. .
  27/11/2008
 
   
Faqja e pare
Politike
Aktualitet
Sociale
Ekonomi
Rajoni
Bota
Kulture
Sport
 
Komente
Reportazhe
NDRYSHE
 
Forum
Chat
 
Parashikimi i motit
Horoskopi
Kembimi valutor
 
top-channel.tv
topalbaniaradio.com
digitalb.al
 
Kontakt



Zhduket telefonata qė e nxori Kryeziun nga shtėpia

Thirrja e fundit ishte me gruan. Por Leli e mohon

Zhduken nė mėnyrė tė dyshimtė
edhe ato pak prova
qė hedhin dritė mbi
mėnyrėn e rrėmbimit tė
Ismet Kryeziut. Telefonata qė e
ftoi Kryeziun tė dilte nga shtėpia
nuk ndodhet te lista e tabulateve.
Anila Leli, bashkėshortja e tė
humburit, gjatė dėshmisė 8-
orėshe nė Drejtorinė e Pėrgjithshme
tė Policisė sė Shtetit, deklaroi
se ditėn kur ėshtė zhdukur Ismeti,
dikush e ka marrė nė telefon
rreth orės 16:20, ndėrsa ai i ėshtė
pėrgjigjur se "erdha pėr 5 minuta".
Por Leli ėshtė befasuar nga
provat e policisė, tė cilėt kanė nė
dorė edhe listėn e telefonatave tė
Kryeziut ditėn e rrėmbimit, sipas
tė cilave rezulton se ai nuk ka kryer
apo ka marrė telefonatė nė orėn
16:20, ndryshe nga pretendimi i
bashkėshortes. Gjatė dėshmisė
8-orėshe, gruaja ka pranuar tė
rrėfejė tė gjitha enigmat, nga vizitat
e Kryeziut nė shtetin e Iranit e
deri te jeta e tyre nė Kosovė.
Dėshmia e
bashkėshortes
Anila Leli, bashkėshortja e Ismet
Kryeziut, ka dėshmuar disa
ditė mė parė nė zyrėn e Antiterrorit,
nė Policinė e Shtetit, momentin
e largimit tė tė shoqit. E
pakėnaqur nga "ngathtėsia" e
policisė, pasi pretendon se me
veprimet aktuale po tentohet tė
mbyllet ēėshtja, ka kontaktuar
avokatin Idajet Beqari, i cili ėshtė
njė nga bashkėpunėtorėt mė tė
ngushtė tė Ismet Kryeziut. Pas
negociatave me Ministrinė e
Brendshme, ajo ėshtė pritur nga
drejtori i Drejtorisė pėr Luftėn
Kundėr Krimeve ndaj Jetės dhe
Shėndetit, Tonin Vocaj, i cili organizon
njė plotėsim tė kallėzimit.
Leli shpjegon momentin e largimit
tė tė shoqit nga banesa. Sipas
saj, mė datėn 15 nėntor, rreth orės
16:20, Ismeti merr njė telefonatė
nga njė person. "Ai ishte nė
dhomėn e gjumit, ndėrsa derėn e
kishte lėnė pak hapur. Te salloni i
shtėpisė ndodhesha unė dhe babai
im. Ne dėgjuam njė pjesė tė
bisedės telefonike, ku Ismeti tha
se ‘erdha pėr pesė minuta‘. Mė pas
doli dhe s‘u kthye mė...", mėsohet
se ka deklaruar bashkėshortja.
Gjatė dėshmisė, hetuesit i kanė
dhėnė njė dokument, ku rezulton
se ditėn qė ėshtė zhdukur, Ismeti
nuk ka marrė asnjė telefonatė nė
atė orė. Gruaja ka kėmbėngulur se
ėshtė vetė dėshmitare, madje
kėtė fakt e konfirmon edhe babai
i saj. Ajo ka ngritur dyshimin se
dokumenti i policisė mund tė jetė
i falsifikuar. Por pėrgjigjja e
hetuesve tė ēėshtjes ėshtė se telefonata
e fundit e bashkėshortit tė
saj ėshtė kryer nė orėn 18:28, kur
ka marrė nė telefon Anilėn dhe i
ka thėnė se "dola nė kafe". Nisur
nga tė dhėnat e mėsipėrme, Anila
Leli u sugjeroi grupit hetimor se
dosja mund tė klasifikohet si
rrėmbim i pastėr, pasi prej kohėsh
bashkėshorti i saj ėshtė mbajtur
nėn vėzhgim nga shėrbimet inteligjente
tė disa vendeve. Mė
pas, ka sqaruar edhe lidhjet dhe
vizitat e bashkėshortit nė njė shtet
qė "nuk i pėlqen" Perėndimit,
duke nėnkuptuar Iranin.
Lėvizja e Kryeziut
Seanca maratonė e pyetjeve tė
Anilės dhe babait tė saj ka vazhduar
me lėvizjet e Ismet Kryeziut
drejt Turqisė dhe Iranit. Ajo ka
shpjeguar se njė ditė para se tė
zhdukej, Ismeti kishte mbėrritur
pas njė vizite nė vendin "armik"
tė vendeve perėndimore. "24 orė
para se tė zhdukej, Ismeti mbėrriti
pas njė vizite tė kryer nė Iran.
Para se nė nisej mė tha se, nga
Rinasi do tė shkonte nė Stamboll
pėr disa punė. Kur mbėrriti mė
tha se kishte shkuar edhe nė Iran
sė bashku me njė shokun e tij nga
Kosova. Arsyeja ishte se miku i tij
kishte bashkėshorten sėmurė
dhe ajo do tė kryente njė transplant
veshkash. Duke qenė se Ismeti
kishte disa lidhje nė Iran, i
rregulloi njė operacion me njė
ēmim mė tė lirė se nė vendet
perėndimore. Madje Ismeti, pas
ardhjes nga Irani, mė tha se mund
tė dėrgonte edhe nėnėn time,
pasi vuan nga njė sėmundje nė
gju", mėsohet se ka deklaruar
Anila Leli nė polici.

