. .
  18/11/2008
 
   
Faqja e pare
Politike
Aktualitet
Sociale
Ekonomi
Rajoni
Bota
Kulture
Sport
 
Komente
Reportazhe
NDRYSHE
 
Forum
Chat
 
Parashikimi i motit
Horoskopi
Kembimi valutor
 
top-channel.tv
topalbaniaradio.com
digitalb.al
 
Kontakt



"Viktima" e Ēernobilit, nė dorėn e 9 mjekėve shqiptarė

Njė staf i QSUT-sė kryen ndėrhyrjen e vėshtirė kirurgjikale

Koha e mbajtjes sė biberonit, gishtit nė gojė kur jemi tė vegjėl mund tė sjellė pasoja tė mėdha nė pamjen e jashtme, duke ēuar nė deformim serioz tė nofullave apo qiellzės. Anomalitė e kėtyre organeve: nofullave, hundės, qiellzės, buzės, janė aq shqetėsuese pėr pacientėt dhe familjarėt e tyre sa arrijnė tė kenė vendimmarrje nė tė gjitha fushat e jetės. Kėto anomali na krijojnė ngėrē, shqetėsime dhe mungesė sigurie nė vete.

Njė problem tė tillė e ka vuajtur nė heshtje 22-vjeēarja nga Vlora, Luela Osmanaj, e cila ka lindur me njė deformim tė nofullės, anomali qė e ka shqetėsuar "nė heshtje", pėrgjatė gjithė kėtyre viteve. Pak ditė mė parė, ajo ka kryer njė nga ndėrhyrjet mė tė vėshtira kirurgjikale, por qė ka rezultuar me sukses.

Tė paktėn ajo dhe prindėrit e saj janė tė kėnaqur nga rezultati i arritur. Tashmė Luela do tė jetė mė e qetė dhe mė e kėnaqur nga paraqitja e saj. Prindėrit e saj falėnderojnė mjekėt qė e morėn pėrsipėr njė operacion tė tillė, ndėrsa mjekėt falėnderojnė pacienten pėr besimin qė i ka dhėnė nė kohėn kur doktorėt janė figura mė e diskutuar gjatė kėsaj periudhe.

Operacioni

"Vajza ka pasur njė anomali tė lindur tė nofullave. Ditėn e enjte ne e kemi operuar atė dhe gjithēka ka shkuar mirė. Rezultati ka qenė i kėnaqshėm si pėr pacienten dhe familjarėt, ashtu edhe pėr mjekėt, tė cilėt kanė realizuar njė nga dhjetė operacionet e rralla tė kryera gjatė viteve tė fundit", u shpreh Ramazan Isufi, shef i shėrbimit tė kirurgjisė maksilo-faciale, nė spitalin "Nėnė Tereza". Sipas tij, ky operacion i vėshtirė, ėshtė kryer nga njė staf prej 9 vetash, pėrfshi kėtu mjekė, infermierė, specializantė. Ndėrhyrja kirurgjikale ka mbaruar pėr rreth katėr orė. Mesatarja e njė operacioni tė tillė ėshtė rreth gjashtė orė. Duke lėnė veē trashėgiminė apo probleme tė tjera, tė cilat nuk i kemi nė dorė, deformimet mund tė fitohen edhe me mėnyrėn e jetesės. "Anomalitė mund tė vijnė si pasojė e trashėgimisė, mund tė fitohen gjatė jetės, biberoni apo gishti nė gojė i mbajtur pėr njė kohė tė gjatė, goditjet, apo traumat", sqaron Isufi. Sipas tij, shumica e pacientėve qė i drejtohen pėr ndihmė shėrbimit tė kirurgjisė maksilo-faciale janė tė ndėrgjegjshėm se ajo do t‘i ndryshojė jetėn.

"Nė disa raste, pas operacionit, prindėrit nuk i njohin mė fėmijėt e tyre, pasi ndryshimi ėshtė i madh", thotė mjeku.

