. .
  02/12/2008
 
   
Faqja e pare
Politike
Aktualitet
Sociale
Ekonomi
Rajoni
Bota
Kulture
Sport
 
Komente
Reportazhe
NDRYSHE
 
Forum
Chat
 
Parashikimi i motit
Horoskopi
Kembimi valutor
 
top-channel.tv
topalbaniaradio.com
digitalb.al
 
Kontakt



Ermal Kuqo, ylli shqiptar i koshit

"Nė harkun e pak viteve, synoj tė flitet pėr titujt qė Pamesa fitoi me mua"

Nė ekranin e telefonit tė tij, nė sfond mban njė foto tė djalit tė tij, Luka. Ai ka ardhur nė jetė mė 20 shtator nė Valencia dhe ky ishte njė prej momenteve mė emocionues nė jetėn e Ermal Kuqos. Pavarėsisht kohės sė shkurtėr, ylli shqiptar i basketbollit duket se ėshtė ingranuar plotėsisht me stilin e jetesės nė Gadishullin Iberik. Madje edhe me ushqimin tipik mesdhetar. "Njė prej gjėrave tė pakta qė nuk kam provuar kėtu ėshtė ‘horkata‘ (pije qė pėrbėhet nga testikujt e tigrit, ujė dhe sheqer)", tha 28-vjeēari i lindur nė Korēė. "Klaver mė ka thėnė se ėshtė shumė e mirė dhe ndoshta nė tė ardhmen e provoj", vijoi duke qeshur. Qė prej ditės kur firmosi pėr Pamesan, Kuqo ka shprehur shumė interes pėr tė njohur mė mirė qytetin e Valencias. Njė vend ku ai do tė kalojė dy vitet e ardhshme tė jetės. Edhe pse ka axhendė shumė tė ngarkuar (mes ndeshjeve nė Ligėn ABC dhe seancave stėrvitore), basketbollistit 2.08 metra i gjatė i pėlqen tė vizitojė qytetin pėrkrah bashkėshortes. "Kur kam pak kohė tė lirė dalim shėtitje dhe vizitojmė monumentet. Janė vepra me tė vėrtetė fantastike". Ai nuk humbet rastin tė shėtisė nėpėr qytet edhe tė afėrmit e tij. Gjatė javės sė kaluar u vizitua nga prindėrit, tė cilėve u tregoi vendet mė tė bukura tė shtėpisė sė tij tė re. Babai, Robert Kuqo, ėshtė njė prej figurave mė tė rėndėsishme nė basketbollin shqiptar dhe lojtari i Pamesas ėshtė shumė krenar pėr tė: "Nė periudhėn kur luante babai im, pėr ēdo vit, skuadra e tij fitonte kampionatin". Megjithatė, admirimi ėshtė reciprok. Ermali ėshtė i vetmi basketbollist i vendit tonė, qė ėshtė i afirmuar nė arenėn ndėrkombėtare. "Nuk mė pėlqen ky fakt, por mė duhet tė them se jam i vetmi i afirmuar, vazhdoi mė tej sportisti. Megjithatė, Shqipėria ka shumė lojtarė tė mirė, disa prej tė cilėve aktivizohen nė kampionate tė ndryshme tė botės dhe kanė shanse tė bėjnė emėr".

Lidhja e tij me sportin e top-koshit ėshtė shumė e fortė. "Nuk e di se ēfarė do tė bėja tjetėr nė jetė nėse nuk do tė praktikoja kėtė sport. Asnjėherė nuk e kam menduar. Ndoshta do tė isha bėrė doktor, gjykatės ose farmacist si nėna ime. Me sa mbaj mend, jam praktikuar gjithmonė me topin", vazhdoi ai. "Basketbolli ėshtė jeta ime. Kur zbres nė tapet jam mėsuar tė jap gjithmonė 200 pėr qind". Tashmė ai kėrkon tė lejė gjurmė edhe nė Valencia: "Jam njė sportist qė kėrkoj vetėm tė fitoj. Madje, nė harkun e pak viteve synoj qė tė flitet pėr titujt qė Pamesa fitoi me Ermal Kuqon nė skuadėr". Pavarėsisht pasionit, Ermali interesohet edhe pėr gjėra tė tjera, siē ėshtė mėsimi i gjuhėve tė huaja. Falė pėrkushtimit, brenda njė kohe rekord, ai ka mėsuar tė flasė nė mėnyrė thuajse tė pėrsosur spanjishten: "Gjatė verės ndoqa njė kurs tė kėsaj gjuhe, mėsova gramatikėn, kohėt e foljeve...". Pėrveē shqipes, basketbollisti flet edhe turqisht (luan me pėrfaqėsuesen e kėtij vendi), anglisht e italisht.




 

© Gazeta Shqip - 2006-2008