Hetimet, Kryeziu u rrėmbye



Policia ngre akuzėn e rrėmbimit
pėr zhdukjen e Ismet
Kryeziut. Faktet e mbledhura
deri tani ēojnė vetėm nė njė
pistė, atė tė rrėmbimit, megjithėse
motivi ende nuk ėshtė kthjelluar
pėr strukturat e specializuara tė
policisė. Kjo konfirmohet edhe nga
prokuroria, e cila ia ka kaluar ēėshtjen
pėr hetim seksionit tė antiterrorit
nė Drejtorinė e Policisė sė Tiranės.
Ndryshimi i statusit tė personit
tė zhdukur ka ndryshuar nė
momentin qė bashkėshortja e tij
ėshtė rimarrė nė pyetje dhe ka
pranuar rastin e njė borxhi, ku ishte
pėrfshirė edhe Ismet Kryeziu.
Pasi ka deklaruar mė parė se aktivisti
kosovar pėr ēėshtjet kombėtare
ėshtė larguar nga banesa
dhe se nuk ka prova apo tė dhėna
qė mund tė hetohet pėr ndonjė
pistė tjetėr, Prokuroria e Tiranės ka
regjistruar procedimin penal pėr
rrėmbim dhe po heton mė shumė
mbi kėtė linjė. Burimet hetimore
deklarojnė se janė qartėsuar edhe
lėvizjet e tij, deri te kontaktet me
miq tė vjetėr nė UĒK apo takimi
me njė shtetas irakian, me tė cilin
ka kontaktuar pėr njė dhuratė.
Dosja e tij po rishikohet edhe nga
sektori i antiterrorit, pėr faktin se
pėr njė kohė relativisht tė gjatė
Kryeziu ėshtė mbajtur nėn vėzhgim
pėr ēėshtjen e tre iranianėve,
tė cilėt nuk janė lejuar tė vizitojnė
Shqipėrinė, nė kohėn kur ai kishte
dalė garant pėr ardhjen e tyre. Mė
15 nėntor, rreth orės 18:30 tė sė shtunės,
Kryeziu u largua nga banesa,
me justifikimin pėr tė takuar
dy miq dhe nuk u kthye mė. E
shoqja denoncoi largimin e tij
mėngjesin tjetėr. Kryeziu ėshtė
njohur si njė ndėr miqtė e Remzi
Hoxhės dhe qė ka qenė aktivist
pėr ēėshtjet kombėtare qė nė vitet
‘80. Ai ėshtė arrestuar disa herė
pėr akuza tė fabrikuara ndaj tij, qė
nga UDB-ja, policia shqiptare
dhe UMNIK-u nė Kosovė.



Policia: Dosja "Kryeziu", drejt Krimeve tė Rėnda


Zhdukja e Ismet Kryeziut
mund tė hetohet nga
Prokuroria e Krimeve tė
Rėnda. Avokati i familjes Kryeziu,
Idajet Beqiri, tha dje pėr gazetėn
"Shqip" se faktet e reja tė paraqitura
nga Anila Leli kanė sjellė njė
ndryshim tė akuzės nga largim
nga banesa nė rrėmbim personi.
Vepra ėshtė kompetencė e Prokurorisė
sė Krimeve tė Rėnda. Sipas
avokatit, policia po kryen procedurat
dhe rrėmbimi i Kryeziut
mund tė regjistrohet si procedim
penal nė sektorin mė tė rėndėsishėm
tė prokurorisė. Ajo reagoi
dje zyrtarisht, teksa pohoi se ende
nuk ėshtė njohur me dosjen dhe
se faktet e paraqitura deri tani
nuk plotėsojnė elementėt e veprės
penale pėr transferimin e
ēėshtjes. Gjithsesi, Policia e Shtetit
ėshtė angazhuar tėrėsisht qė
tė mos tė ketė "nėpėr kėmbė" njė
tjetėr "Remzi Hoxha". Dhjetėra
oficerė tė antiterrorit po kryejnė
hetime nė Shqipėri dhe Kosovė.
Madje nė Kosovė ėshtė verifikuar
edhe njė borxh qė dyshohej fillimisht
se ishte i vetė Ismet Kryeziut.
Nga tė dhėnat e familjes, por
edhe tė policisė, mėsohet se borxhi
ėshtė i dhėndrit tė tij, i cili
punon administrator nė njė firmė
nė Kosovė. Por borxhi nuk ka asnjė
lidhje me tė zhdukurin. Hetuesi
e antiterrorit kanė marrė nė pyetje
familjarė tė Ismetit nė Kosovė,
nga tė cilėt ėshtė mėsuar se
nuk ka asnjė motiv qė ai tė jetė
rrėmbyer. Ata deklaruan pėr policinė
se i "zhdukuri", zotėron njė
pronė me vlerė gjysmė milioni
euro nė Prizren tė Kosovės dhe
nėse do tė kishte borxh, atėherė
mund tė shiste njė pjesė tė truallit,
pėr ta shlyer.




 

© Gazeta Shqip - 2006-2008