. .
  02/11/2008
 
   
Faqja e pare
Politike
Aktualitet
Sociale
Ekonomi
Rajoni
Bota
Kulture
Sport
 
Komente
Reportazhe
NDRYSHE
 
Forum
Chat
 
Parashikimi i motit
Horoskopi
Kembimi valutor
 
top-channel.tv
topalbaniaradio.com
digitalb.al
 
Kontakt



Prokuroria kėrkon autorin e ligjit pėr "Gėrdecin"

Sekuestrohen korrespondencat e ish-ministrit Bumēi dhe praktikat e hartimit tė draftit pėr demontimin

Hetuesit e dosjes "Gėrdeci" nuk ndalen, nė pėrpjekje pėr tė zbardhur tragjedinė e 15 marsit, e cila i mori jetėn 26 personave, ndėrsa qindra tė tjerė u plagosėn. Pas kėrkesės sė heqjes sė imunitetit pėr deputetin Fatmir Mediu, sekuestrojnė bazėn ligjore qė ngriti "fabrikėn e vdekjes". Nė "sy" tė ministrit aktual tė Drejtėsisė, Enkelejd Alibeaj, grupi hetimor ka marrė praktikėn ligjore, e cila i hapi rrugė pėrfshirjes sė kompanive private nė biznesin e demontimit tė municioneve dhe tregtisė sė armėve, nga arkiva. Gjithēka ėshtė pėrfshirė mė sė fundi nė dosjen hetimore voluminoze. Burime nga akuza thanė dje se oficerėt e policisė gjyqėsore kanė sekuestruar nė Ministrinė e Drejtėsisė edhe komunikimin zyrtar dhe jozyrtar tė ish-ministrit tė Drejtėsisė, Aldo Bumēi, pėr kėtė ēėshtje. Fakti u konfirmua edhe nga ministri Alibeaj, gjatė njė konference shtypi. "Mund t‘ju them qė oficerė tė policisė gjyqėsore janė pritur nė Ministrinė e Drejtėsisė nė kryerje tė detyrės sė tyre. Atyre u janė krijuar kushtet pėr tė kontrolluar praktikėn, arkivin e Ministrisė sė Drejtėsisė dhe mė lejoni qė tė mos jap asnjė lloj tė dhėne mė tepėr, se ėshtė punė e Prokurorisė dhe Prokuroria duhet lėnė e qetė tė ushtrojė funksionin e vet", u shpreh ministri. Deklarata e shefit tė Ministrisė sė Drejtėsisė vjen disa ditė pasi opozita akuzoi ish-ministrin Bumēi se ka pasur komunikime informale me djalin e Kryeministrit, tė cilin e kishte vėnė nė dijeni pėr fazėn dhe detaje tė hartimit tė projektligjit. Por Alibeaj, duke i cilėsuar kėto "ēėshtje tė hetimit", nuk pranoi tė komentojė, duke saktėsuar se do tė jetė i gatshėm tė shkojė nė prokurori, nėse hetuesit do tė kenė nevojė pėr dėshminė e tij gjatė hetimit.


Roli i Bumēit

Ish-ministri i Drejtėsisė, Aldo Bumēi, ka qenė ligjėrisht i detyruar tė shprehej dhe pėr vendimin e Kėshillit tė Ministrave me numėr 138, datė 14 mars 2007, "Pėr procedurėn e trajtimit tė armėve, teknikės dhe pajisjeve tė Forcave tė Armatosura tė hequra nga armatimi dhe pėrdorimi". Ky vendim pėrcaktonte qė liberalizonte tregun e armatimeve nė vend. Pika 3 e vendimit pėrcaktonte se arsenali i Forcave tė Armatosura, pas negocimeve, "...i shitej kėrkuesit mė tė parė...". Dhe i pari dhe i vetmi kėrkues ishte SAC i Henrit me derivatin shqiptaro-amerikan, "Albademil". Mė datėn 9 mars 2007, me njė shkresė me numėr protokolli 1594/1, ish-ministri Bumēi firmos mendimin pozitiv dhe "votėn" e tij pro, nė mbledhjen e pesė ditėve mė vonė nė Kėshillin e Ministrave, duke sugjeruar, veē tė tjerash, edhe ndryshimin e njė fraze nė tė: shprehja nė anglisht "End User", tė pėrkthehej nė shqip nė trajtėn "pėrdoruesi i fundit", siē dhe ėshtė pasqyruar nė tekst nė pikėn 4 tė vendim, germa b. Njė firmė ministrore qė megjithatė nuk mjaftoi qė Bumēi tė qėndronte mė gjatė ministėr, pavarėsisht shpresės qė i kishte krijuar pikėrisht kjo firmė.


