. .
  05/11/2008
 
   
Faqja e pare
Politike
Aktualitet
Sociale
Ekonomi
Rajoni
Bota
Kulture
Sport
 
Komente
Reportazhe
NDRYSHE
 
Forum
Chat
 
Parashikimi i motit
Horoskopi
Kembimi valutor
 
top-channel.tv
topalbaniaradio.com
digitalb.al
 
Kontakt



Vret nėnėn pėr paratė e heroinės

Pas krimit tė rėndė, Altin Birko vetėdorėzohet nė polici

Njė pėrdorues droge ka vrarė nėnėn e tij, pasi kjo nuk i jepte para pėr tė konsumuar drogė. Altin Birko e ka kryer kėtė krim dje, pasdite, nė Tiranė, ndėrkohė qė mė vonė ka ndjerė pendesė, duke u vetėdorėzuar nė polici. Burimet policore bėnė tė ditur se rreth orės 18:30 janė njoftuar se njė vrasje kishte ndodhur pranė tregut tė Medresesė. Me tė mbėrritur nė vendin e ngjarjes, policia ka vėnė re se ishte njė krim brenda familjes.

Sipas tė dhėnave paraprake, Altin Birko ka qėlluar me thikė tė ėmėn e tij, 53 vjeēe, Shpresa Birko, duke e lėnė atė tė vdekur nė vend. Nga grupi hetimor mėsohet se i riu ėshtė larguar menjėherė nga vendi i ngjarjes, ndėrkohė qė trupi i viktimės ėshtė dėrguar nė morgun e Tiranės. Policia ka marrė nė pyetje tė afėrmit e viktimės, tė cilėt kanė deklaruar se krimi nė familje kishte ardhur pas njė konflikti mes nėnės me tė birin. Sipas tė dhėnave, Birko ishte pėrdorues i drogave tė forta dhe pikėrisht pėrdorues heroine. Shpeshherė, ai merrte para nė shtėpi pėr tė blerė drogėn, tė cilėn kishte tentuar disa herė ta linte, por nuk ia kishte arritur qėllimit. Nė kėto kushte, gjendja ekonomike e familjes Birko ėshtė pėrkeqėsuar, kėshtu qė i riu ka tentuar tė gjejė para tė tjera, duke hyrė edhe nė borxh. Madje, ai ka filluar tė vendosė autoritetin nė familje, duke kėrkuar medoemos para. Kėto kanė qenė shkaqet qė kanė sjellė edhe konfliktin mes nėnės me tė birin, qė mė pas ka degjeneruar nė konflikt. Nė njė moment, i riu ka rrėmbyer thikėn nė kuzhinė dhe ia ka ngulur tė ėmės disa herė, duke i shkaktuar vdekjen e menjėhershme. Sipas ekspertėve tė Mjekėsisė Ligjore, njė nga goditjet e ka kapur viktimėn Shpresa Birko nė zemėr. Kjo mendohet se ka qenė edhe goditja vdekjeprurėse pėr tė. Pellgu i gjakut, i krijuar nė banesė, ka sjellė panik te narkomani, i cili ėshtė larguar me shpejtėsi. Policia e ka shpallur nė kėrkim Altin Birkon dhe ka ngritur njė sėrė postblloqesh pėr kapjen e tij.

Por, pa kaluar shumė kohė nga vrasja, autori ėshtė penduar pėr kėtė krim tė rėndė brenda familjes dhe ėshtė paraqitur nė Komisariatin nr. 3, ku ėshtė vetėdorėzuar. Ai ka treguar pėr uniformat blu gjithė skenėn e ngjarjes, ndėrkohė qė ėshtė shprehur i penduar. Ndėrkohė, policia nuk ka shpjeguar nėse ka pasur familjarė tė tjerė brenda banesės nė kohėn qė ndodhi krimi. Megjithatė, hetimet pėr kėtė ngjarje, qė ka tronditur kryeqytetin kanė vijuar deri nė orėt e vona tė natės pėr dokumentimin e plotė tė saj. Nė pėrfundim tė hetimeve, Altin Birko u arrestua nėn akuzėn e vrasjes me dashje.




 

© Gazeta Shqip - 2006-2008