. .
  06/10/2008
 
   
Faqja e pare
Politike
Aktualitet
Sociale
Ekonomi
Rajoni
Bota
Kulture
Sport
 
Komente
Reportazhe
NDRYSHE
 
Forum
Chat
 
Parashikimi i motit
Horoskopi
Kembimi valutor
 
top-channel.tv
topalbaniaradio.com
digitalb.al
 
Kontakt



Ilion Lika, i dėmtuar Han thėrret Ujkanin

Portieri i Shpresave nė dispozicion pėr sfidat e tetorit

Pėrpara grumbullimit tė Ko
mbėtares, Ari Han ka bėrė
njė ndryshim tė detyruar nė
listėn me 22 futbollistė, qė do tė
ketė nė dispozicion pėr sfidat
eliminatore tė Botėrorit 2010. Pėr
ndeshjet kundėr Hungarisė (mė 11
tetor) dhe Portugalisė (mė 15
tetor), trajneri holandez grumbulloi
nė skuadėr portierin Saimir
Ujkani. Kosovari 20-vjeēar do tė
zėvendėsojė portierin e tretė, Ilion
Lika, i cili ka pėsuar njė dėmtim
muskulor dhe nuk do tė bashkohet
me kuqezinjtė nė grumbullimin
qė starton sot nė Budapest.
"Saimir Ujkani do tė jetė nėn
urdhrat e trajnerit Han pėr ndeshjet
me Hungarinė dhe Portugalinė",
pohuan burime zyrtare nė
FSHF. "Ilion Lika lajmėroi (sot) se
ka pėsuar njė tėrheqje muskulore
dhe nuk mund tė vihet nė shėrbim
tė skuadrės. Menjėherė, sapo ėshtė
lajmėruar pėr kėtė dėmtim,
drejtuesi i stolit tė Kombėtares
vendosi qė tė grumbullonte Ujkanin".
"Gardiani" i Pelermos nė
Serinė A italiane ka spikatur me
paraqitjet e tij me pėrfaqėsuesen
e U-21. Madje, gjatė janarit, tekniku
holandez kishte kėrkuar ta
grumbullonte pėr "zborin" stėrvitor
nė Antalia, por Ujkani nuk ishte
lejuar nga klubi sicilian. Konfirmimi
i kėtij lajmi ėshtė vonuar
disi, pasi gjatė pasdites sė djeshme
zyrtarėt e federatės komunikuan
me shumė vėshtirėsi me lojtarin.
Shkak ėshtė bėrė prezenca e portierit
nė stolin e rezervave, nė sfidėn
ku Palermo fitoi 2-1 nė fushėn e Juventusit.
GRUMBULLIMI - Aeroporti
i kryeqytetit hungarez do tė shėrbejė
si pika e takimit pėr Kombėtaren
kuqezi. Trajneri Han dhe
stafi i tij teknik (ku spikat zv/trajneri
i ri, Vim Surbier), futbollistėt qė luajnė
nė kampionatet e ndryshme
evropiane dhe lojtarėt nga Shqipėria,
do tė akomodohen nė "Airport-
Hotel" tė Budapestit. Rezidenca
ėshtė afro 10 minuta larg
qendrės sė qytetit, ndėrkohė qė nė
afėrsi ka edhe njė fushė stėrvitore,
ku kuqezinjtė do tė kryejnė pėrgatitjet
anti-Hungari. Tė pranishėm
nė grumbullimin e sotėm do
tė jenė tė gjithė futbollistėt, me
pėrjashtim tė Jahmir Hykės dhe
Admir Telit. Pėr shkak tė impenjimeve
me skuadrat respektive
(Mainc nė Gjermani dhe Haxhetepe
nė Turqi), ata do t‘i bashkohen
pjesės tjetėr tė grupit vetėm gjatė
ditės sė martė. Sot, pasdite, nė orėn
18:00, ėshtė parashikuar njė seancė
e lehtė stėrvitore, ndėrkohė
qė puna e vėrtetė do tė fillojė prej
ditės sė nesėrme. Kombėtarja ka
udhėtuar drejt Hungarisė me synimin
pėr tė marrė tė paktėn njė rezultat
pozitiv (barazim), edhe sepse
skuadra e Ervin Kuman ėshtė rivalja
jonė direkt pėr vendin e katėrt nė
Grupin 1. Pas ndeshjes sė 11 tetorit
nė stadiumin "Ferenc Pushkash",
skuadra e Han do tė udhėtojė me
ēarter drejt Portugalisė, ku katėr
ditė mė pas do tė ndeshet me Portugalinė
e Kristiano Ronaldos, Dekos
e Kuarezmės.




 

© Gazeta Shqip - 2006-2008