. .
  26/11/2008
 
   
Faqja e pare
Politike
Aktualitet
Sociale
Ekonomi
Rajoni
Bota
Kulture
Sport
 
Komente
Reportazhe
NDRYSHE
 
Forum
Chat
 
Parashikimi i motit
Horoskopi
Kembimi valutor
 
top-channel.tv
topalbaniaradio.com
digitalb.al
 
Kontakt



Kujdes! Po vjen njė grip i rrezikshėm. Vaksinohuni!

Virusi australian, njė "peshqesh" nė prag tė Vitit tė Ri

Njė virozė e rrezikshme, e rėndė dhe ngjitėse pritet tė mbėrrijė edhe nė tokėn shqiptare nė pragun e festave tė fundvitit. Ky virus pritet tė prekė nė shifra tė larta qytetarėt, nė mėnyrė tė veēantė ata qė janė mė delikatėt apo tė ekspozuar ndaj virozave. Prejardhja e kėsaj viroze ėshtė Australia. Koha e keqe, rrymat ajrore qė qarkullojnė nė rajon bashkė me tė ftohtin sjellin edhe viroza. Lloji i virozės qė pritet tė na prekė nė fundvit ėshtė tipi H3N2/A/Brisbane/10/07. Ky tip ka prekur disa prej fqinjėve tanė dhe ėshtė izoluar nė laboratorėt e infeksionistėve pėr t‘u ekzaminuar.

Tipi i virozėz H3N2 ėshtė cilėsuar si njė flamė e cila pritet tė prekė shifra tė larta dhe tė sėmurė nė tė gjithė Evropėn. Vaksina e hedhur nė qarkullim kėtė vit pėrmban "mbrojtje" pėr tre lloje virusesh, por mutacionet qė pėsojnė virozat shpeshherė e gjejnė tė parapėrgatitur sistemin tonė mbrojtės. Pavarėsisht kėsaj, vaksina e rekomanduar nga infeksionistėt ka rol tė rėndėsishėm nė parandalimin e gripit dhe virozėve. Vaksina, mjeti kryesor mbrojtės i parandalimit, kėshillohet pėr tė gjitha kategoritė "delikate", tė moshuar mbi 65 vjeē, fėmijė mbi 6 vjeē, tė rinj dhe tė rritur, tė cilėt janė pacientė kronikė. Andej detit, nė Itali, tre nga tė prekurit janė "izoluar". Pėrkatėsisht njė grua 35 vjeēe me fėmijėn e saj 2 vjeē dhe njė tjetėr fėmijė 5 vjeē janė prekur nga njė nėntip i A/H3N2, tė gjithė jo tė vaksinuar. Viroza australiane mendohet tė prekė tė gjithė Evropėn.

Sipas infeksionistėve, nė Itali nga 5 deri nė 7 milionė njerėz, 1.7% e popullsisė, do tė preken nga kjo virozė duke kaluar njė pjesė tė kohės poshtė batanijeve. Veē kostos shėndetėsore, gripi dhe virozat e "vėshtira" sjellin edhe shpenzime tė mėdha pėr shtetin, si pėr blerjen e ilaēeve, ashtu edhe nė uljen e produktivitetit nė punė si pasojė e mungesave pėr arsye shėndetėsore. Janė rreth 200 fėmijė qė paraqiten ēdo ditė nė urgjencėn e pediatrisė nė qendrėn universitare "Nėnė Tereza". Deri tani, nuk ka asnjė rrezik pėr shpėrthim epidemie, pasi i gjithė fluksi ėshtė si pasojė e ndryshimit tė temperaturave dhe tė ftohtit. Drejtoria e Qendrės Spitalore ka deklaruar se janė tė pėrgatitur pėr tė pėrballuar ēdo rast emergjence.




 

© Gazeta Shqip - 2006-2008