|
SIDA, nė mė pak se njė vit janė infektuar mbi 30 persona Pjesa mė e madhe e morėn sėmundjen nga kontaktet seksuale Brenda mė pak se njė viti janė raportuar plot 35 tė infektuar me HIV/AIDS. Sot, nė Ditėn Ndėrkombėtare tė Luftės Kundėr sėmundjes sė shekullit, njė sėrė aktivitetesh do tė mbahen nga pėrfaqėsuesit e shėndetėsisė, OJF nė kuadėr tė parandalimit nga kjo sėmundje. Sipas shifrave, shumica e tė prekurve janė infektuar nga kontakti seksual, marrėdhėniet e pambrojtura, njė pjesė ėshtė transmetuar nga nėna te fėmija. Nuk mbeten tė veēuara rastet e kalimit tė sėmundjes nga transfuzioni i gjakut. Problemet-------------- e kategorisė sė pacientėve me HIV/AIDS asnjėherė nuk i kanė mbaruar --------problemet, njė herė ilaēet e munguara mė pas reagentėt e vonuar. Ilaēe tė pa zhdoganuara qė kanė lėnė pacientėt nė radhėn e pritjes, receta, udhėtime, shpenzime shtesė nė kurriz tė tė sėmurėve, qė i shtojnė mė tepėr shqetėsimet e tyre.
Shėndeti Publik
Mbėshtetur nė numrin e personave tė diagnostikuar dhe raportuar, Shqipėria vazhdon tė mbetet njė vend me prevalencė tė ulėt tė infeksionit HIV. Megjithatė, vėrehet njė tendencė nė rritje e numrit tė rasteve tė reja dhe vlerėsimet sugjerojnė pėr njė numėr mė tė madh tė rasteve tė pa diagnostikuar. Nga ana tjetėr, vlerėsimet e ndryshme qė janė bėrė, tregojnė se vendi ynė mund tė pėrballet me njė rritje tė shpejtė tė numrit tė rasteve, nėse nuk merren masat e duhura pėr parandalimin e epidemisė e nė mėnyrė tė veēantė te grupet me risk mė tė lartė dhe mė vulnerabėl tė popullatės. Deri nė nėntor 2008 numri total i rasteve me HIV/AIDS ėshtė 291, dhe vetėm nė vitin 2008 janė zbuluar 35 raste tė reja.
Meshkujt vazhdojnė tė pėrbėjnė numrin mė tė madh tė rasteve 69% (202 raste), por vėrehet njė rritje e numrit tė femrave HIV pozitiv 31% (89 raste). Nga rastet e reja tė diagnostikuar nė vitin 2008, 15 prej tyre janė femra.
Prekja nga sėmundja
Qė prej vitit 1993, kur u zbulua rasti parė me HIV, 99 persona kanė shfaqur AIDS dhe 56 prej tyre kanė vdekur.
Transmetimi seksual vazhdon tė dominojė nė mėnyrėn e transmetimit tė infeksionit HIV me 90.4% tė rasteve (81.4% heteroseksuale dhe 9% homo-biseksuale). Ne 3.8% tė rasteve, infeksioni ėshtė transmetuar nėpėrmjet gjakut, 4.5% nga nėna te fėmija dhe 1% te pėrdoruesit e drogave me injektim (PDI).
Numri i fėmijėve tė prekur nga infeksioni HIV ėshtė 17; 12 prej tyre janė infektuar nėpėrmjet transmetimit nga nėna te fėmija dhe 5 nėpėrmjet gjakut. 12 fėmijė trajtohen me terapi antiretrovirale pranė Shėrbimit Pediatrik, ndėrsa 5 tė tjerė pranė Klinikes sė Sėmundjeve Infektive pėr tė rritur. Numri mė i madh i rasteve i pėrkasin grup-moshave 25-34 vjeē dhe 35-44 vjeē, respektivisht me 71 dhe 94 raste. Pas studimit tė parė tė kryer nė vitin 2005, kėtė vit u realizua studimi i dytė i Survejancės Biologjike dhe tė sjelljeve te grupet vulnerabel dhe popullatėn rome.
