|
Ngadalėson kreu, Tirana bllokohet nė Ballsh Dinamo-Vllaznia ndahen nė paqe, Lushnja bėn surprizėn e javės nė Peqin Kreu i kategorisė njeh
xhiron e ngadaltė tė tij
nė javėn e gjashtė tė kėtij
sezoni. Bylis ėshtė emri
i barrikadės sė pakalueshme pėr
Tiranėn, Elbasani mundet nė
Kavajė ndėrsa Shkumbini bie
viktimė e euforisė dhe i dorėzohet
njė humbjeje dramatike nė
fushėn e tij ndaj Lushnjės. Kurse
Partizani, pas humbjes nė Vlorė,
tani prek fundin e tabelės dhe
njėkohėsisht zyrtarizon krizėn
e thellė qė e ka pėrfshirė nė kėtė
sezon, ku duket se objektivi jetik
i tyre do tė duhet tė jetė mosrėnia
nė kategorinė inferiore.
Bylis - Tirana 0:0
Tirana, skuadra qė ka demonstruar
forcėn nė kryesimin e
tabelės nė pesė javėt e para, ėshtė
bllokuar dje nė njė barazim 0-0
nė transfertėn ndaj Bylist. Bardheblutė
ndanė me ballshiotėt
nga njė pikė, nė njė ndeshje, ku
mungoi goli i shumėpritur dhe
kjo pėr meritė tė vendasve, ku
trajneri Hysen Dedja duket se ka
bėrė tė ndihet dora e tij. Slishkoviē
nuk ka pasur shėrbimin e Dabullės
dhe tė Lilės, ndėrsa Memelli
nuk ka fuqi tė mposhtė portierin
e ballshiotėve. Megjithatė ky barazim
nuk i ka kushtuar shumė
nė tabelėn e renditjes, ku ruan
distancėn e ndjekėsve edhe falė
rezultateve tė rivalėve.
Shkumbini - Lushnja 1:2
Ėshtė Lushnja ajo qė pėrfiton
nė njė ndeshje dramatike nė
Peqin, duke i shkaktuar Shkumbinit
humbjen e parė sezonale
nė shtėpi. Miqtė triumfojnė me
rezultatin 2-1. Turdiu kaloi nė
avantazh vendasit me njė 11-
metėrsh nė minutėn e 16 dhe
nė minutėn e 60 del me karton
tė kuq pas njė ndėrhyrjeje tė
ashpėr nė dėm tė Bubeqit. Ka
qenė ky i fundit, ai qė kishte
barazuar mė parė rezultatin nė
1-1 nė minutėn e 44. Pas kartonit
tė kuq tė Turidut, lushnjarėt
e shfrytėzojnė nė maksimum
epėrsinė numerike ndaj vendasve
dhe nė minutėn e 78 fitojnė
njė 11-metėrsh, qė do tė kthehej
nė gol nga Gentian Ēela. Lushnja
mund tė kishte thelluar fitoren,
ndėrsa Nora humbi nė minutat
shtesė rastin mė tė mirė pėr tė
barazuar. Shkumbini humbet
kėshtu edhe vendin e dytė nė
tabelė, duke u parakaluar nga
Vllaznia (11) dhe Dinamo (10),
po aq sa Shkumbini, por qė pozicionohet
i katėrti.
Besa - Elbasani 1:0
Besa mund Elbasanin nė
Kavajė, duke fiksuar humbjen
e parė tė verdhebluve nė kėtė
sezon. Ka mjaftuar njė gol i Kulit
nė minutėn e 63-tė tė kėsaj ndeshjeje
nga pika e 11-metėrshit,
qė kavajasit tė shijonin fitoren
e parė nė edicionin 2008-2009.
Ndėrsa trajneri Ilir Daja triumfoi
kėshtu ndaj "sė kaluarės" sė tij,
Elbasanit, qė e bėri tė famshėm
nė Superligė, kur i dhuroi edhe
titullin kampion tė Shqipėrisė.
Bėhet fjalė pėr njė ndeshje tė
ndezur, e cila ka parė vendasit
mė kėmbėngulės, ndėrsa miqtė
tė rrezikshėm nė kundėrsulme.
Nuk kanė munguar raste pėr
shėnim nė tė dyja portat, por
ndeshja u vendos nga njė episod:
11-metėrshi i dhėnė nė dėm
tė Elbasanit pas ndėrhyrjes sė
parregullt tė Vrapit, qė ndali depėrtimin
e Prognit nė zonė. Kuli
nuk gabon dhe mė pas kavajasit
ruajnė kėtė rezultat deri nė fund.
Kjo humbje e zbret Elbasanin njė
vend mė poshtė nė renditje me
pikė tė barabarta me Flamurtarin
(9 pikė).
Dinamo - Vllaznia 1:1
Barazimi 1-1 ka qenė verdikti
i pėrballjes mė tė fortė mes rivalėve
nė luftėn pėr titull, Dinamos
dhe Vllaznisė, e zhvilluar nė
"Selman Stėrmasi". Blutė kanė
kaluar tė parėt nė avantazh me
anė tė njė autogoli tė Smajlit, qė
devijoi drejt portės sė Grimės njė
gjuajtje tė Almuēajt nė minutėn e
15. Pėr barazimin e shkodranėve
ka menduar Dhėmbi, i cili nė
minutėn e 59 ka kthyer nė gol
njė aksion tė gjatė me kombinime
Sinani-Boadu. Ndeshja pėr asnjė
moment nuk u ngrit mbi nivelin
mesatar dhe tė dyja skuadrat
bėnė shumė pak pėr tė merituar
mė shumė. Ky ėshtė barazimi i
katėrt pėr skuadrėn e Daliē nė
kėtė sezon. Me pikėt e ndara
midis tyre, tė dyja skuadrat kanė
arritur tė ngjiten nė tabelė, ku
Vllaznia e shikon veten tė dytėn
me 11 pikė, ndėrsa Dinamo nė
vendin e tretė me 10 pikė.
|


|