. .
  02/10/2008
 
   
Faqja e pare
Politike
Aktualitet
Sociale
Ekonomi
Rajoni
Bota
Kulture
Sport
 
Komente
Reportazhe
NDRYSHE
 
Forum
Chat
 
Parashikimi i motit
Horoskopi
Kembimi valutor
 
top-channel.tv
topalbaniaradio.com
digitalb.al
 
Kontakt



Gjyqtarėt, bllok kundėr qeverisė

KLD kundėrshton ashpėr: Tri strategjitė tona pėr tė mundur Alibeajn

Mbledhja e djeshme e Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė ka ndarė gjyqtarėt nė tri grupe. Nė diskutimet pėrfundimtare pas takimit, shumica e gjyqtarėve kanė hedhur idenė se KLD-ja duhet tė kėrkojė nė Gjykatėn Kushtetuese shfuqizimin si tė papajtueshėm me Kushtetutėn tė disa neneve nė kėtė projektligj. Qėndrimet radikale janė kryesuar nga kryetarja e Shoqatės sė Gjyqtarėve, Manjola Bejleri dhe kreu i Gjykatės sė Tiranės, Arben Meēe. Por grupi i dytė ka hedhur pretendimin se projektligji duhet tė kthehet nė Ministrinė e Drejtėsisė me qėllim korrigjimin e gabimeve. Ndėrsa grupi i tretė, i kryesuar nga nėnkryetari KLD-sė, Kreshnik Spahiu, deklaroi se kėrkojnė njė javė kohė pėr tė mbledhur tė gjitha pretendimet dhe me ato tė shkohet nė Komisionin e Ligjeve nė Kuvend. Tė gjitha pretendimet e sipėrpėrmendura do tė votohen nė mbledhjen e radhės sė KLD-sė, e cila do tė zhvillohet me dyer tė mbyllura ditėn e premte, mė datėn 3 tetor.


Grupi "radikal"

Kryetarja e Shoqatės sė Gjyqtarėve, Manjola Bejleri, sė bashku me kreun e Gjykatės sė Tiranės, Arben Meēe, si dhe shumicėn e kryegjyqtarėve anėtarė tė KLD-sė, kanė parashtruar edhe nenet qė duhet tė shfuqizohen nga Gjykata Kushtetuese, nėse KLD-ja vendos pėr ankimin nė kėtė institucion. "Nė ligjin e ri, kancelari i gjykatės drejton dhe pėrgjigjet pėr shėrbimet ndihmėse nė gjykatė. Ai emėrohet dhe shkarkohet nga ministri i Drejtėsisė, ndėrsa ka kompetenca emėrimin dhe shkarkimin e personelit tė sekretarisė gjyqėsore dhe personelin administrativo-teknik tė shėrbimeve tė gjykatės. Ai mbikėqyr procesin e organizimit dhe tė dokumentimit tė ndarjes sė ēėshtjeve gjyqėsore nėpėrmjet shortit, si dhe nėnshkruan pėrcjelljen e praktikės sė ēėshtjes gjyqėsore te gjyqtari i caktuar. Qė nė pamje tė parė tė leximit tė kėtyre dispozitave ligjore tė njėpasnjėshme, por edhe nė lidhje me dispozitat e tjera tė kėtij ligji, vėrehet qartė se "administrimi i shėrbimeve nė gjykatė", i kryesuar nga kancelari i gjykatės, nė fakt do tė thotė qė ky administrim ėshtė nėn varėsi direkte vertikale tė ministrit tė Drejtėsisė", deklaruan ata. Sipas tyre, njė gjė e tillė ndodh se kancelari emėrohet dhe shkarkohet nga ministri i Drejtėsisė. "Nė kėtė mėnyrė, duket qartė se kėto dispozita i kanė hequr totalisht mundėsinė pushtetit gjyqėsor pėr tė administruar shėrbimet nė gjykatė, duke ia kaluar nė mėnyrė tė habitshme Ministrisė sė Drejtėsisė, organ i cili i pėrket kushtetutshmėrisht pushtetit ekzekutiv", shprehen anėtarėt e grupit "radikal". Ata shtojnė se pas analizave tė dispozitave ligjore, duket qartė se pushteti gjyqėsor, administrimin e shėrbimeve gjyqėsore nuk e ka mė nėn varėsinė e tij, por ky ėshtė aneksuar nė favor tė pushtetit ekzekutiv me anė tė ministrit tė Drejtėsisė, si nga ana administrative, ashtu edhe ajo financiare.


