|
Miqėsorja, yjet e Milanit "zbarkojnė" nė Shqipėri
Sot nė orėn 19:00, sfida me Tiranėn pėr trofeun "Taēi Oil"
Milani me yjet e tij zbret sot nė Tiranė. Kampionėt e botės, tė drejtuar nga trajneri Karlo Anēeloti, "zbarkojnė" nė orėn 11:30 nė aeroportin "Nėnė Tereza", pas 90 minutave udhėtim nga Milano. Ronaldinjo, Maldini, Shevēenko, Inzagi, Sedorf, Nesta e shumė lojtarė tė tjerė do tė qėndrojnė pėr afro 10 orė nė vendin tonė, ku nė stadiumin "Qemal Stafa" do tė luajnė me Tiranėn pėr trofeun "Taēi Oil". Pas mbėrritjes nė Rinas, kuqezinjtė do tė akomodohen menjėherė nė hotel "Sheraton". Pėr nder tė futbollistėve dhe tė delegacionit zyrtar tė klubit me 22 persona, qė kryesohet nga zv/presidenti Adriano Galiani, por ku spikasin edhe emra tė njohur si Ariedo Braida, Filipo Gali, Mauro Tasoti e Leonardo, nė orėn 13:30 do tė zhvillohet edhe njė drekė zyrtare. Qėndrimi i "Djajve" nė tokėn shqiptare do tė pasohet me njė takim zyrtar nė Kryeministri, me titullarin e kėtij institucioni, z. Sali Berisha. Edhe pse nuk njihet si njė person "i dashuruar" me sportin (mė saktėsisht me futbollin nė veēanti, ku nuk ėshtė asnjėherė i pranishėm nė tribunė, qoftė edhe pėr ndeshjet e Kombėtares), nė orėn 15:00 Kryeministri do tė presė nė zyrėn e tij yjet e klubit tė Serisė A. Pėrpara ndeshjes, rreth orės 16:30, administratori Galiani, trajneri Anēeloti dhe disa futbollistė (mes tė cilėve Maldini), do tė dalin nė njė konferencė pėr shtyp sė bashku me organizatorin e kėsaj ndeshjeje, Rezart Taēin. Miqėsorja e shumėpritur me Tiranėn starton nė orėn 19:00, nė stadiumin "Qemal Stafa", por nė tribunat e impiantit mė tė madh nė vend festa pritet tė fillojė shumė kohė mė parė. Nuk do tė mungojė as donacioni pėr bamirėsi, ku nga shifra prej 1,7 milionė eurosh qė kanė pėrfituar pėr ardhjen nė kryeqytetin shqiptar, Milani do tė dhurojė 100 mijė euro pėr programin "Albania Reads" tė UNICEF. Me kėtė fond synohet qė nė mbarė vendin tė ndėrtohen librari moderne nė tė gjithė Shqipėrinė: objektivi ėshtė qė nė brezat e rinj tė shpėrndahet kultura nėpėrmjet librit. Fondet pėr bamirėsi do tė vazhdojnė edhe nė mbrėmjen gala tė parashikuar nė orėt e vona tė mbrėmjes: Milani do tė largohet menjėherė pas ndeshjes, por me fanellat e autografuara nga lojtarėt do tė organizohet njė ankand.
Mungesat - Nga kontingjenti i parashikuar pėr tė udhėtuar nė Tiranė do tė mungojnė dy lojtarė mjaft tė rėndėsishėm tė Milanit, si Pirlo e Borrielo. Mesfushori ėshtė dėmtuar dhe ende nuk ka filluar tė punojė me skuadrėn, ndėrsa udhėtimi i sulmuesit u anulua pėr shkak tė planit stėrvitor, pėr rikuperimin e tij sa mė tė shpejtė. Ndėrkohė, nė dyshim ėshtė edhe zvicerani Senderos. E veēanta ėshtė se nė "Qemal Stafa", nė fushė, do tė rikthehet ish-mbrojtėsi i kombėtares italiane, Alesandro Nesta: pas dėmtimit tė gjatė, 32-vjeēari pritet tė aktivizohet pėr afro 25 minuta.
Biletat
Organizatorėt: Tregut nuk do ti
mungojnė as nė ditėn e ndeshjes
Biletat e ndeshjes Tirana-Milan, qė do tė luhet sot nė mbrėmje nė impiantin "Qemal Stafa" pėr trofeun "Taēi Oil Albania Reads", nuk do ti mungojnė tregut as sot. Organizatorėt kanė siguruar se pavarėsisht interesimit dhe ritmit tė lartė tė shitjeve, tė gjithė tifozėt e "vonuar", qė deri mė tani nuk kanė arritur tė sigurojnė njė vend nė stadium, mund tė rikuperojnė nė kohė. "Interesimi pėr kėtė emėr tė madh tė futbollit botėror siē ėshtė Milani, ka qenė mjaft i madh. Tifozė nga Shqipėria, por edhe nga Kosova apo shqiptarėt e Maqedonisė kanė kėrkuar tė jenė tė pranishėm nė kėtė festė qė shėrben edhe pėr bamirėsi", tha shefi i zyrės sė shtypit tė "Taēi Oil", Aldrin Dalipi. "Ritmet e shitjeve kanė qenė mjaft tė mėdha, megjithatė biletat do tė vazhdojnė tė jenė nė treg edhe nė ditėn e ndeshjes. Tė gjithė ata tifozė, qė pėr njė arsye apo njė tjetėr ende nuk kanė arritur ti blejnė, do tė kenė mundėsi tė ndjekin nga afėr yjet e Milanit. Kjo ndeshje ėshtė njė rast pėr tė mos u humbur dhe interesimi i treguar nga sportdashėsit e konfirmon kėtė fakt".
Masat e sigurisė
Vjen Milani, blindohet kryeqyteti
Masa tė rrepta tė policisė do tė shoqėrojnė vizitėn e Milanit nė Tiranė enkas me rastin e ndeshjes miqėsore pėr turneun "Taēi Oil Albania Reads" nė orėt e para tė mbrėmjes sė sotme. Me qėllim tė parandalimit tė ēdo incidenti, Policia e Tiranė thekson se duke filluar nga ora 12:00 e ditės sė sotme e deri nė pėrfundim tė ndeshjes do tė mbyllen lokalet pėrreth stadiumit. Po ashtu nga ora 08:00 nuk do tė lejohet parkimi i automjeteve nė ambientet pėrreth stadiumit "Qemal Stafa", sheshit "Italia", sheshit "Nėnė Tereza", si dhe pėrgjatė bulevardit "Dėshmorėt e Kombit" nga Presidenca deri te hotel "Sheraton". Nė orėn 15:00 do tė ketė ndalim qarkullimi pėrreth stadiumit, sheshit "Italia", sheshit "Nėnė Tereza", si dhe pėrgjatė rrugės "Lekė Dukagjini", bulevardit "Dėshmorėt e Kombit" nga Presidenca deri te hotel "Sheraton", "Dėrvish Hima", deri nė pėrfundim tė aktivitetit. Ndėrsa hyrja nė stadium fillon nė orėn 17:00.
|


|