|
Meta sulmon Berishėn dhe Ramėn: Janė njė "ēift i babėzitur" Kreu i LSI-sė, nė takimin e KDK: Nuk bėjmė hap prapa Asnjė hap prapa. Ky ishte mesazhi qė artikuloi dje publikisht kreu i Lėvizjes Socialiste pėr Integrim, Ilir Meta, nė mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombėtar. Kjo strukturė e lartė vendimmarrėse mbėshteti nė mėnyrė unanime veprimet demokratike deri grevėn e urisė, nė mbrojtje tė votės sė lirė, kundėr puēit Rama-Berisha pėr vjedhjen e zgjedhjeve. "Unė nuk e diskutoj fare qė ne do ta fitojmė kėtė betejė. Ne e fituam betejėn me njė shtet tė tėrė 18 vjet mė parė, kur nuk e dinim ende se ēfarė ishte liria, vetėm kishim dėgjuar dhe kishim lexuar", tha Meta. Teksa kujtoi se nė atė kohė dihej se nuk mund tė vazhdohej mė ashtu sikurse jetohej deri nė dhjetor tė 90. Ky popull, shtoi ai, qė njė tė tretėn e tij dhe pjesėn mė aktive e ka nė Evropė dhe e ka nė Amerikė, tė pranojė regjimin e korruptuar tė kartelit Rama-Berisha. Ish-kryeministri tha se ėshtė turpi i kėtyre tė dyve qė provokojnė tė gjithė shqiptarėt nė vitin 2008, qė provokojnė tė ardhmen e Shqipėrisė nė Evropė, kur dihet se ēėshtja e zgjedhjeve tė lira dhe tė ndershme ka qenė dhe mbetet kėrkesė kryesore pėr Shqipėrinė. "Kėta dy zotėrinj, nė vend qė tė vrasin mendjen bashkė me ne dhe tė gjithė tė tjerėt, sesi Shqipėria do tė pėrballojė efektet e njė krize globale financiare, kanė shqetėsim si tė vjedhin votėn e tė gjithė shqiptarėve nė vitin 2009", vijoi ai. Sepse, konstatoi Meta, duhet tė kuptojmė ne dhe mė shumė sesa ne, duhet tė kuptojnė tė gjithė shqiptarėt, qė nuk janė me LSI dhe qė kanė tė drejtėn e tyre tė mos jenė dhe tė zgjedhin alternativa tė tjera: kjo nuk ėshtė njė betejė pėr LSI, kjo ėshtė njė betejė pėr ēdo shqiptar. Rama dhe Berisha, nė kėndvėshtrimin e kreut tė LSI-sė, pėrmes eliminimit tė kėsaj force tė madhe dhe nė rritje, siē ėshtė LSI, nuk kanė thjesht problemin pėr tė dėmtuar dhe eliminuar LSI, por kanė si preokupim tė tyre pėr tė vrarė ndjenjėn e reagimit qytetar ndaj korrupsionit tė tyre, ndaj arbitraritetit tė tyre, ndaj babėzisė sė tyre. "Shikoni se si ėshtė katandisur Partia Socialiste, nėn drejtimin e Edi Ramės. Njerėz qė pėrjashtohen pėrditė. Njerėz qė largohen pėrditė. Shikoni Partinė Demokratike. Pėrbėn lajm njė reagim fare normal dhe i arsyeshėm i zotit Mustafaj, qė mbajti njė qėndrim shumė parimor pėr zgjedhjet, njė lajm shumė i madh kudo", nėnvizoi Meta. "Ndaj, beteja pėr votėn do tė jetė betejė shumė e shenjtė! Prandaj, muaji dhjetor po afron, jo vetėn nga aspekti kalendarik, por edhe politik", u shpreh Meta. Ėshtė pėrgjegjėsi e kėtij komiteti, shtoi ai, nė radhė tė parė, qė tė nisė tė gjitha masat organizative, nė mėnyrė qė ēėshtja e zgjedhjeve tė ndershme dhe tė lira tė jetė brenda pak ditėsh dhe pak javėsh, jo ēėshtja mė e madhe kombėtare qė duhet tė zgjidhim dhe do ta zgjidhim se sbėn, por do tė jetė edhe njė ēėshtje shumė e madhe ndėrkombėtare.
|


|