|
Kryeziu, nėn vėzhgim pėr tre iranianė non grata Tetė ditė nga zhdukja. Historia e refuzimit tė vizave dhe roli i antiterrorit Dita e djeshme ka ēuar nė
njė javė kohėn e zhdukjes
sė kosovarit Ismet
Kryeziu, duke lėnė
ende nė mister fatin e tij. Policia,
megjithėse ka mbledhur njė sėrė
tė dhėnash, nuk ka mundur tė
bjerė nė gjurmėt e tij. Megjithatė,
grupi hetimor ka zbardhur fakte tė
reja, qė lidhen me aktivitetin e 54-
vjeēarit tė zhdukur qė tė shtunėn
e njė jave mė parė. Gazeta ka mundur
tė sigurojė edhe emrin e huadhėnėsit
tė 40 mijė eurove pėr Ismet
Kryeziun, i cili ėshtė njė biznesmen
nga Podujeva. Nga ana
tjetėr, ėshtė zbuluar se pak kohė
mė parė, aktivisti kosovar pėr
ēėshtjet kombėtare ėshtė mbajtur
nėn vėzhgim edhe nga antiterrori
pėr ēėshtjen e tre iranianėve, tė
cilėt nuk janė lejuar tė hyjnė nė
territorin shqiptar.
Nga informacionet e policisė
ėshtė mėsuar se disa muaj mė
parė, Kryeziu ėshtė mbajtur nėn
vėzhgim nga Antiterrori nė Drejtorinė
e Pėrgjithshme tė Policisė
sė Shtetit. Kjo ėshtė bėrė pėr arsye
se ai kishte dalė garant pėr
ardhjen e tre iranianėve nė Shqipėri,
tė cilėt nuk kanė arritur tė
shkelin nė vendin tonė. Ata kishin
mbėrritur deri nė Maqedoni,
por aty u ėshtė refuzuar viza pėr
tė hyrė nė Shqipėri. Nė dokumentet
e paraqitura prej tyre ka rezultuar
se personi pritės ishte Ismet
Kryeziu. Sipas tė dhėnave nga
dosja hetimore e Antiterrorit, iranianėt,
tė cilėt ishin specialistė
nafte, nuk kishin paraqitur motiv
tė fortė pėr ardhjen nė vendin
tonė, kėshtu qė kėrkesa pėr vizė
u ėshtė refuzuar. Nė lidhje me
kėtė fakt, kosovari i zhdukur ėshtė
mbajtur nėn vėzhgim pėr njė
kohė tė gjatė, por nuk dihet nėse
vėzhgimi vazhdonte edhe gjatė
ditėve qė ai u zhduk.
Gjatė verifikimeve tė kryera pėr
ēėshtjen "Kryeziu", policia ka zbuluar
se kohėt e fundit, ai kishte kryer
disa udhėtime edhe jashtė vendit.
Njė prej shteteve tė preferuara,
ku ai ka qenė gjatė kohėve tė
fundit ishte Turqia, por kjo nuk
sjell asnjė fakt tė ri pėr zhdukjen
prej mė shumė se njė jave.
Megjithatė, hetimi ėshtė pėrqendruar
mė sė shumti te borxhi qė ai
ka pasur. Sipas tė dhėnave tė
mbledhura, huadhėnėsi i aktivistit
kosovar ėshtė Samet Arifi, i cili
aktualisht ka ngritur njė biznes nė
Podujevė. Dalja nė skenė e emrit
tė tij ka detyruar policinė shqiptare
tė kėrkojė informacion nė Kosovė
nėpėrmjet oficerit tė kontaktit
pranė ambasadės tonė nė Kosovė.
Megjithatė, bashkėshortja e tė zhdukurit,
gazetarja Anila Leli, nuk
ka pranuar njė fakt tė tillė pėr policinė.
Ajo ėshtė shprehur pėr uniformat
blu, por edhe pėr mediat,
se ajo nuk ėshtė nė dijeni se burri
i saj ka pasur ndonjė borxh.
Nga ana tjetėr, nė lidhje me
huan prej 40 mijė eurosh, policia
ka siguruar fakte tė pakundėrshtueshme,
por, sipas grupit hetimor,
kjo nuk do tė thotė se zhdukja e
Kryeziut ka tė bėjė domosdoshmėrisht
me kėtė fakt. Nga dėshmitė
e mbledhura, rezulton se
afati i pėrfundimit tė kohės pėr
borxhin mbaronte nė muajin shtator,
por me ndėrhyrjen e njė personi
tjetėr, qė sipas policisė ėshtė
Dritan Goxhaj, ky afat ėshtė shtyrė
pėr dy muaj dhe afėrsisht koha e
mbarimit tė afatit ėshtė muaji
nėntor. Por, dje ėshtė mbyllur dita
e shtatė e zhdukjes sė Kryeziut dhe
policia ende nuk ka publikuar zyrtarisht
asnjė tė dhėnė mbi kėtė
hetim. Burimet konfidenciale tė
uniformave kanė rrėfyer se fotoja e
tij i ėshtė shpėrndarė pikave kufitare,
por pas kontrolleve tė detajuara,
ai nuk rezulton tė jetė larguar nga
Shqipėria nė rrugė tė ligjshme.
Pikėrisht pėr kėtė arsye, prokuroria
nuk ka mundur tė regjistrojė
ndryshe kėtė ēėshtje, veēse njė
largim nga banesa. Prokuroria ka
ngurruar pėr ta cilėsuar atė tė zhdukur,
pėrderisa nuk ka fakte pėr
rrėmbim tė tij, kėshtu qė e ka regjistruar
si njė dosje pa akuzė. Dy ditė
mė parė, prokuroria tha se do tė verifikohet
veprimtaria e tij nė Shqipėri
dhe do tė merren nė pyetje tė njohurit,
qė mund tė kenė tė dhėna nė
lidhje me veprimtarinė e tij jo
vetėm nė Shqipėri, por edhe Kosovė,
Turqi, Zvicėr e Iran.
|


|