Grupi i dytė

Grupi "asnjanės", i pėrbėrė nga disa kryetarė gjykatash dhe disa anėtarė tė Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė, ka menduar qė projektligji i miratuar i qeverisė "pėr administratėn gjyqėsore" tė rikthehet pėr ndryshimet e duhura nė Ministrinė e Drejtėsisė. Nė kėrkesat e tyre para anėtarėve tė KLD-sė, pjesėtarėt e kėtij grupi mendojnė se do tė ishte mė e arsyeshme nėse ministria do tė ndryshonte nenet e diskutuara nga gjyqtarėt, pa arritur puna deri nė Gjykatėn Kushtetuese. "Disa nene tė projektligjit nė fjalė cenojnė sistemin e gjyqėsor, duke i dhėnė mė shumė atribute ekzekutivit nė cenimin e pavarėsisė. Mendojmė se disa nene pėr kancelarin apo pėr buxhetin e gjykatave duhet tė rishikohen edhe njė herė nga ekspertėt e ministrisė", mendojnė ata. Ata pohojnė gjithashtu se fuqizimi i rolit tė kancelarit i dobėson krerėt e gjykatave dhe gjyqtarėt nė pėrgjithėsi.


Grupi moderator

Por KLD-ja, nėpėrmjet njė njoftimi pėr shtyp dhe gjatė takimit tė djeshėm, hodhi idenė se mendimet e ndryshme tė gjyqtarėve tė grumbullohen dhe t‘i dėrgohen Komisionit tė Ligjeve. "Takimi evidentoi si nevojė pėr ndryshimin nė projektligj tė disa dispozitave, formulimi i tė cilave mund tė lėrė vend pėr keqinterpretim, duke u kėrkuar saktėsimi i tyre, siē janė dispozitat mbi kompetencat e ministrit tė Drejtėsisė, tė kryetarit tė gjykatės dhe tė kancelarit tė saj", tha KLD-ja. Ajo shtoi se kėrkon respektivisht nga Ministria e Drejtėsisė dhe Komisioni pėr Ēėshtje Ligjore, Administratėn Publike dhe tė Drejtat e Njeriut, qė t‘i jepet njė kohė e arsyeshme pėr tė transmetuar qėndrimin zyrtar tė konsoliduar, nė njė takim aktiv mes anėtarėve tė tij. s.ēobo





Pėrplasja pėr sekretaret


Urdhri i ministrit tė Drejtėsisė, Enkelejd Alibeaj, pėr "spiunimin" e gjyqtarėve nėpėrmjet njė raporti ditor tė pėrgatitur nga sekretaret e tyre, ėshtė komentuar edhe nga Kreshnik Spahiu, nėnkryetari i Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė. Spahiu ka deklaruar se janė kryetarėt e gjykatave ata qė trajtojnė trupėn gjyqėsore, ndėrsa sekretaret thjesht administrojnė procesin gjyqėsor. "Do tė jetė njė parim universal qė janė gjyqtarėt ata tė cilėt drejtojnė punėn gjyqėsore dhe administrata nuk mbetet gjė tjetėr veēse administron procesin. Kjo, padyshim, krijon hapėsira dhe rolin drejtues ta kenė gjithmonė gjyqtarėt", u shpreh Spahiu.





Prokuroria e Elbasanit: Gjykata nuk dėrgoi kėrkesėn pėr lirimin e tė dėnuarit Arben Ndoja


