. .
  01/12/2008
 
   
Faqja e pare
Politike
Aktualitet
Sociale
Ekonomi
Rajoni
Bota
Kulture
Sport
 
Komente
Reportazhe
NDRYSHE
 
Forum
Chat
 
Parashikimi i motit
Horoskopi
Kembimi valutor
 
top-channel.tv
topalbaniaradio.com
digitalb.al
 
Kontakt



Shkumbini-Dinamo, paqe e kontestime

Mbyllet nė barazim 0-0 kjo sfidė luftarake dhe shumė emocionuese mes tyre

Shkumbini e Dinamo ndajnė nga njė pikė mes tyre nė njė sfidė tė ndezur nė Peqinit, nė tė cilėn u pa pothuajse gjithēka, me pėrjashtim tė golit. Njė lojė shumė luftarake, e mbushur me emocione dhe shumė raste pėr shėnim ėshtė mbyllur nė fund tė 90 minutave me barazim, 0-0. Tė dy skuadrat luajtėn njė futboll sulmues nė pjesėn mė tė madhe tė takimit, duke lėnė hapėsira pėr njė lojė tė shpejtė dhe me ritėm. Shkumbini, ishte ai qė kėrkonte tė mbante iniciativėn dhe sulmonte nė tė dyja krahėt. Dinamo kundėrpėrgjigjet me tė njėjtėn mėnyrė, duke e vėnė disa herė nė vėshtirėsi kundėrshtarin. Kjo situatė ka vazhduar pėr minuta tė tėra, edhe pse dukej se Shkumbini ishte disi mė agresiv. Por, nuk mund tė thuhet se Dinamo u mbrojt. Edhe blutė e drejtuar nga Zlatko Daliē kanė rrezikuar disa herė me aksionet e tyre tė shpejta. Nė 45 minutat e para, tė dyja skuadrat luajnė si tė barabarta. Nė pjesėn e dytė, peqinasit ushtrojnė akoma dhe mė shumė presion nė portėn kundėrshtare, nė kėrkim tė njė goli, i cili do t‘i duhej pėr fitoren qė do t‘i rikthente vendin e tretė nė tabelėn e renditjes. Njė rast shumė tė mirė e ka pasur me anė tė Mustafait, i cili, pasi ka shmangur mbrojtėsin Pisha, ka lėshuar njė gjuajtje drithėruese. Me gjithė kėmbėnguljen e madhe, peqinasit e kanė tė vėshtirė tė gjejnė rrugėn e rrjetės dhe humbasin raste tė shumta. Nė njė tjetėr rast ėshtė portieri dinamovit Kotorri, ai qė ka shpėtuar skuadrėn, kur i ka mohuar sėrish golin futbollistit Mustafai, duke e pritur gjuajtjen e rrezikshme tė tij nė dy kohė. Shkumbini e provon me tė gjitha mėnyrat. Vendasit janė tė papėrmbajtshėm dhe deri tani mund tė konsiderohet tė pafat. Ata kontrollojnė totalisht lojėn, krijojnė shumė aksione tė rrezikshme me Mustafain dhe Norėn, por goli ėshtė ende shumė larg. Insistimi i peqinasve ka vazhduar deri nė minutat e fundit, por rastet e shumta tė vendasve janė sfumuar nga forma e shkėlqyer e portierit tė kryeqytetasve, Kotorri. Nė minutat e fundit, nė njė tjetėr aksion tė vendasve, Nora ėshtė rrėzuar nė zonė, ndėrsa pėr gjyqtarin Lorenc Jemini, mendon se bėhet fjalė pėr njė simulim. Pas kėtij vendimi has nė kontestimin e ashpėr tė lojtarėve tė Shkumbinit dhe tė tifozerisė sė saj. Minutat nė vazhdim nuk mjaftojnė pėr tė ndryshuar rezultatin dhe vėrshėllima e gjyqtarit e ka mbyllur nė paqe kėtė sfidė tė ndezur. Menjėherė pas pėrfundimit tė ndeshjes, gjyqtari Jemini pėrcillet nga sharjet nė kor tė tifozerisė vendase, e cila e ka "falėnderuar" nė kėtė mėnyrė pėr atė qė, sipas tyre, ishte njė penallti e mohuar. Pėr ta mbrojtur arbitrin nga irritimi i tifozerisė, ėshtė dashur shoqėrimi i tij nga forcat e shumta tė policisė. Megjithatė, ky episod nuk e ka zbehur atė ndeshje luftarake, ku, tė paktėn pėr atė qė dha nė 45 minutat e dyta, mund tė thuhet me plot gojėn se Shkumbini meritonte mė shumė.


Superiore

REZULTATET

Tirana - Teuta 1-2

Sefa 78‘/ Vila 25‘, 45‘

Vllaznia - Partizani 2-1

Boadu 26‘, Shtupina 86‘ / Bakaj 35‘

Elbasani - Flamurtari 0-0

Lushnja - Apolonia 3-1

G. Arbėri 13‘, Bubeqi 53‘, Sisoko 81‘ / Sreēkoviē 28‘


Sot

Shkumbini-Dinamo 0-0

Besa-Bylis 3-0

Kuli 8‘, Haliti 55‘, Abilaliaj 66‘


KLASIFIKIMI

Skuadra N Pikė

1. Vllaznia 13 25

2. Tirana 13 23

3. Shkumbini 13 20

4. Teuta 13 20

5. Dinamo 13 19

8. Besa 13 19

6. Elbasani 13 18

7. Flamurtari 13 17

9. Bylis 13 15

10. Apolonia 13 12

11. Lushnja 13 11

12. Partizani 13 8





Meritat

Pas njė pjese tė parė, ku tė dyja skuadrat mund tė thuhet se luajtėn si tė barabarta, nė tė dytėn, peqinasit dominuan totalisht lojėn, krijuan raste tė panumėrta pėr shėnim, por u mungoi vetėm goli. Prandaj mund tė thuhet se meritonin mė shumė se njė barazim




 

© Gazeta Shqip - 2006-2008