. .
  04/10/2008
 
   
Faqja e pare
Politike
Aktualitet
Sociale
Ekonomi
Rajoni
Bota
Kulture
Sport
 
Komente
Reportazhe
NDRYSHE
 
Forum
Chat
 
Parashikimi i motit
Horoskopi
Kembimi valutor
 
top-channel.tv
topalbaniaradio.com
digitalb.al
 
Kontakt



"Apostulli" i Ajaksit, ndihmės i Ari Han

Vim Surbier do tė jetė zv/trajneri i Kombėtares pėr ndeshjet e tetorit

Kombėtarja gjen zv/trajnerin. Ndihmėsi i ri i Ari Han nė krye tė stolit kuqezi quhet Vim Surbier, emri i gjatė ėshtė Vilhelmus Lourens Johanes Surbier, njė legjendė e futbollit holandez. 63-vjeēari, i lindur nė Eind‘hoven, do tė marrė postin e De Jong, i cili preferoi tė vazhdonte karrierėn si zbulues talentesh te skuadra e Eredivisies, Vilem II.

Emėr i madh - Surbier ėshtė njė personazh qė nuk ka shumė nevojė pėr prezantim. Karriera e tij tregon gjithēka. Ai ka luajtur si mbrojtės krahu nė pėrfaqėsuesen "tulipane" dhe tek Ajaksi i Amsterdamit nė vitet ‘70. Me klubin mė tė njohur holandez debutoi kur ishte vetėm 19 vjeē. Ai luajti me kėtė skuadėr pėr 13 vite, pėrgjatė gjithė periudhės mė tė lavdishme tė Ajaksit, deri nė vitin 1977, kur ishte 32 vjeē. Vim Surbier ishte njė mbrojtės i kompletuar, shumė i fuqishėm, pozicional dhe me cilėsi teknike mjaft tė mira. E veēanta e krahut tė djathtė tė Ari Han ėshtė se ishte pjesė integrale e "12 Apostujve" tė Ajaksit, qė tė drejtuar nga Johan Krujf praktikuan futbollin total. Kjo mėnyrė inovative e lojės bėri qė ata tė fitonin tre herė radhazi trofeun mė prestigjioz nė Evropė, Ligėn e Kampioneve. Pasi u largua nga kryeqyteti holandez, nė moshėn 33-vjeēare, ai luajti pėr Shalke 04 nė Bundesligė, ndėrsa mė pas u aktivizua edhe me Los Anxhelos Azteks nė kampionatin amerikan. Me fanellėn e kombėtares, Surbier numėron 60 prezenca, nė periudhėn kohore 1966-1978, ku ka shėnuar 3 gola. Ai ka luajtur nė Kupėn e Botės 1974 dhe 1978, dy aktivitete, ku "tulipanėt" janė renditur nė vendin e dytė, gjithashtu edhe nė Euro 1976. Nė total numėron 7 tituj kampion i Holandės (1965-‘66, ‘66-‘67, ‘67-‘68, ‘69-‘70, ‘71-‘72, ‘72-‘73, ‘76-‘77), 4 Kupa nė kėtė vend, 3 Liga tė Kampioneve (1971, 1972 dhe 1973), 2 Superkupa tė Evropės (1972 dhe 1973) dhe 1 Kupė Interkontinentale (1972).

Eliminatoret - Vim Surbier do tė fillojė punėn menjėherė prej sė hėnės (mė datėn 6 tetor), kur Kombėtarja do tė grumbullohet nė Budapest, pėr ndeshjet eliminatore tė Botėrorit 2010. Edhe pse do qėndrojė pranė kuqezinjve pėr ndeshjet me Hungarinė (11 tetor) dhe Portugalinė (15 tetor), ai ende nuk ka firmosur kontratė me Federatėn Shqiptare tė Futbollit. Bisedimet pėr qėndrimin nė kėtė post do tė zhvillohen menjėherė pas pėrfundimit tė impenjimeve ndėrkombėtare, por nga institucioni qė drejton futbollin nė vend sigurojnė se emėrimi i tij ėshtė 99.9 pėr qind i sigurt. "Pėrzgjedhja e Vim Surbier ėshtė bėrė nga vetė trajneri Ari Han dhe kjo ėshtė diēka mjaft pozitive", thanė burime pranė FSHF-sė. "Kjo bėn qė mos tė ketė shumė probleme pėr arritjen e akordit. Biseda ka tė bėjė mė shumė me aspektin teknik dhe me detyrat qė zv/trajneri do tė ketė".



Karriera

Surbier ishte pjesė e Ajaksit qė praktikoi futbollin total nė vitet ‘70, duke fituar tre herė radhazi Ligėn e Kampioneve. Ai ka luajtur edhe nė Botėroret 1974 dhe 1978, dy Kupat e Botės, ku Holanda ėshtė klasifikuar e dyta




 

© Gazeta Shqip - 2006-2008