|
Miqtė dhe armiqtė e pjatave tė fėmijėve tuaj. Ja ushqimet e dobishme dhe ato qė na dėmtojnė Hani mėngjes qė tė mos shėndosheni ėshtė njė kėshillė pėr tė gjithė, por veēanėrisht pėr tė miturit Pėr momentin jetojmė nė njė gjendje emergjente: po rrisim njė brez fėmijėsh obezė dhe mbipeshė, qė padashur e pa kujtuar, kur tė rriten, pesha e tyre trupore nuk do tė ndryshojė, por do mbetet nė kėto pėrmasa, duke shtuar edhe mė shumė rreziqet qė sjell kjo anomali. Alarmi i fundit vjen nga kongresi kombėtar, "Ushqimi dhe Metabolizmi i Fėmijėve", i mbajtur sė fundmi nė Verona. Pėrveē shqetėsimeve, kongresi ka zbuluar dhe njė detaj shumė tė rėndėsishėm pėr shėndetin e tė vegjėlve: nėse i bindim ata tė konsumojnė rregullisht mėngjesin, atėherė jemi nė rrugėn e duhur dhe mund ta parandalojmė rrezikun qė nė tė ardhme tė mos bėhen obezė.
Mėngjesi
Kėtė e kanė pohuar ekspertėt e Shoqėrisė sė Obezitetit, tė cilėt kujtojnė shifrat alarmante: njė nė tre fėmijė ėshtė mbipeshė, ndėrsa njė nė dhjetė ėshtė obez. Kush ėshtė obez nė fėmijėri, ka shumė probabilitet qė edhe kur tė rritet tė mbetet i tillė. "Njė studim i fundit pėr temėn nė fjalė tregon se konsumimi i rregullt i mėngjesit ėshtė i lidhur ngushtė me treguesin e peshėn sė trupit", shpjegon njė ekspert, i cili ėshtė sekretar shkencor i kongresit. Me fjalė tė tjera, pavarėsisht nga faktorėt e tjerė (mosha, seksi, aktiviteti fizik e kėshtu me radhė), sa mė rregullisht ta konsumoni mėngjesin, aq mė i vogėl ėshtė rreziku pėr tu shėndoshur. Pėr tė gjithė ata qė nuk e dinė, mėngjesi ėshtė shumė i rėndėsishėm, sepse pėrveē karbohidrateve, tė cilat nevojiten si "karburant" pėr aktivitetet shkollore, plotėson edhe ushqimet e tjera esenciale, siē ėshtė kalciumi i qumėshtit. Dita duhet tė nisė me njė mėngjes tė shijshėm, sepse ai pėrbėn 60 pėr qind tė kalorive tė ditės. Fatkeqėsisht, sot ndodh e kundėrta. Tė gjithė i kushtojnė rėndėsi darkės. Kjo jo pėr zgjedhje, por pėr detyrim, sepse ėshtė darka ajo qė i mbledh tė gjithė pjesėtarėt e familjes nė shtėpi. Kėshtu, duke konsumuar shumė kalori nė darkė, ėshtė e pamundur tė kesh oreks mėngjesin tjetėr. Me ose pa dėshirė, ky zakon ėshtė i vėshtirė pėr tu hequr. Pėr pasojė, shumė fėmijė dalin nga shtėpia pa mėngjes, duke prishur qė nė orėt e para tė ditės ekuilibrat e tė ushqyerit. Ky zakon i ndjek edhe gjatė adoleshencės.
Rregullat
Shqetėsimi i vėrtetė qėndron te fakti se fėmijėt dhe adoleshentėt e shėndoshė, kur tė rriten do tė kenė probleme me shėndetin: "Te njė fėmijė, qė i vogėl ėshtė obez, rreziku kardiovaskular ėshtė i madh, sepse rriten kolesteroli, trigliceridet dhe glicemia; pa llogaritur mė pas shqetėsimet e vogla me peshėn, tė cilat shpesh ndikojnė nė gjendjen emocionale, vetėvlerėsimin pėr veten, depresionin", thekson specialisti. "Lajmi i mirė ėshtė se nga dhjami i tepėrt mund tė shėrohet ēdo lloj moshe. I rėndėsishėm ėshtė vullneti dhe respektimi i disa rregullave: e para, shumė e thjeshtė, duhet tė matni gjatėsinė e fėmijės me moshėn. Pavarėsisht nga mosha apo seksi, raporti mes moshės dhe gjatėsisė duhet tė jetė mė i vogėl se 0,5. Nėse treguesi ėshtė mbi kėtė vlerė, atėherė ėshtė mirė tė kėshilloheni me pediatrin dhe sė bashku tė gjeni njė zgjidhje, sepse ekziston mundėsia qė fėmija tė pėrfshihet nga rreziku kardiovaskular". "Urdhėresat" pėr tė shmangur shėndoshjen janė gjithmonė tė njėjtat dhe kalojnė nga njė aktivitet i lartė fizik, te dietat e forta: "Regjimi i duhur? Pesė vakte nė ditė, pesė racione nė ditė fruta e zarzavate, pak yndyra dhe shumė fibra", pėrgjigjet eksperti. Pra, tė gjithė e dimė atė qė duhet tė bėjmė, sepse pėrsėritet gjithmonė nga tė gjithė. E rėndėsishme ėshtė tė vėmė nė praktikė ato qė na thonė specialistėt.
