|
Vrasja e beratasit, pas dy javėsh do tė martohej Shtohen misteret pėr ekzekutimin e Gjatės. Policia sgjen dot vendin e krimit Policia e Tiranės nuk ka asnjė pistė hetimi pėr vrasjen e 25-vjeēarit beratas, i cili vdiq dy net mė parė nė Spitalin Ushtarak. Tė njohurit e tij kanė deklaruar se viktima nuk ka pasur asnjė konflikt personal, por mė problematike pėr policinė mbetet edhe mungesa e vendit tė ngjarjes. Edhe prindėrit e tij nuk kanė pasur dyshime mbi personat konkretė qė mund tė kenė kryer kėtė krim mbi djaloshin qė pritej tė martohej pas dy javėsh.
Hetimet
Policia e kryeqytetit ėshtė njoftuar pėr kėtė ngjarje tė rėndė rreth orės 18:00 tė sė hėnės, kur Ferdinand Gjata ka mbėrritur i plagosur nė kraharor, nė anėn e djathtė, me njė plumb pistolete. Njoftimi pėr plagosjen e tij ėshtė dhėnė nga mjekėt e Spitalit Ushtarak, tė cilėt kanė ofruar ndihmėn e parė pėr tė plagosurin. Menjėherė nė vendngjarje ka shkuar policia, e cila nuk ka mundur tė marrė nė pyetje 25-vjeēarin, pasi ishte nė gjendje tė rėnduar shėndetėsore. Duke pritur pėrmirėsimin e tij pėr zbardhjen e kėsaj ngjarjeje mister, policia ka mbetur e zhgėnjyer, kur mjekėt kanė deklaruar se ai kishte ndėrruar jetė, pikėrisht rreth orės 20:00. Nė kėto kushte, grupi hetimor ka marrė nė pyetje mjekėt e gatshėm nė lidhje me personat qė kishin shoqėruar nė spital tė plagosurin, por edhe nga kjo nuk kanė mundur tė mbledhin asnjė fakt. Sipas policisė, mjekėt nuk mbajnė mend se nga kush dhe ēfarė makine ėshtė shoqėruar i plagosuri nė spital. Kėshtu, pėr tė nisur njė hetim tė mirėfilltė, grupi i punės e ka pasur shumė tė vėshtirė, pasi i mungon vendi i ngjarjes. Nė kėto kushte ėshtė kėrkuar ndihma e sallės operative, nėse kishte ndonjė informacion pėr tė shtėna me armė. Por, edhe kėtu grupi hetimor ka dėshtuar, duke e klasifikuar ngjarjen si vrasje me silenciator. Policia shpjegoi se, derisa nuk ėshtė dėgjuar asnjė e shtėnė nė Tiranė, lindin dyshimet se ai mund tė jetė ekzekutuar nė mėnyrė mafioze. Por, duke kontrolluar kartelėn e tij, nuk ka dalė asnjė element qė lidhet me vrasjen. Por, gjatė hetimit, policia ka zbuluar se i riu punonte nė njė sallė lojėrash fati nė zonėn e "Ali Demit". Duke u nisur nga ky fakt, janė marrė nė pyetje punonjėsit e kėsaj salle, tė cilėt kanė deklaruar se ai ishte njeri i urtė dhe asnjėherė nuk kishte pasur probleme. Tė njėjtėn gjė ka konfirmuar edhe familja e tij, duke detyruar policinė tė regjistrojė kėtė krim si vrasje me dashje. Sipas policisė, vrasja e tij mund tė ketė ardhur nga ndonjė konflikt i momentit, ku pala kundėrshtare e ka ekzekutuar. Gjithashtu, policia shpjegoi se sherri mund tė ketė ndodhur midis disa personave, ku njėra palė e ka ndihmuar tė plagosurin duke e dėrguar nė spital, me qėllim qė ai tė mbijetojė.
Familja
Lamtumira e fundit pėr 25-vjeēarin Gjata ėshtė dhėnė nė orėn 13:00 nė qytetin e tij tė lindjes, nė Berat. Trupi i pajetė mbėrriti nė orėt e para tė mėngjesit tė djeshėm pranė banesės nė lagjen "Ēlirim". Tė afėrm, miq dhe shokė i kanė dhėnė atij lamtumirėn e fundit duke e pėrcjell pėr nė varrezat e "Burdulliasit". Familja e kishte marrė lajmin pėr vrasjen nėpėrmjet medias. Dy prindėrit, tre vėllezėrit dhe dy motrat e tij kanė dėgjuar nė televizion lajmin pėr vrasjen e njeriut tė tyre tė dashur. Ata nuk kanė mundur tė mėsojnė shumė rreth ngjarjes, por kėrkojnė nga shteti zbardhjen e saj, pasi, sipas tyre, Ferdinandi nuk kishte asnjė konflikt me njeri as nė Tiranė as nė kohėn qė kish jetuar nė Berat. Nėna e tij, Dylberja, por dhe familjarėt e tjerė, janė shprehur se Ferdinandi, gjashtė muaj mė parė kish shkuar nė Tiranė pėr tė punuar. Pamundėsia pėr gjetjen e njė vendi pune nė qytetin e tij, kushtet e vėshtira ekonomike tė familjes, kishin detyruar 25-vjeēarin tė kėrkonte mundėsi punėsimi nė kryeqytet. Kish qenė njė shok i tij, i cili i kishte gjetur punė nė njė kazino. I riu nuk kishte menduar gjatė dhe kishte nisur jetėn e re nė kryeqytet, nė njė banesė tė marrė me qira nė lagjen "Ali Demi". Sipas familjarėve, ai kishte qenė pėr herė tė fundit nė Berat pėrpara dy javėsh, por lidhej vazhdimisht nė telefon me familjen, pasi pas dy javėsh do tė martohej. Prej njė viti, ai ishte fejuar me njė vajzė nga Kavaja dhe kishte ndarė ditėn e dasmės mė 7 dhjetor tė kėtij viti.
|


|