. .
  11/10/2008
 
   
Faqja e pare
Politike
Aktualitet
Sociale
Ekonomi
Rajoni
Bota
Kulture
Sport
 
Komente
Reportazhe
NDRYSHE
 
Forum
Chat
 
Parashikimi i motit
Horoskopi
Kembimi valutor
 
top-channel.tv
topalbaniaradio.com
digitalb.al
 
Kontakt



Ari Han, "luftė" Hungarisė: Kemi ardhur pėr tė fituar

Trajneri kėrkon maksimumin pėrballė kundėrshtarit direkt nė Grupi 1

Shqiptarėt sot mbajnė frymėn nė stadiumin "Ferenc Pushkash" tė Hungarisė, atje ku skuadra e tyre e zemrės do tė zbresė si kurrė ndonjėherė deri tani, si e para e grupit, nė kėrkim tė njė fitoreje pėr tė ruajtur kreun. Objektivin e tri pikėve e ka konfirmuar edhe trajneri i Shqipėrisė, Ari Han, nė konferencėn e djeshme pėr shtyp, ku edhe u ka shpallur "luftė" vendasve.

OBJEKTIVI - "Normalisht Shqipėria ka ardhur pėr tė fituar, do pėrpiqemi deri nė fund, edhe pse dhe njė barazim do tė na kėnaqte", ka thėnė holandezi i kuqezinjve. Por kėtė ambicie tė tij, Han e mbėshtet, jo vetėm te fakti se kundėrshtari nuk ėshtė i pathyeshėm, por mė shumė te gjendja e futbollistėve tė tij. "Pėr fat tė mirė tė gjithė futbollistėt i kemi nė njė formė tė mirė dhe grupi ka mjaft harmoni. Jemi nė gjendje optimale pėrpara kėsaj ndeshjeje. Ėshtė shumė e rėndėsishme dhe shpresojmė tė bėjmė diēka tė mirė", sqaroi tekniku i kombėtares, i cili e ka vlerėsuar rėndėsinė e ndeshjes: "Ėshtė e kuptueshme qė hungarezėt kėrkojnė me domosdoshmėri tė fitojnė, pasi ky rezultat ėshtė mjaft i rėndėsishėm pėr ta. Luajnė nė fushėn e tyre dhe janė tė motivuar. Ata janė kundėrshtari ynė direkt nė grup, prandaj duhet tė jemi tė kujdesshėm. Motivimi nuk na mungon dhe besojmė se do ta marrim rezultatin qė na duhet".

DREJT REKORDIT

Shqipėria ka arritur 4 herė tė koleksionojė 4 rezultate pozitive nė seri. Nė rast tė njė barazimi, apo tė njė fitoreje ndaj Hungarisė, kuqezinjtė do tė arrinin rekordin pėr tė pestėn herė. Katėr rezultate pozitive radhazi Shqipėria i ka fiksuar mė 2 maj 1948, deri mė 23 tetor 1949 (1-0 Rumani, 0-0 Hungari, 0-0 Jugosllavi, 1-1 Rumani), tre prej tė cilave janė luajtur jashtė fushe. Nga 29 nėntor 1952, deri mė 1 maj 1958 (3-2 Ēekosllovaki, 2-1 Ēekosllovaki, 2-0 Poloni, 1-1 RDGJ) tė katėrta tė zhvilluara nė shtėpi. Nga 14 tetor 1998, deri 28 prill 1999 (2-2 Norvegji, 0-0 Greqi, 2-0 Maqedoni, 0-0 Letoni), me dy ndeshje tė luajtura jashtė. Nga 9 tetor 1999, deri 10 shkurt 2000 (2-1 Gjeorgji, 3-0 Andorra, 1-0 Azerbajxhan, 1-0 Malta), tre tė fundit gjatė turneut "Rothmans" tė fituar nė Maltė.

BASTET - Edhe pse prestigji i Shqipėrisė pas barazimit me Suedinė dhe fitores me Maltėn qė i dhanė vendin e parė nė Grupin 1 ėshtė rritur shumė, sėrish kuqezinjtė shikohen nga bastexhinjtė si "tė vegjėl" pėrpara Hungarisė. Njė gjė tė tillė e kanė bėrė tė njohur shoqėritė ndėrkombėtare tė basteve. Fitorja e skuadrės vendase nė stadiumin "Ferenc Pushkash" ėshtė kuotuar me 1.5, ndėrkohė qė 3.5 ėshtė kuota pėr njė barazim tė mundshėm. Pėr bastexhinjtė qė do tė dėshironin tė fitonin shumė nga kjo ndeshje, por qė edhe mund tė rrezikonin gjithēka (sipas logjikės sė shoqėrive tė basteve), mund tė zgjedhin kuotėn 5.5 tė fitores sė Shqipėrisė.

KUNDĖRSHTARI - Boldizhar Bodor i Rodės, Sabolē Husti i Hanoverit dhe Kristian Vados i Osasunės janė thuajse gati pėr ndeshjen ndaj shqiptarėve, ndonėse vendimi pėr tė luajtur ose jo do tė merret vetėm sot, para ndeshjes. Trajneri hungarez Kuman mund tė jetė mė i qetė pas punės sė bėrė nga shtabi i tij mjekėsor. Stadiumi qė mban emrin e yllit mė tė madh hungarez tė futbollit "Ferenc Pushkash" ka kapacitet prej 68 976 vendesh, ndėrsa fillimisht mbante 100 000. Sipas mediave hungareze, do tė jetė e vėshtirė qė nė stadium tė jenė mė shumė se 30 000 tifozė.



Hungari-Shqipėri

Sot ora 19:45

Stadiumi "Ferenc Pushkash", Budapest


Transmetimi

"SuperSport" dhe TVSH



Hungaria

3-2-3-1-1

Fulop - Shelesi, Juhash, Vanēzak - Vadosh, Dardai - Buzsaki, Hajnal, Xhuxhak - Huszhti - Torgel


Shqipėria

4-2-3-1

Beqaj - Dallku, Curri, Beqiri, Vangjeli - Cana, Lala - Duro, Skela, Agolli - Bogdani




 

© Gazeta Shqip - 2006-2008