Miqtė dhe armiqtė nė pjatėn e fėmijėve
Nė pjatė e ushqimit fshihen pesė armiq dhe aleatė tė shėndetit tė fėmijėve, qė janė tė vlefshėm si pėr mirėqenien e dhėmbėve e gojės, ashtu edhe pėr atė tė pėrgjithshmen. "Pesė pikat e para janė tė vlefshme pėr tė luftuar obezitetin dhe pėr tė zvogėluar rrezikun e kariesit dentar. Pesė tė tjerat pėrcaktojnė ushqimet ideale pėr dhėmbėt, kockat dhe linjat e trupit".
Ja pesė pikat "Jo"
Ulni nė maksimum konsumimin e sheqernave tė thjeshta. Ndryshoni zakonet dhe pėrgjysmoni tė ngrėnėn
Zvogėloni konsumimin e ėmbėlsirave: shmangni produktet e fabrikuara dhe u jepni pėrparėsi ushqimeve tė bėra vetė
Mos pėrdorni lėngje tė sheqerosura. Nė vend tė lėngut pini ujė. Mos harroni qė fėmijėve u pėlqen uji i gazuar. Pranohet edhe nėse ėshtė i konservuar nė shishe tė vogla pėr fėmijė
Mos konsumoni fruta tė thata, sepse kanė shumė sheqer dhe pėrmbajtje tė lartė kalorish qė favorizojnė obezitetin
Eliminojuni fėmijėve ushqimin jashtė vakteve tė caktuara. Brenda 10 minutave tė para nga konsumimi i ushqimit, sidomos nėse ėshtė ėmbėlsirė, pH (pehashi) ulet ndjeshėm, duke arritur nė vlerėn 5 dhe smalti i dhėmbėve fillon tė prishet. Gjithashtu, tė ngrėnit jashtė vakteve sjell njė sasi tė madhe kalorish, duke favorizuar obezitetin.
Pesė pikat "Po"
Po qumėshtit dhe produkteve tė tij, si pėr shembull djathit. Mjaftojnė 100 gramė nė ditė pėr ti lejuar njė adoleshenti qė tė ketė njė fizik mė tė shėndetshėm
Po zarzavateve dhe frutave. Mė mirė akoma nėse konsumoni shumė spinaq tė freskėt dhe sedano
Po peshkut, karkalecave tė detit dhe kallamarėve
Po ushqimeve qė pėrmbajnė hekur, siē janė fasulet dhe qiqrat
Po frutave, veēanėrisht bostanit, pjeprit dhe luleshtrydheve
Sugjerimi i fundit ėshtė pėr kopshtet: "Do tė ishte mirė qė ēdo ushqim, qofshin fruta, ėmbėlsira apo zarzavate, tė ishte i freskėt, nė mėnyrė qė fėmijėt tė rriten tė shėndetshėm", pėrfundon pediatri.
detaje
Ushqimi i shėndetshėm
"Regjimi i duhur? Pesė vakte nė ditė, pesė racione nė ditė fruta e zarzavate, pak yndyra dhe shumė fibra"
Kujdesi
"Do tė ishte mirė qė ēdo ushqim, qofshin fruta, ėmbėlsira apo zarzavate, tė ishte i freskėt, qė fėmijėt tė rriten tė shėndetshėm"
Regjimi i gabuar
Dita duhet tė nisė me njė mėngjes tė shijshėm, sepse ai pėrbėn 60 pėr qind tė kalorive tė ditės. Fatkeqėsisht, sot ndodh e kundėrta. Tė gjithė i kushtojnė rėndėsi darkės
Luftimi i obezitetit
Pavarėsisht nga faktorėt e tjerė (mosha, seksi, aktiviteti fizik e kėshtu me radhė), sa mė rregullisht ta konsumoni mėngjesin, aq mė i vogėl ėshtė rreziku pėr tu shėndoshur
Mėngjesi
Nėse i bindim fėmijėt tė konsumojnė rregullisht mėngjesin, atėherė jemi nė rrugėn e duhur dhe mund ta parandalojmė rrezikun qė nė tė ardhme tė mos bėhen obezė
Shėndeti i tepėrt
Kush ėshtė obez nė fėmijėri, ka shumė probabilitet qė edhe kur tė rritet tė mbetet i tillė
Pasojat
"Te njė fėmijė, qė i vogėl ėshtė obez, rreziku kardiovaskular ėshtė i madh, sepse rriten kolesteroli, trigliceridet dhe glicemia; pa llogaritur mė pas shqetėsimet e vogla me peshėn, tė cilat shpesh ndikojnė nė gjendjen emocionale
Raporti mes gjatėsisė dhe moshės
Pavarėsisht nga mosha apo seksi, raporti mes moshės dhe gjatėsisė duhet tė jetė mė i vogėl se 0,5. Nėse treguesi ėshtė mbi kėtė vlerė, atėherė ėshtė mirė tė kėshilloheni me pediatrin
Veset e kėqija
Duke konsumuar shumė nė darkė, ėshtė e pamundur tė kesh oreks mėngjesin tjetėr. Pėr pasojė, shumė fėmijė dalin nga shtėpia pa mėngjes, duke prishur qė nė orėt e para tė ditės ekuilibrat e tė ushqyerit
|


|