Sekuestrimi i e-maileve

Disa ditė mė parė, grupi hetimor i tragjedisė sė Gėrdecit sekuestroi letėrkėmbimet e ministrit tė Drejtėsisė, Enkelejd Alibeaj, me kėshilltarin e Mediut, Plarent Ruka. Sipas burimeve nga akuza janė sekuestruar tė gjitha shkresat dhe korrespodencat e mbajtura mes kėtyre dy institucioneve nga dhjetori 2006 deri nė fillim tė marsit 2007. Gjithashtu, u thirr dhe u mor nė pyetje ish-kėshilltari i Fatmir Mediut, shtetasi Plarent Ruko, tė cilit, gjatė kohės qė po merrej nė pyetje, i ėshtė komunikuar urdhri pėr sekuestrimin e letėrkėmbimit me Alibeajn. Ish-kėshilltari Ruko ka dhėnė shpjegime edhe nė lidhje me takimet e bėra mes tij dhe ish-drejtuesit tė auditit nė Kryeministri, Alibeaj. "Takimet janė zhvilluar brenda nė Kryeministri, nė Ministrinė e Drejtėsisė dhe nė lokalet e qendrės sė kryeqytetit, ndėrsa sa i pėrket letėrkėmbimeve, ato kanė filluar nga dhjetori i vitit 2006 dhe janė shpeshtuar jashtėzakonisht nė muajt e parė tė vitit 2007", thanė burimet nga prokuroria. Sipas akuzės, kėto e-maile, tė cilat tashmė janė sekuestruar dhe administruar nė dosjen voluminoze tė ēėshtjes sė Gėrdecit, ku rezulton se Alibeaj me detyrėn e drejtuesit tė auditit tė Kryeministrisė, ofronte asistencė juridike dhe zgjidhje tė problemit se ēfarė duhej bėrė me armėt, teknikėn dhe pajisjet qė dilnin nga pėrdorimi dhe qė ishin pronė e Forcave tė Armatosura tė Republikės sė Shqipėrisė.

Kėto biseda, mėsohet se janė kryer nė kohėn kur kompania amerikane "Southern Ammunition Company" (SAC) kishte hyrė nė negociata dhe kėrkonte kryerjen e demontimit tė municioneve tė lehta, ku Ministria e Mbrojtjes ishte gati t‘i ofronte kėtė punė me prokurim tė drejtpėrdrejtė.


Baza ligjore

Mungesa e bazės ligjore pėr tė kryer kėtė punė tė kėrkuar nga SAC-i, bėri qė Ministria e Mbrojtjes tė kėrkojė asistencė apo ndihmė juridike nga drejtuesi i auditit nė Kryeministri, Enkelejd Alibeaj. Sipas prokurorisė, nė letėrkėmbimet mes tyre bėhet fjalė pėr mėnyrėn se si Ministria e Mbrojtjes, si pjesė e qeverisė shqiptare, duhej tė lejonte nisjen e aktivitetit tė SAC-it pėr demontim, qė mė pas do tė niste bashkėpunimin me kompaninė shqiptare "Albademil" e drejtuar nga Mihal Delijorgji, biznesmeni tashmė i pandehur pėr tragjedinė e Gėrdecit. Sipas referimit tė Alibeajt, dėrguar ish-kėshilltarit juridik tė Ministrisė sė Mbrojtjes, Ruko, qė mė pas rezultoi nė pikėn tre tė Vendimit tė Kėshillit tė Ministrave me nr. 138, tė datės 14 mars 2007, ku autorizohej Ministria e Mbrojtjes qė "tė nxjerrė udhėzimin e hollėsishėm pėrkatės, pėr kriteret teknike dhe procedurat e asgjėsimit ose ēmontimit a tjetėrsimit tė armėve e tė teknikės sė Forcave tė Armatosura, tė hequra nga armatimi dhe pėrdorimi", qė realisht nga ish-ministri Mediu nuk u nxorėn udhėzimet e hollėsishme dhe tė detajuara nė lidhje me llojin e municioneve qė duhej tė ēmontoheshin.