Babai i 22-vjeēares thotė se nė kohėn kur lindi vajza e tij, nė vitin 1987, nė tė njėjtėn ditė, nė maternitetin e Vlorės, lindėn rreth 10 fėmijė me anomali. Sipas tij, kėto anomali mund tė jenė edhe si pasojė e Ēernobilit. Ashtu si 22-vjeēarja, e cila lindi me anomali, asokohe edhe shumė fėmijė tė tjerė kanė rezultuar me deformime nė lindje.

Kirurgjia

Kirurgjia maksilo-faciale trajton tė gjithė ata persona qė kanė probleme nė anomalitė e fytyrės, qiellzės, buzės, nofullave, hundės, tumoret. Godina e kėtij shėrbimi ėshtė rikonstruktuar tre vjet mė parė dhe ky pavijon konsiderohet si njė ndėr repartet mė tė pastėr pėr sa i takon higjienės. "Pavarėsisht kushteve tė vėshtira, kemi arritur tė sigurojmė pajisjet e nevojshme nga spitalet ‘mike‘ pėr tė realizuar kėto operacione", thotė shefi i kirurgjisė, Isufi.


Radioaktiviteti


Shpėrthimi i Ēernobilit


Njėzetedy vjet mė parė, nė Ukrainė ndodhi katastrofa bėrthamore e Ēernobilit. Me renė e saj radioaktive ndoti njė pjesė tė madhe tė Evropės. Shpėrthimi i reaktorit numėr 4 tė centralit bėrthamor shkaktoi 31 viktima, por tė goditur nga vala e radioaktivitetit u llogaritėn 300 mijė vetė. Tė dhėnat e disa agjencive theksojnė se janė gati 3300 persona qė kanė gjetur vdekjen nga kanceri radioaktiv, i shkaktuar nga shpėrthimi i Ēernobilit. Problemi i mbetur nga katastrofa mund tė jetė edhe dhjetė herė mė i madh. Shpėrthimi ka qenė njė tėrmet qė ka goditur zonėn e katastrofės pas shpėrthimit, duke lėnė pluhurin radioaktiv ende nė sipėrfaqe.

Katastrofa e Ēernobilit tėrhoqi vėmendjen e tėrė botės. U pėrhapėn erėra rrezatimi tė rrezikshėm pėr shėndetin e njerėzve nė gjithė Evropėn. Sipas fizikanėve, Ēernobili nuk ka pasur ndikim tė madh nė vendin tonė, por sipas hipotezave tė disa mjekėve, "pacientėt" e Ēernobilit do tė jenė tė pranishėm edhe nė vitet e ardhshme.




Kirurgjia


Problemet e paraqitjes


Paraqitja e jashtme dhe estetika nuk janė gjithēka, por nėse nuk rezultojnė t‘i kemi ato nė pėrmasa normale mund tė shqetėsohemi pjesėn mė tė madhe tė kohės. Pėr tė sistemuar problemet me estetikėn, nė mėnyrė tė veēantė me defektet e lindura, na vjen nė ndihmė kirurgjia speciale. Kjo lloj kirurgjie kryhet nė disa faza nė vendin tonė. Kirurgjia e dy nofullave ėshtė njė nga mė tė vėshtirat. Ajo ka nisur tė realizohet nė spitalin "Nėnė Tereza". Nė fillim kėto ndėrhyrje kryheshin nėn asistencėn e disa kirurgėve gjermanė, ndėrsa kohėt e fundit kėto operacione janė realizuar 100 pėr qind me staf shqiptar. Pacientėt, tė cilėt nuk kanė mundėsi ekonomike pėr t‘u trajtuar nė spitalet jashtė vendit, tashmė mund ta kryejnė operacionin nė Shqipėri. Njė listė e gjatė anomalish trajtohen nga kirurgjia maksilo-faciale. Po ashtu, njė listė tjetėr operacionesh plastike kryhen nė shėrbimin e Djegie-Plastikės, pak hapa mė larg.





 

© Gazeta Shqip - 2006-2008