekėve nė gjithė vendin pėr abuzime

Penalizime, vėrejtje e ulje nė detyrė pėr bluzat e bardha

Pėr herė tė parė njė nga institucionet shėndetėsore ka thėnė me zė tė lartė atė qė e dimė tė gjithė ne. Parregullsinė e mjekėve nė punė, mosrespektimin e kontratave, vendit tė punės, shkelje tė disiplinės, dėme nė kurriz tė pacientėve. Nė kuadėr tė kontrolleve pėr rritjen e devotshmėrisė nė punė dhe kujdes mė tė mirė pėr pacientin Instituti i Sigurimeve tė Kujdesit Shėndetėsor ka ushtruar kontrolle nė disa rrethe tė vendit, ka evidentuar bilancin e parregullsive dhe ka marrė masa duke nisur nga ato administrative deri nė gjobitje nė 500 mijė lekė tė reja.

Kujdesi Shėndetėsor ėshtė angazhuar nė njė fushatė kontrolli duke renditur njė nga njė tė gjitha parregullsitė e gjetura gjatė kėtyre inspektimeve. Pacientėt bashkė me klasėn e mjekėve tė cilėt nuk kėrkojnė tė njollosin figurėn dhe investimin e tyre nė profesion, presin mė shumė rregull, mė shumė cilėsi dhe dashamirėsi nga bluzat e bardha. Hapi i parė drejt kėsaj rruge ėshtė edhe kontrolli, marrja e masave, si dhe kėrkesa e herėpashershme e llogarisė.

Kontrolli

Gjatė muajve tė fundit nga strukturat e kontrollit tė ISKSH-sė, janė ushtruar kontrolle mbi vlerėsimin dhe zbatimin e kontratave me qendra shėndetėsore. Kontrolli ėshtė pėrqendruar nė rajone e planifikuar pėr kontroll sipas grafikut vjetor dhe qė zėnė peshė nė shpenzimet e rimbursimit, financimit tė kujdesit parėsor. Kontrollet janė ushtruar nė rajonin e Durrėsit, Shkodrės, Dibrės, kjo nisur edhe nga ankesat e qytetarėve nė lidhje me shėrbimet shėndetėsore. Nė qendrat e kontrolluara, ndėr drejtimet e inspektimit ka qenė zbatimi i disiplinės nė punė nga personeli shėndetėsor, ku janė konstatuar mangėsi tė personelit nė shėrbim. Nė pjesėn mė tė madhe tė qendrave shėndetėsore mungonte grafiku dhe orari i shėrbimeve shėndetėsore, informimi i tė siguruarve pėr pėrfitimet nga skema e sigurimeve shėndetėsore, ka mungesa tė pajisjeve bazė pėr ofrimin e shėrbimeve. Sipas Institutit tė Kujdesit Shėndetėsor, raportet e kontrollit janė rekomanduar masa organizative pėr pėrmirėsimin e gjendjes.

Shkeljet

Konkretisht, nė Sarandė mungonte i gjithė personeli shėndetėsor nė njė nga qendrat. Masa tė rekomanduara ishin heqja e njė dite pune tė gjithė personelit tė qendrės shėndetėsore dhe rekomandim pėr masė disiplinore "vėrejtje" pėr drejtoren e institucionit. Nė Gramsh, njė mjek pėr muaj me radhė nuk shkonte nė punė. Ndaj u rekomandua masa "ndėrprerje kontrate individuale". Nė disa qendra shėndetėsore tė rrethit Krujė, Gramsh, Pukė, u konstatua mungesa e personelit mjekėsor, ku nė zbatim tė kontratės janė rekomanduar masa disiplinore "vėrejtje" pėr 8 mjekė tė pėrgjithshėm dhe tė familjes dhe ndaj 5 infermierėve.

Nisur nga ankesat e vazhdueshme tė disa pensionistėve tė rrethit Delvinė, u konstatua keqmenaxhim i qendrės shėndetėsore nga drejtoresha e kėsaj qendre, mungesė dhėnie tė shėrbimeve shėndetėsore ndaj njė pensionisti, shkelje tė theksuar tė detyrimeve kontratuale si mjeke e pėrgjithshme dhe e familjes. Masa tė rekomanduara "Ulje nga detyra" e drejtores, Delvinė. Ndėrsa nisur nga ankesa e njė subjekti farmaceutik tė rrethit Lushnjė, u konstatua shkelje e theksuar e kontratės nga drejtori, Dushk, dhėnie e barnave tė listės sė rimbursueshme me recetė pa rimbursim dhe pėr personat e siguruar, nga pacientėt deklarohet se mjeku u kėrkon lekė pėr vizitėn pa mandat pagesėn pėrkatėse. Masa tė rekomanduara "Ulje nga detyra" si drejtor i kėsaj qendre dhe "Paralajmėrim pėr pushim nga puna" si mjek i pėrgjithshėm nė kėtė qendėr.



