|
"Fiks Fare"/ Nė gjimnazin e Peqinit, njė klasė quhet e "fshatit" dhe njė tjetėr e "qytetit" Racizmi dhe diskriminimi, "tė ligjėruar" nė Shqipėri
Romėt nuk lejohen tė pinė as njė kafe nė bare hotelesh nė Tiranė Racizmi dhe diskriminimi nė vendin tonė ėshtė prezent, i prekshėm dhe i egėr pėr kėdo qė e provon nė kurriz tė tij. Gazetarėt e "Fiks"-it janė ndalur nė dy momente: E para, nė njė gjimnaz nė Peqin, ku mėsimi zhvillohet veēmas pėr nxėnėsit e fshatit dhe qytetit. E dyta, gazetarėt e "Fiks"-it, tė veshur si romė, nuk janė lejuar nė disa lokale tė kryeqytetit tė pinė kafe.
Nė gjimnazin "Zihni Magani" nė qytetin e Peqinit, njė klasė quhet "Klasa e Fshatit" dhe klasa tjetėr paralele "Klasa e Qytetit". Njė diskriminim i hapur nė ditėt e sotme, preteksi ėshtė vetėm njė lėndė mėsimi. Nxėnėsit qė vijnė nga fshati dhe qė mėsojnė nė njė klasė veēmas nga ajo e qytetit, si gjuhė tė huaj kanė frėngjishten, kurse nxėnėsit e qytetit anglishten. Dhe ka mjaftuar vetėm ky "fakt", qė nxėnėsit tė diskriminohen hapur. Nė fakt, nė shkolla tė tjera, tė gjitha lėndėt mėsimore nxėnėsit i bėjnė bashkė dhe kur ėshtė lėnda e gjuhės sė huaj nxėnėsit ndahen p.sh. gjysmat anglisht e gjysmat frėngjisht. Gazetarėt e "Fiks"-it pėr kėtė ēėshtje pyetėn drejtorin e gjimnazit "Zihni Magani" nė Peqin, Ardian Ēani. Sipas drejtorit tė shkollės, jo se ėshtė e ndarė e gjithė shkolla, por problemi ėshtė me njė komunė, "Gjocaj". Kjo komunė ėshtė 5 km larg shkollės sė qytetit tė Peqinit. Ēani thotė se nxėnėsit e kėsaj komune vijnė nga shkolla 9-vjeēare me gjuhė tė huaj frėngjishten dhe se indirekt janė tė detyruar qė nė vazhdimėsi tė gjuhės sė tyre kėta tė vazhdojnė frėngjishten, dhe prandaj ėshtė domosdoshmėri qė njė klasė e vitit tė parė, qė fatkeqėsisht janė "fshatarė", tė vazhdojnė lėndėn e tyre, frėngjishten si gjuhė tė huaj. Gazetari i "Fiks"-it pėr kėtė problem pyeti edhe nė Drejtorinė Arsimore tė qytetit tė Peqinit dhe foli me pėrgjegjėsin e sektorit, Kastriot Ajazi. Ai tha se nė qytetin e Peqinit, si gjuhė e huaj ėshtė bėrė anglishtja, ndėrsa nė fshat ėshtė bėrė frėngjishtja pėr arsye tė kuadrit qė ka ky rreth. Nxėnėsit qė kanė ardhur nga shkollat 9-vjeēare e zonės sė "Gjocanit", ku si lėndė kanė pasur frėngjishten, edhe nė gjimnaz vazhdojnė atė gjuhė.
Ajazi tregon se, sipas kushteve tė shkollės, ne kemi bėrė kėto pėrzgjedhje, edhe orientimet kėshtu kanė qenė nga Drejtoria Arsimore Rajonale dhe Ministria e Arsimit.
Gazetarėt e "Fiks"-it, tė veshur si romė, shumė tė rregullt dhe me shumė normalitet kanė shkuar nė disa hotele tė Tiranės, nė barin e tyre pėr tė pirė kafe. Nė tė gjitha rastet, kundrejt tyre, ėshtė shfaqur njė racizėm dhe diskriminim i hapur, duke mos i lejuar tė ulen nė kėto ambiente, pa iu dhėnė njė shpjegim konkret, pėrse ata nuk lejoheshin qė tė frekuentonin kėto ambiente.
|


|