|
Lala beson te surpriza: 6 pikėt, jo tė pamundura
Kapiteni kuqezi guxon tė mendojė fitoren nė dy sfidat eliminatore Altin Lala beson te forca e pėrfaqėsueses sė Shqipėrisė. Kapiteni kuqezi beson se Shqipėria mund tė shkaktojė surprizėn e radhės, duke fituar 6 pikė tė plota nga dy sfidat eliminatore tė Botėrorit 2010. Tė shtunėn skuadra e drejtuar nga Ari Han luan pėrballė Hungarisė nė stadiumin e jashtėzakonshėm tė Budapestit, "Ferenc Pushkash", ndėrsa katėr ditė mė vonė ata luajnė nė Portugali. Pas barazimit me Suedinė dhe fitoren bindėse kundėr Maltės (tė dyja ndeshjet janė zhvilluar nė Tiranė), pėr herė tė parė nė histori Kombėtarja kryeson njė grup eliminator nė evenimentin mė tė rėndėsishėm botėror. Megjithatė, sfidat e radhės janė shumė tė vėshtira. Kjo jo vetėm prej faktit se luhen nė fushėn kundėrshtare, por edhe sepse fillimisht luhet me njė rival direkt pėr vendin e katėrt, ndėrsa mė pas vjen pėrballja me skuadrėn mė tė kuotuar pėr tė fituar grupin. Megjithatė, kapiteni shqiptar nuk trembet, madje guxon tė mendojė pikėt maksimale. "Nė dy ndeshjet e ardhshme mund tė llogarisim edhe fitimin e 6 pikėve", ka deklaruar Lala pėr tabloidin gjerman, "Bild". Sfida e sė shtunės do ta vendosė mesfushorin shtatshkurtėr kundėr shokut tė tij tė skuadrės te Hanoveri, Szhabolks Huszhti. 32-vjeēari tregon se sfida eliminatore ka qenė tema e ditės ndėrmjet tij dhe hungarezit. "Pėr kėtė ndeshje kemi disa ditė qė diskutojmė dhe secili nga ne shpreh besimin se skuadra e tij do tė fitojė", pohoi futbollisti shtatshkurtėr. Ai konfirmoi edhe vendosjen e njė basti, i cili do tė shlyhet kur tė pėrfundojnė impenjimet ndėrkombėtare dhe tė takohen te klubi i Bundesligės gjermane. Ndėrkohė, nė mesjavėn e ardhshme, Kombėtarja shqiptare do tė provojė forcat me favoriten e Grupit 1, Portugalinė. Njė pikė kundėr ekipit tė udhėhequr nga superylli i futbollit botėror, Kristiano Ronaldo, do tė ishte njė surprizė e jashtėzakonshme, por Lala mendon pėr mė shumė. "Nė futboll gjithēka ėshtė e mundur", theksoi Lala dhe shton duke qeshur: "Ndėrmjet Huszhtit dhe Ronaldos nuk ka shumė dallim".
Stėrvitja - Mė nė fund me kontingjent tė plotė, pas ardhjes sė Telit dhe Hykės, Kombėtarja ka filluar stėrvitjen me dy seanca nė ditė. Lajmet qė vijnė nga Budapesti janė mjaft pozitive, mbi tė gjitha pėr sa u pėrket dėmtimeve. Debatik Curri nuk ka mė dhimbje pas njė goditjeje qė kishte marrė nė Ukrainė, ndėrsa Klodian Duro ka filluar tė stėrvitet pjesėrisht me grupin. Elvin Beqiri dhe Hamdi Salihi punuan tė diferencuar: pėr mbrojtėsin mendohet se rikuperimi do tė vijė nė kohė, ndėrsa pėr sulmuesin situata ėshtė disi mė problematike. Ndėrkohė, burime zyrtare tė FSHF-sė kanė hedhur kategorikisht poshtė spekulimet se Lorik Cana ėshtė dėmtuar dhe u largua nga stėrvitje. "Loriku ėshtė lojtari mė nė formė i skuadrės dhe nuk ėshtė e vėrtetė qė ėshtė dėmtuar", pohuan zyrtarė tė federatės.
|


|