. .
  21/10/2008
 
   
Faqja e pare
Politike
Aktualitet
Sociale
Ekonomi
Rajoni
Bota
Kulture
Sport
 
Komente
Reportazhe
NDRYSHE
 
Forum
Chat
 
Parashikimi i motit
Horoskopi
Kembimi valutor
 
top-channel.tv
topalbaniaradio.com
digitalb.al
 
Kontakt



Motrat e bamirėses: Amaneti qė na la Nėnė Tereza

"Na tha tė bėjmė durim, sepse shqiptarėt kanė vuajtur shumė"

Nė njė nga rrugicat e qendrės sė qytetit, nė fillim tė rrugės sė Durrėsit, gjendet njė shtėpi e madhe. Ėshtė e thjeshtė, e pastėr dhe mbi tė gjitha ėshtė e mbushur me shumė dhembshuri dhe dashuri. Atje qytetarėt mė tė varfėr, tė pastrehėt, tė sėmurėt dhe tė vetmuarit shkojnė dhe ushqehen falas. Ndėrsa ata qė janė nė gjendje tė mjerueshme jetojnė aty, nė shtėpinė e motrave tė Nėnė Terezės. Tė gjithė e njohin si shtėpia e motrave, nėse pyet gjatė rrugės, tė gjithė e dinė derėn e madhe tė kėsaj shtėpie qė pret e pėrcjell njerėzit me shėndet tė dobėt, ata qė nuk kanė se ku tė fusin kokėn dhe tė vetmuarit. Aty, ata gjejnė njė pjatė tė ngrohtė, njė kujdestar qė i trajton sėmundjen dhe njė zemėr qė i dhuron fjalė tė ėmbla dhe shumė dashuri, pavarėsisht gjendjes sė tyre, pamjes apo problemeve. Kur vajtėm nė shtėpinė e motrave, gjetėm derėn tė hapur, rreze drite qė dilnin prej saj dhe njė qetėsi. Motrat ishin nė lutje. Nė ditėn e Lumturimit tė Nėnė Terezės, atėherė kur gjithė administrata bėn pushim me kėtė rast, motrat nuk kanė pėrgatitur asnjė ceremoni, kanė punuar si ēdo ditė tjetėr. "Ceremoninė, ku ishim tė gjithė tė pranishėm pėr Nėnė Terezėn e kemi zhvilluar mė datėn 5, datė kur ajo humbi jetėn", thonė motrat. Teksa hapin derėn, me durim dhe buzėqeshje presin tė dėgjojnė ēfarė ke pėr t‘i thėnė. Ato mbajnė tė veshur sarin e bardhė me vija blu, ashtu si Nėnė Tereza. Ato janė tė thjeshta, buzėqeshin, flasin dhe dėgjojnė me qetėsi dhe durim.

Njėra prej tyre nis e na tregon rregullat qė ka shtėpia e motrave tė Nėnė Terezės, qėllimi i misionit tė tyre nė vendin tonė dhe kudo. Motra na rrėfen si e ka njohur nėnėn e gjithė botės, ēfarė u ka mėsuar ajo, vizitat nė Shqipėri dhe dashuria pėr shqiptarėt.

"Ajo thoshte gjithmonė qė shqiptarėt janė tė vuajtur, duhet tė bėni durim. Tani ata kanė etje pėr ēdo gjė, por ju duhet tė bėni durim", thotė motra, njė grua me sy tė kaltėr e tė shndritshėm. Ajo qė nė vitin 1991 ndodhet nė Shqipėri, vendi ynė ka qenė misioni i saj i parė. "Nėnė Tereza vinte pėr vizitė ēdo vit, ajo kujdesej pėr tė sėmurėt, pėr nevojtarėt, u lante rrobat, i ushqente dhe u qėndronte pranė. Shtėpia jonė ka rregulla dhe njėri prej tyre ėshtė qė rrobat nuk lahen nė lavatriēe, por me dorė", tregon motra. Ashtu siē bėnte dhe Nėnė Tereza, ashtu vazhdojnė tė bėjnė edhe ato. Ushqejnė, lajnė, pastrojnė, u blejnė ilaēe tė moshuarve, i ēojnė pėr tė takuar tė afėrmit, kur ata ndodhen larg, i ēojnė pėr analiza, pėr operacion, kryejnė tė gjitha kėto punė duke menduar se ata janė prindėrit e tyre, janė motrat, vėllezėrit, tė afėrmit e tyre. Ashtu siē u thoshte dhe Nėnė Tereza, pas tyre fshihej Jezusi, kujdesi ndaj personave tė vobektė, tė verbėr, tė sėmurė, tė papastėr ishte e vetmja mėnyrė pėr tė takuar Jezusin. "Jeta jonė dhe detyra qė kemi ėshtė tė shėrbejmė. Shprehim dashurinė qė kemi pėr Zotin, duke i shėrbyer Jezusit ndėr mė tė varfrit", thotė motra e Nėnė Terezės. Ajo ka kujtime tė hershme me nėnėn e gjithė botės. Takimet me tė kanė qenė tė herėpashershme dhe gjatė vizitave tė saj nė Shqipėri, ato kanė shėrbyer pėr nevojtarėt nė krahė tė Nėnė Terezės. Ajo i thoshte gjithmonė: "Duke i shėrbyer mė tė varfėrve, atyre qė janė nė gjendje tė mjeruar, takojmė Jezusin. Duke i shėrbyer atyre i shėrbejmė Jezusit. Njėrėn nga vargjet e Biblės, qė motrat thonė dhe qė Nėnė Tereza e pėrsėriste mė shpesh, ishte Mateu 25, 40: "Mbreti do t‘u pėrgjigjet: me tė vėrtetė po ju them se sa herė keni bėrė kėtė gjė pėr njėrin nga kėta vėllezėrit e mi tė vegjėl, ma keni bėrė mua". "Shqiptarėt janė tė vuajtur, por janė dhe shumė bujar. Tė ftojnė nė shtėpinė e tyre, pavarėsisht besimit tė tyre. Nė Tiranė janė nė gjendje tė mirė, por nė zona tė tjera janė nė gjendje tė vėshtirė", thotė motra. Duke iu kthyer Nėnė Terezės, ajo na tregon njė album tė madh me fotografi, tė cilat janė kujtime vit pas viti, sa herė ajo ka vizituar Shqipėrinė dhe ka qėndruar me motrat e saj nė shtėpinė ku sot marrin ndihmė tė gjithė ata qė kanė probleme ekonomike, shėndetėsore dhe vetmie.



