. .
  22/11/2008
 
   
Faqja e pare
Politike
Aktualitet
Sociale
Ekonomi
Rajoni
Bota
Kulture
Sport
 
Komente
Reportazhe
NDRYSHE
 
Forum
Chat
 
Parashikimi i motit
Horoskopi
Kembimi valutor
 
top-channel.tv
topalbaniaradio.com
digitalb.al
 
Kontakt



Materiali, qė pėrpilohet ēdo 4 vjet, bazohet nė analizat e tendencave dhe situatave globale

2025, fundi i dominimit tė SHBA?

Sipas njė raporti tė CIA-s, fuqia e Shteteve tė Bashkuara po perėndon

Sipas njė raporti tė Agjencisė sė Shėrbimeve Sekrete Amerikane, superfuqia amerikane nuk do tė mund ta dominojė mė e vetme arenėn globale. Ajo paralajmėron se bota po hyn nė njė fazė gjithnjė e mė tė paqėndrueshme dhe tė paparashikueshme, nė tė cilėn dominimi i demokracive tė stilit perėndimor nuk ėshtė mė i garantuar, ndėrkohė qė disa shtete tė tjera janė para rrezikut tė "vėnies nėn kontroll nga ana e rrjeteve kriminale"




Agjencia e Shėrbimeve Sekrete amerikane paralajmėron se bota po hyn nė njė fazė gjithnjė e mė tė paqėndrueshme dhe tė paparashikueshme, nė tė cilėn dominimi i demokracive tė stilit perėndimor nuk ėshtė mė i garantuar, ndėrkohė qė disa shtete tė tjera janė para rrezikut tė "vėnies nėn kontroll nga ana e rrjeteve kriminale".

Vėzhgimi mbi prirjet globale, i pėrpiluar ēdo 4 vjet nga National Intelligence Council (NIC, Kėshilli i Inteligjencės Kombėtare tė SHBA-sė) pėrbėn njė lexim mjaft gjakftohtė tė situatės politike nė pėrgjithėsi, ndėrsa Barak Obama pėrgatitet tė marrė zyrtarisht nė dorė frerėt e shtetit mė tė rėndėsishėm nė botė, mė 20 janar tė vitit tė ardhshėm. Raporti paralajmėron se shteti qė po trashėgon nė dorė Presidenti i ri nuk do tė jetė mė nė gjendje "tė vendosė i vetėm mbi fatet e botės", teksa pushteti i tij po zbehet gjithnjė e mė shumė nė njė botė qė po merr trajta multipolare.

Duke parė pėrpara deri nė vitin 2025, NIC (e cila koordinon analiza tė grumbulluara nga tė gjitha agjencitė e inteligjencės nė SHBA) parasheh njė botė tė fragmentarizuar, me gjithnjė e mė shumė konflikte pėr tė shtėnė nė dorė burimet nė pakėsim, tė kontrolluara pa forcėn e duhur nga institucionet ndėrkombėtare, ndėrkohė qė parathotė rritjen e mundėsive tė shtimit tė armėve nukleare, veēanėrisht nė Lindjen e Mesme, madje edhe tė rrezikut pėr njė konflikt tė mundshėm nuklear.

Raporti me titull "Prirjet globale 2025: Njė botė e transformuar" paralajmėron se pėrhapja e modelit tė kapitalizmit perėndimor nuk duhet konsideruar si diēka e garantuar, ashtu siē ishte pėr para pak vitesh pėr Xhorxh Bushin dhe pėr neokonservatorėt amerikanė. "Asnjė element i sistemit tonė politik nuk duhet konsideruar mė si i palėkundshėm: liberalizmi ekonomik perėndimor, demokracia dhe sekularizmi, pėr shembull, elemente qė tė gjithė i konsideronin deri dje tė mirėqena, mund tė humbasin lustrėn - tė paktėn pėr terma afatmesme kohore", paralajmėron raporti. "Sot pasuria nuk po zhvendoset vetėm nga Perėndimi drejt Lindjes, por po pėrqendrohet gjithnjė e mė shumė nė duart e qeverive", shkruhet nė njėrin prej paragrafėve, duke marrė pėr shembull Kinėn dhe Rusinė. "Pėr shkak tė krizės financiare tė vitit 2008, roli i shtetit nė ekonomi mund tė forcohet anembanė botės".