PJESĖ TĖ VENDIMIT


"2. Shitja e armėve, teknikės, pajisjeve, municioneve dhe lėndėve eksplozive tė Forcave tė Armatosura realizohet nėpėrmjet ndėrmarrjes MEICO, e cila zbaton ēmimet e miratuara nė pikėn 1 tė kėtij vendimi.


3. Armėt, teknika, pajisjet, municionet dhe lėndėt eksplozive, tė kėrkuara pėr pėrdorim ushtarak, pas negocimeve i shiten kėrkuesit mė tė parė, duke realizuar njė ēmim sa mė tė lartė, por jo mė tė ulėt se ēmimi i miratuar nė pikėn 1 tė kėtij vendimi.


4. Blerėsi duhet tė plotėsojė kėto kushte:


a) Tė jetė i licencuar nė kėtė fushė nė vendin e origjinės;


b) Tė paraqesė deklarimin e pėrdoruesit tė fundit ose njė dokument tjetėr lejues pėr import, nga autoriteti i vendit importues".




Alibeaj: Unė autor i e-maileve pėr

Gėrdecin, sepse kishte vakum ligjor


Ministri i Drejtėsisė, Enkelejd Alibeaj, pranoi dje publikisht se ka nisur e-maile nė drejtim tė Ministrisė sė Mbrojtjes pėr Gėrdecin, nė kohėn kur ai ishte nė zyrėn e antikorrupsionit nė Kryeministri. Alibeaj, gjatė njė komunikimi me mediat, sqaroi se korrespondenca e shkėmbyer mes internetit ka qenė nė kuadėr tė kėshillimeve, pasi legjislacioni ka pasur vakume dhe duhej tė plotėsohej. "Kam nisur e-maile nė drejtim tė Ministrisė sė Mbrojtjes, pasi kam dhėnė asistencė juridike pėr ligjin qė po bėhej pėr Gėrdecin. Nuk kam gabuar, pse kam nisur e-mailet, pasi nuk kam bėrė asnjė veprim antiligjor. Kėshillimet kanė qenė puna jonė" ka thėnė ai, duke deklaruar prerė se nuk beson tė ketė gabuar. "Modestisht mund tė pranoj se jam jurist qė s‘pranon tė ketė gabuar, sidomos nė kėtė rast. Puna ėshtė bėrė nė mėnyrė serioze dhe sot do tė jepja njė kėshillė", ka thėnė mė tej Alibeaj. Kreu i Drejtėsisė, ėshtė shprehur i gatshėm tė japė sqarime, qė mund tė jenė tė nevojshme nė prokurori, lidhur me kėtė ēėshtje. Pyetjes se, nėse ėshtė i hapur pėr tė qenė pjesė e sqarimeve nė Prokurori pėr tragjedinė e ndodhur, Alibeaj i ėshtė pėrgjigjur pa hezitim: Po. "Nuk duhet tė diskutohen tė tilla pyetje. Ēdokush nė kėtė shtet qė ėshtė nėn mbretėrinė e ligjit, duhet tė ofrohet pėr tė dhėnė sqarime ndaj ēdo procedure hetimore qė mund tė bėhet. Kjo do tė rrisė marrėdhėnien e besimit qė prokuroria duhet tė gėzojė ndaj publikut" ka shtuar ai, duke folur edhe pėr marrėdhėnien me kreun e Prokurorisė sė Pėrgjithshme, Ina Rama. Marrėdhėnie qė ai i ka quajtur normale dhe korrekte si me tė gjitha institucionet.




 

© Gazeta Shqip - 2006-2008