Kujdesi Shėndetėsor: Nuk shėnohet saktė ecuria e sėmundjes, diagnostikimi, ekzaminimet, konsultat dhe mjekimi


Kartelat e pacientėve plotėsohen me mangėsi


Nė kontrollin e aktivitetit tė mjekut tė pėrgjithshėm dhe tė familjes me kontratė me qendrat u konstatuan mangėsitė nė administrimin e kartelės sė pacientit. Nuk plotėsohen tė dhėnat e domosdoshme sipas praktikės mjekėsore, nuk plotėsohet saktė ecuria e sėmundjes, diagnostikimit, ekzaminimet, konsultat dhe mjekimi. Ka mungesa tė theksuara tė ekzaminimeve laboratorike apo imazherike mbėshtetėse tė diagnozės, tė cilat shėrbejnė si tregues tė rėndėsishėm tė diagnostikimit e tė vlerėsimit tė gjendjes shėndetėsore tė pacientit, pėr diagnoza si astma bronchiale, insuficience kardiake kronike, diabet melitus, ad. prostate. Lėshohen barnat me rimbursim pa kryer kėto ekzaminime tė rėndėsishme. Janė konstatuar tė dhėna tė pasakta tė deklaruara nga mjekėt, veēanėrisht tė indikatorit tė pagesės pėr aktivitet, si plotėsim tė numrit tė vizitave tė njė pacienti dy-tri herė brenda ditės, vetėm e vetėm pėr tė rritur nė mėnyrė artificiale kėtė indikator pagese, mangėsi nė plotėsimin e dokumentacionit pėr tė dhėnat e deklaruara, si dhe treguesin e personave tė paraqitur pėr herė tė parė nė vizitė te mjeku. Masa tė rekomanduara: ndėrprerje pagese pėr indikatorėt e pasaktė tė deklaruar dhe masa maksimale gjobe ndaj mjekėve qė kanė deklaruar tė dhėna tė pasakta.




Vlerat monetare nga 64 mijė lekė nė 500 mijė lekė tė reja


Gjoba pėr mjekėt qė kanė shkelur rregullat


Janė evidentuar shkelje tė protokolleve tė pėrdorimit tė barnave dhe tė kufizimeve tė listės, kryesisht pėr barnat qė pėrdoren nė sistemin kardiovaskular, endokrin, urinar.

Nė zbatim tė detyrimeve kontraktuale pėr shkeljet e konstatuara janė marrė dhe masat pėrkatėse: Nė Drejtorinė e Sigurimeve Shėndetėsore Dibėr janė penalizuar 9 mjekė me gjobė nė vlerė 64 mijė lekė, ndaj 5 mjekėve masa zhdėmtimi nė vlerė 17400 lekė, nė agjencinė e sigurimeve shėndetėsore Pukė janė gjobitur 4 mjekė me gjoba nė vlerė 16000 lekė dhe 5 mjekė me masa zhdėmtimi nė vlerėn 28 914 lekė, nė agjencinė e sigurimeve shėndetėsore Sarandė janė penalizuar 3 mjekė me gjoba nė masėn 22 mijė lekė dhe 1 mjek me masė zhdėmtimi nė vlerėn 7179 lekė, nė Kavajė janė gjobitur 6 mjekė me gjoba nė vlerė 21 mijė lekė; nė Krujė janė gjobitur 3 mjekė me gjoba nė vlerė 13 mijė lekė dhe 2 mjekė me masa zhdėmtimi nė vlerėn 4281 lekė. Nė total pėr 4 muajt e fundit, nga Drejtoria e Kontrollit tė Jashtėm janė rekomanduar masa pėr qendrat shėndetėsore: Masa disiplinore "Largim nga detyra si drejtorė" nė Delvinė, Dushk. "Ndėrprerje kontrate" pėr njė mjek nė Gramsh, "vėrejtje me paralajmėrim pėr pushim nga puna" pėr mjekun e Dushkut, "vėrejtje" pėr 8 mjekė dhe 5 infermiere, "Heqje e njė ditė pune" personelit nė Sarandė, masa administrative ndaj 25 mjekėve. Kėto janė gjobitur me 46 mijė dhe ėshtė vendosur masė zhdėmtimi ndaj 13 mjekėve nė vlerėn 51118 lekė.




 

© Gazeta Shqip - 2006-2008