. .
  11/11/2008
 
   
Faqja e pare
Politike
Aktualitet
Sociale
Ekonomi
Rajoni
Bota
Kulture
Sport
 
Komente
Reportazhe
NDRYSHE
 
Forum
Chat
 
Parashikimi i motit
Horoskopi
Kembimi valutor
 
top-channel.tv
topalbaniaradio.com
digitalb.al
 
Kontakt



Dosja, zhduken "gjurmėt" e Ilir Kumbaros nė Shqipėri

Nė rrezik ekstradimi nga Londra. S‘ka as shenja gishtash

Zhduken tė gjitha "shenjat"
e Ilir Kumbaros, i akuzuar
dhe i pandehur pėr rrėmbimin
e Remzi Hoxhės, gjatė kohės
qė drejtonte SHIK-un e Tiranės,
nė vitin 1995. Prokuroria
shqiptare nuk ka dėrguar asnjė
gjurmė apo provė qė tė vėrtetojė
se personi i arrestuar, disa javė mė
parė nė Angli, dhe i vetėquajtur
Shaqa Shatri, ėshtė Ilir Kumbaro.
Nė Drejtorinė e SHIK-ut nė Tiranė
apo nė zyrat e regjistrit tė gjendjes
civile nuk ka asnjė "dosje" me prova
qė mund tė pėrdoren pėr njohjen
e Kumbaros, nė gjykatėn
londineze. Madje, prova e vetme
e drejtėsisė shqiptare ėshtė vetėm
njė foto e disa viteve mė parė, ku
transformimi i tij, pėr togat e zeza
nė Angli, mund tė hedhė poshtė
gjithēka. Burime zyrtare nga akuza
qendrore thanė dje se kanė
pėrpiluar dosjen me kėrkesėn pėr
ekstradim tė Ilir Kumbaros nė Shqipėri.
Provat e akuzės shqiptare
janė dėshmitė e personave tė
rrėmbyer nga SHIK-u nė vitin
1995, por ato nuk mund tė pėrcaktojnė
se personi i arrestuar nė
Angli ėshtė Ilir Kumbaro. Drejtėsia
angleze i kėrkoi prokurorisė
shqiptare tė hartonte njė material
pėr tė pėrcaktuar identitetin e
personit tė arrestuar, i dyshuar si
Ilir Kumbaro dhe i vetėquajtur
Shaqa Shatri. Hetuesit shqiptarė
kanė kėrkuar "gjurmė" ose "shenja"
tė Kumbaros nė Shqipėri. I
kanė depozituar njė kėrkesė
SHIK-ut pėr gjurmė gishtash tė tij
nėpėr dokumentet qė ka "kaluar
nėpėr dorė", nė kohėn qė ka qenė
drejtues pėr Tiranėn. Por, pėrgjigjja
ka qenė e prerė: nuk ka asnjė
provė apo gjurmė tė Ilir Kumbaros
nė dosjen e tij, gjatė kohės qė ka
punuar. Madje, ka informacione
se tė gjitha shenjat e tij janė zhdukur
nga ish-zyrtarėt e Shėrbimit
Inteligjent Shqiptar. Zyrtarisht,
Prokuroria e Pėrgjithshme Shqiptare
tha dje se tė vetmet prova,
qė do tė nisen pėr njohjen e
Kumbaros nė Angli, janė dėshmitė
e bashkėpunėtorėve tė tij tė
ngushtė dhe njė foto e realizuar
vite mė parė. Por, ajo ēfarė kėrkon
drejtėsia angleze ėshtė: ēfarė ka tė
pėrbashkėt personi i vetėquajtur
Shaqa Shatri dhe Ilir Kumbaro? A
ka elementė tė pėrbashkėt tė arrestuarit
nė Angli me ish-zyrtarin
e lartė tė SHIK-ut shqiptar? Ku ka
banuar dhe a rezulton i regjistruar
nė ndonjė gjendje civile? Po
gjurmė gishtash dhe nga sa
pjesėtarė pėrbėhet familja e tij?
Megjithėse janė pyetje rutinore,
drejtėsia shqiptare nuk ka mundur
t‘i pėrgjigjet, pasi dosja e tij nė
SHIK ėshtė fshirė. Mos pėrcaktimi
i tė dhėnave tė mėsipėrme vė
nė rrezik seancėn e radhės mė 29
nėntor, nė Angli, pėr tė pėrcaktuar
identitetin e tij. Edhe nėse pėrcaktohet
identiteti nė seancėn e
radhės, tė tjera procese gjyqėsore
priten tė fillojnė pėr tė kundėrshtuar
kėrkesėn e palės shqiptare pėr
ekstradimin e Ilir Kumbaros.
Ndėrkohė, procesi pėr zhdukjen
e Remzi Hoxhės nė
Gjykatėn e Krimeve tė Rėnda ka
hyrė nė njė fazė interesante, atė tė
dėshmisė tė zyrtarėve tė lartė tė
shtetit, qė kanė pasur dijeni pėr
kėtė fakt. Njė seancė mė parė,
dėshmoi ish-ministri i Brendshėm,
Agron Musaraj. Ai tha se
nuk ka pasur dijeni pėr rrėmbimin
e Ziso Kristopulit, Remzi Hoxhės
dhe Avdyl Loshajt. Ndėrkohė, seancėn
tjetėr pritet tė dėshmojnė
Fatos Klosi dhe Agim Shehu, i
pari ish-drejtor i SHIK-ut dhe i
dyti ish-drejtor i Pėrgjithshėm i
Policisė sė Shtetit. Gjithashtu nė
seancėn kundėr katėr ish-drejtuesve
tė SHIK-ut pritet tė lexohet
edhe dėshmia e tė ndjerit
Bashkim Gazidede, dhėnė para
hetuesve tė ēėshtjes.




 

© Gazeta Shqip - 2006-2008