Nė tė njėjtėn kohė, Shtetet e Bashkuara tė Amerikės do bėhen gjithnjė e mė pak dominuese - nuk do tė jetė mė ajo superfuqia pa rivalė qė njohim qė nga fundi i Luftės sė Dytė Botėrore, por "e para mes tė barabartave" nė njė botė gjithnjė e mė tė baraspeshuar, larg unilateralizmit tė epokės sė Xhorxh Bushit. Raporti parasheh se gjatė dy dekadave tė ardhshme "shtimi i aktorėve influentė, bashkė me mosbesimin ndaj pushtetit tė gjerė, lėnė mė pak hapėsirė, qė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės tė jenė nė gjendje tė marrin vendime tė rėndėsishme, pa mbėshtetjen e partneriteteve tė forta".

Ėshtė njė konkluzion qė u shkon pėr shtat prirjeve tė Barak Obamės pėr multilateralizėm, por qė, sipas ekspertėve, me kalimin e viteve Uashingtoni do ta ketė pėrherė e mė tė vėshtirė tė ngrejė koalicione pėr tė pėrmbushur axhendėn e vet.

Organizatat ndėrkombėtare, si Organizata e Kombeve tė Bashkuara, nuk duken tė zotėrojnė forcėn e duhur pėr tė mbushur vakumin qė do krijojė zhvendosja e Amerikės nga qendra e pushtetit, nė njė kohė kur nė horizont shfaqen njė seri e gjatė krizash tė shkaktuara nga ndryshimet klimaterike, pakėsimi i burimeve, si ato tė naftės, ushqimit dhe ujit. Sipas raportit, kėto institucione rezultojnė "tė paafta tė pėrballen me krizat pa pėrpjekje tė bashkėrenduara nga liderėt e tyre".

Pėrmes njė grafiku tė pazakontė ilustrues mbi atė qė mund tė jetė e ardhmja, raporti paraqet njė "fletė tė ditarit presidencial", qė i pėrket 1 tetorit tė vitit 2020, ku shkruhet pėr njė cunami shkatėrrues tė shkaktuar nga nxehja globale, i cili godet Nju Jorkun tamam nė ēastin kur nė kėtė qytet zhvillohet Asambleja e Pėrgjithshme e Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara.

"Them se ishte diēka qė e prisnim, por ishte tepėr shokues", shkruan Presidenti pa emėr. "Disa prej skenave mė kujtuan ato qė kam lexuar nga analet e Luftės sė Dytė Botėrore, vetėm se kėsaj here nuk zhvilloheshin nė brigjet e Evropės, por nė Manhatan. Imazhet e gjithė atyre mjeteve lundruese e ajrore qė transportojnė turma fatkeqėsh mė janė ngulur thellė nė mendje".

Raporti i fundit i kėtij lloji u pėrpilua nga NIC nė dhjetor tė vitit 2004. Presidenti Xhorxh Bush sapo ishte rizgjedhur dhe po pėrgatiste inaugurimin triumfues tė termit tė dytė presidencial. Ai raport i pėrqasej pak a shumė gjendjes sė humorit qė dominonte nė Amerikė gjatė asaj periudhe dhe titullohej "Harta e sė Ardhmes Globale". Ajo shihte pėrpara deri nė vitin 2020, duke projektuar "vazhdimin e dominimit tė arenės botėrore nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, duke vėnė theksin te fakti se Fuqitė e Mėdha qenė dorėzuar para idesė sė baraspeshimit tė fuqisė amerikane".

Gjithė ai besim nė vetvete ėshtė zhdukur tėrėsisht nė kėtė qėndrim tė ri tepėr gjakftohtė. Ėshtė zhdukur gjithashtu edhe besimi se rezervat e naftės dhe gazit qė mbante toka janė "tė mjaftueshme pėr tė pėrmbushur nevojat globale". Nė raportin e ri, kalimi te burimet e energjisė mė tė pastra dhe mė tė pajtueshme me ambientin ėshtė tashmė njė domosdoshmėri. Pikėpyetja vihet vetėm mbi shpejtėsinė me tė cilėn do tė zhvillohet ky kalim.

NIC ėshtė i mendimit se me shumė gjasa teknologjia do anashkalojė shterimin e rezervave tė naftės e tė gazit. Megjithatė ėshtė i mendimit se njė tranzicion i menjėhershėm te burimet e reja energjetike do krijonte mungesė stabiliteti nė Gjirin Persik dhe nė Rusi.

Ndėrkohė qė ekonomitė nė zhvillim, si Kina, India e Brazili, me shumė gjasa do ta rrisin influencėn e tyre nė arenėn globale (nė shpinė tė Amerikės), e njėjta gjė nuk mund tė thuhet pėr Bashkimin Evropian. NIC shprehet me njėfarė sigurie se Bashkimi Evropian do tė humbasė peshė deri nė vitin 2025.





 

© Gazeta Shqip - 2006-2008