Vakte, shėrbim dhe kujdes falas, por rregulla tė forta pėr tė qėndruar me motrat e Nėnė Terezės


Rregullat e shtėpisė sė motrave, qė jetojnė me tė varfrit


Njė vakt tė ngrohtė dhe njė drekė me ushqime tė gatuara nga motrat e Nėnė Terezės, mund ta kenė tė gjithė ata qė janė nė vėshtirėsi ekonomike. Katėr herė nė javė nė shtėpinė ku qėndrojnė dhjetė motrat e Nėnė Terezės, tė ardhura nė mision pėr t‘i shėrbyer shqiptarėve nė nevojė. Ndėrsa vetėm 25 apo 30 persona mund tė qėndrojnė e tė jetojnė nė kėtė shtėpi. Kushti kryesor pėr tė ngrėnė, pėr tė fjetur, apo pėr tė qėndruar nė kėtė shtėpi, ėshtė gjendja e vėshtirė. Shtėpia ka vend vetėm pėr ata qė janė njerėz tė vetmuar, nuk kanė shtėpi, nuk kanė tė afėrm, prindėr, fėmijė, apo pėr ata qė nuk pranohen tė mbahen pranė tė afėrmve apo nė spital. Pėr kėta njerėz kujdesen motrat. Nėse janė tė moshuar dhe marrin njė pension, ato ja administrojnė nė mėnyrė tė tillė qė personi nė fjalė tė arrijė tė blejė ilaēe apo tė rimbursojė analizat e tij. Nė rast se nuk kanė asnjė mundėsi, atėherė pėr kėta njerėz kujdeset shtėpia. Motrat u lajnė atyre rrobat me dorė, kujdesen pėr higjienėn personale tė atyre qė nuk janė nė gjendje ta bėjnė vetė, ushqejnė dhe veshin ata qė nuk janė nė gjendje tė kryejnė kėto veprime. Motrat gatuajnė, lajnė dhe pastrojnė ambientin, ēojnė pėr takime me mjekun sa herė personat qė kanė nevojė, i shoqėrojnė ata pėr vizita sa herė kanė mall dhe dėshirė tė takojnė tė afėrmit qė ndodhen larg. Motrat shkojnė dhe mbajnė radhėn pėr t‘i marrė pensionin. Pavarėsisht tė gjitha punėve tė shtėpisė, detyrimeve dhe shėrbimeve, motrat shpenzojnė njė kohė tė mirė nė lutje. Ditėn e nisin me lutje, me falėnderime dhe me qetėsi. Ėshtė kjo kohė e takimit me Zotin. Kjo ėshtė e nevojshme dhe e domosdoshme pėr motrat. Shtėpia e tyre nuk ėshtė njė shtėpi shėrbimi social, ajo ėshtė shtėpi e dashurisė, e lutjeve, ėshtė shtėpia e misionareve, shtėpia e motrave tė Nėnė Terezės.

Nė kėtė shtėpi, rėndėsi tė veēantė i kushtohet edhe festimit tė ditėlindjeve. Nė njė kalendar qėndrojnė tė shėnuara tė gjitha datat e lindjes sė personave qė jetojnė atje dhe nė atė ditė festohet dhe urohet ai qė ka ditėlindjen.




 

© Gazeta Shqip - 2006-2008