Nė vitin 2004 u bė i mundur sigurimi i medikamenteve antiretrovirale pėr personat qė jetojnė me HIV/AIDS. Mjekimi me antiretrovirale sigurohet falas pėr tė gjithė personat qė kanė nevojė, dhe aktualisht 110 persona marrin kėtė terapi nė spitalin "Nėnė Tereza", pranė Departamentit tė Sėmundjeve Infektive dhe Shėrbimit Pediatrik.
Situata epidemiologjike nė botė
HIV vazhdon tė mbetet njė problem global me pėrmasa tė pazakonta. I panjohur 27 vjet mė parė, HIV deri me sot ka shkaktuar vdekjen e 25 milionė personave nė tė gjithė botėn dhe ka sjellė ndryshime tė thella demografike nė vendet mė shumė tė prekura.
Tė dhėnat mė tė fundit epidemiologjike pėrmbajnė dhe disa lajme tė mira dhe inkurajuese. Nė disa vende nė Azi, Amerikėn Latine dhe Afrikėn sub-Sahariane numri vjetor i infeksioneve tė reja HIV ėshtė nė rėnie. Pėrqindja e vlerėsuar e vdekjeve nga AIDS gjithashtu ka pėsuar rėnie, kjo dhe pėr arsye tė rritjes sė aksesit ndaj mjekimit me antiretrovirale nė vendet me burime tė kufizuara. Por, ende kėto tendenca pozitive nuk janė evidente nė tė gjitha vendet, ēka nxjerr nė pah nevojėn pėr njė progres mė gjithėpėrfshirės nė zbatimin e politikave dhe programeve efektive. Nė tė gjithė botėn vlerėsohet tė jetojnė rreth 33 milionė persona me HIV/AIDS. Numri i infeksioneve tė reja ka pėsuar njė rėnie nga 3 milionė nė vitin 2001 nė 2.7 milionė nė vitin 2007.
Nė vitin 2007 numri i vdekjeve nga AIDS ishte 2 milionė.
Afrika vazhdon tė mbetet rajoni mė i prekur. 67% e tė gjithė personave me HIV/AIDS jetojnė nė Afrikėn sub-Sahariane.
Breaking views
NESMARK zhvillon aktivitetin nė Shqipėri qė nga viti 1997 nė bazė tė njė marrėveshjeje mes Ministrisė sė Shėndetėsisė sė Republikės sė Shqipėrisė dhe Kreditanstalt für Wiederaufbau, KfW, Frankfurt, Gjermani. NESMARK vepron duke u bazuar nė praktikat e Social- Marketingut qė nė vetvete ėshtė njė metodė zhvillimi, e cila aplikon teknikat moderne tė marketingut komercial pėr qėllime humanitare. Qėllimi ėshtė tė gjenden zgjidhje tė vlefshme dhe efecientė pėr probleme sociale, tė cilat nėnkuptojnė kryesisht njė ndryshim sjelljeje dhe mentaliteti. Marketingu Social pėrmirėson cilėsinė e jetės, duke u ofruar pranuesve tė planifikimit familjar njė zgjedhje tė vėrtetė nėpėrmjet mundėsisė mė tė mirė tė informimit, produkteve dhe shėrbimeve me ēmime tė pranueshme.
NESMARK luan njė rol jashtėzakonisht tė rėndėsishėm nė luftėn kundėr HIV/AIDS nė Shqipėri, nėpėrmjet ofrimit tė prezervativėve FOR YOU, FOR YOU MORE dhe ADORE dhe organizimit tė njė sėrė trajnimesh me grupet mė nė rrezik tė popullsisė. Puna e NESMARK shtrihet nė tė gjithė Shqipėrinė.
|


|