|
Masakra e Qafė-Gjashtės nė 97-ėn, zbulohen urdhėruesit Prokuroria mbyll hetimet: Roli i ish-gjeneralit Agim Shehu Njė urdhėr i Agim Shehut, ish-zv/ministėr i Brendshėm, njėkohėsisht edhe ish-drejtor i Policisė sė Shtetit, ka dėrguar nė Sarandė nė vitin 1997, nė kulmin e trazirave, katėr punonjės tė Policisė sė Shtetit pėr tė rivendosur rendin, ku njėri prej tyre, pas pėrplasjes me banditėt, u ekzekutua. Njė tjetėr u rrėmbye dhe u mbajt peng pėr disa ditė, ndėrsa dy "tė shpėtuarit" pėrshkruan pėr dhjetėra orė nė kėmbė male e fusha, pėr tė pėrfunduar nė qytetin e Fierit. Historia daton mė 4 mars 1997, ku katėr efektivėt e Policisė sė Vlorės, Gjergji Mehmeti, Sokol Bixhga, Aduart Alija dhe Myzafer Blushi janė urdhėruar pėr tė ngritur Komisariatin e Policisė sė Sarandės, ku efektivėt e tė cilit kishin dezertuar. Dje, prokurori i Krimeve tė Rėnda, Adnan Xholi, ka dėrguar nė gjykatė dosjen ndaj 10 "rebelėve" sarandjotė, tė cilėt prenė nė besė "vėllezėrit" e tyre. Sipas tij, efektivėt e policisė janė nisur mėngjesin e datės 4 mars 97 nga Vlora, pas urdhrit tė Shehut, me automjetin "Benz Mercedez" 240. Sapo kanė arritur nė Sarandė, kanė shkuar nė komisariat, por kanė konstatuar se ka qenė i djegur plotėsisht dhe rreth tij nuk ka pasur asnjė punonjės policie. "Pas kėtij momenti kanė komunikuar me telefon me zv/ministrin pėr situatėn nė tė cilėn ndodhej Komisariati i Policisė Sarandė, qė nuk mundej tė riorganizohej dhe kanė vendosur tė largohen", thuhet nė dosjen e prokurorisė. Pas kėtij komunikimi, nė Sarandė rastėsisht takohen me shtetasit Lefter Blushi, Genci Blushi (familjarė tė punonjėsit tė policisė Myzafer Blushi) dhe me Krenar Ferunin.
Dalja nga Saranda
Prokuroria ka argumentuar se rreth orės 12.30-13.00 tė po asaj date, punonjėsit e policisė kanė vazhduar rrugėn pėr nė dalje tė qytetit tė Sarandės, por nė momentin qė kanė shkuar te nėnstacioni elektrik i ka parakaluar njė makinė tip "Mercedez Benz" 190, me ngjyrė jeshile dhe me targa tė Sarandės, brenda sė cilės kanė qenė tre persona. Ky automjet i ka prerė rrugėn 4-5 metra para dhe prej tij ka zbritur pasagjeri, i cili nė dorė mbante njė armė automatike. Prokuroria thotė se ky person ka shkuar te punonjėsit e policisė duke i pyetur se kush ishin dhe ku do tė shkonin. Kėtij personi i ėshtė pėrgjigjur Sokol Bizhga, duke iu prezantuar nė emėr, gjithashtu i ka thėnė se ishin punonjėsit e Policisė sė Vlorės. "Ky ka qenė momenti qė punonjėsit e policisė i kanė bėrė ēarmatosjen atij. Nga automjeti me targa tė Sarandės, pėr tė parė se ēfarė po ndodhte, kanė dalė edhe dy shtetas tė tjerė. Pas kėtij momenti ka filluar edhe shkėmbimi i zjarrit. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se drejtuesi i automjetit ka qenė Armand Hysi, ndėrsa nė sediljen e pasagjerit tė parė ka qenė Edmond Sejko (i thirrur ndryshe "Bubeqi") dhe nė sediljen e pasme ka qenė dėshmitari Fatos Mahmutaj", thuhet nė dosjen e akuzės.
Drejt Qafė-Gjashtės
Sipas akteve tė dosjes, pas pėrplasjes me armė pa pasoja, punonjėsit e policisė kanė marrė nė automjetin e tyre Edmond Sejkon dhe Fatos Mahmutajn, me qėllim kalimin e sigurt nga Saranda. Ndėrsa Armand Hysi, nė momentin qė ka shkuar nė njė karburant pranė Qafė-Gjashtės, ka komunikuar me grupin e personave tė armatosur sarandjotė qė kanė qenė nė karburant dhe u ka thėnė se njė automjet me targa tė Vlorės ka marrė peng dy veta. "Ndėrkaq, personat e armatosur qė ndodheshin atje janė pozicionuar dhe kanė zėnė vende. Pas disa momentesh kanė shkuar punonjėsit e policisė. Por, kur afrohen 50 metra, janė gjendur pėrballė njė sulmi me armė zjarri. Tė ndodhur nė tė tilla kushte, punonjėsit e policisė kanė ndaluar automjetin pas njė kamionēine dhe me qėllim kalimin e rrugės pa problem, ka zbritur nga makina i paarmatosur Sokol Bizhga dhe i ėshtė drejtuar grupit tė personave tė armatosur me fjalėt: ...Jam shefi i policisė kriminale tė Vlorės, jemi lebėr, jemi vėllezėr, prandaj mos qėlloni, por, nga ana e personave qė ndodheshin te karburanti, ka vazhduar sėrish tė qėllohej me armė", thuhet nė dosje.
"Tufjani" solli viktimat
Punonjėsit e policisė, sipas prokurorisė, kanė kėrkuar nga personat qė kishin nė automjet, pikėrisht nga Edmond Sejko dhe Fatos Mahmutaj, tė shkonin te tė rebeluarit dhe tė negocionin qė tė largoheshin pa pasur ndonjė problem. Por, nė momentin qė personi Edmond Sejko ka shkuar, jo vetėm nuk ka negociuar, por ka thėnė fjalėn "Tufjani". Ky ka qenė edhe momenti nė tė cilin personat e armatosur kanė vazhduar sėrish duke qėlluar me breshėri armėsh, ku si pasojė e shkėmbimit tė zjarrit rreth 10-15 minuta ka mbetur i vrarė punonjėsi i policisė Gjergji Mehmeti. Prokuroria thotė se gjatė shkėmbimit tė zjarrit punonjėsit e policisė, Myzafer Blushi dhe Sokol Bizhga, kanė arritur tė largohen, ndėrsa punonjėsi tjetėr, Eduart Aliaj, ėshtė kapur nga personat e armatosur dhe ėshtė mbajtur peng e keqtrajtuar pėr disa ditė nė qytetin e Sarandės. Pas shkėmbimit tė zjarrit, tė armatosurit i kanė vėnė flakėn automjetit nė tė cilin ndodhej trupi i punonjėsit tė policisė, Gjergji Mehmeti.
Personat qė kanė qėlluar nė drejtim tė policėve
Vladimir Sinani
Nestor Sinani
Alqi Paguni
Eduart Ēipa
Edmond Sejko
Arben Kėndezi
Agron Qurku
Mikel Kėndezi
Aleksandėr Bala
Ristan Lapa
Punonjėsit e policisė qė u sulmuan
Gjergji Mehmeti (i vrarė)
Eduart Alija (i marrė peng)
Sokol Bizhga
Myzafer Blushi
|


|