Hetimet pėr prokurorėt devijojnė

te Gjykata e Apelit Shkodėr


Hetimet pas denoncimit tė ministrit tė Drejtėsisė, Enkelejd Alibeaj, pėr dy prokurorėt e Shkodrės qė "harruan njė shtetas nė burg", devijojnė dhe vėnė nėn akuzė administratėn dhe Gjykatėn e Apelit Shkodėr. Hetimet nga Prokuroria e Elbasanit kanė filluar prej dy muajsh dhe dosja ėshtė regjistruar nė sekretarinė e kėtij organi akuze, pas qėndrimit disaditor nė Prokurorinė e Shkodrės, cila ka shpallur moskompetencėn. "Janė kryer dhjetėra veprime hetimore dhe kanė ngelur disa procedura tė tjera dhe mendoj se brenda 10 ditėve do t‘i jepet njė pėrfundim", u shpreh pėr gazetėn "Shqip" drejtuesi i Prokurorisė sė Elbasanit, Elvin Gogaj. Kryehetuesi i Elbasanit pohon se tė gjithė personat janė pyetur si deklarues dhe nė momentin qė do tė bėhet verifikimi, numrat e protokollit, hyrje-daljet e vendimit qė personi qė ka ngelur nė burg padrejtėsisht, do tė dalin edhe personat pėrgjegjės. Do tė verifikohet momenti kur ka marrė dijeni prokurori, kur ka marrė dijeni sekretaria, kryesekretaria, kur ka hyrė vendimi nė Prokurorinė e Shkallės sė Parė, sa ėshtė vonuar nė momentin qė ka hyrė dhe i ėshtė dėrguar burgut, sa e ka mbajtur burgu etj. Kur tė bėhen kėqyrjet e protokolleve do tė dalim me njė konkluzion se kush ėshtė fajtor pėr kėtė", u shpreh Gogaj. Ai tha se asnjė person nuk ėshtė pėrjashtuar nga hetimi, duke shtuar se "nė momentin qė do tė verifikohet hyrja e vendimit do tė vendoset pėr gjithēka. Por nėse vendimi ka hyrė njė muaj parė dhe nuk ėshtė bėrė ekzekutimi, normalisht qė edhe prokurori ka pėrgjegjėsi tė drejtpėrdrejtė, sepse e ka mbajtur vendimin tė pa ekzekutuar. Detyrimin ligjor e ka 48 orė". Ndėrkohė, institucioni i drejtuar nga Ina Rama pohon se shkelėsit e ligjit pėr lėnien nė burg tė njė shtetasi janė gjyqtarėt, jo prokurorėt. Zyrtarė tė Prokurorisė sė Pėrgjithshme thanė se kanė kryer njė inspektim nė muajin prill tė kėtij viti nė Prokurorinė e Shkallės sė Parė dhe tė Apelit Shkodėr. Janė gjetur disa parregullsi me ekzekutimin nė kohė tė njė vendimi, por gabimi ishte nga Gjykata e Apelit Shkodėr. Duke pėrpiluar njė raport, akuza qendrore ka lajmėruar ministrin e Drejtėsisė pėr shkeljet, por ai ka kryer kallėzim penal nė drejtim tė prokurorėve. Gjithsesi akuza qendrore saktėson se ēėshtja, ėshtė ende nėn hetim.

Tre orė debate nė KLD, gjyqtarėt kundėr Alibeajt


Kryegjyqtarėt: "Projektligji pėr administratėn gjyqėsore cenon pavarėsinė e gjyqėsorit". Tė gjitha batutat


Kėshilli i Lartė i Drejtėsisė dhe kryetarėt e Gjykatave kanė kundėrshtuar projektligjin e paraqitur nga qeveria pėr administratėn gjyqėsore. Tre nenet, qė pėrcaktojnė kompetencat e reja tė ministrit tė Drejtėsisė mbi gjykatat dhe emėrimi i kancelarit nga ministri, janė cilėsuar nga anėtarėt e KLD-sė si shkelje e hapur e pavarėsisė sė gjyqėsorit. Debatet janė zhvilluar pėrgjatė tre orėve nė takimin konsultativ nė Kėshill, ku ishte i pranishėm edhe ministri Alibeaj, nė cilėsinė e anėtarit.

Duke nėnvizuar si shumė problematikė projektligjin pėr administrimin e gjyqėsorit, kryegjyqtarėt theksuan se nenet prekin pavarėsinė e gjyqėsorit dhe i duhen kufizuar kompetencat Ministrisė sė Drejtėsisė. Deklaratat e tyre ndaj projektligjit tė qeverisė ishin tejet tė ashpra dhe nė bllok. "Projektligji, duke mėnjanuar kreun e Gjykatės nga shumė funksione, cenon integritetin dhe punėn e gjyqtareve", ka qenė refreni i gati tė gjithė kryetarėve tė Gjykatave tė Faktit nė vend, qė janė edhe anėtarė tė KLD-sė. Duke nėnvizuar si shumė problematik projektligjin pėr administrimin e gjyqėsorit, kryegjyqtarėt theksuan 3 nene tė tij, qė prekin pavarėsinė e gjyqėsorit. Nė mbledhje fillimisht foli kreu i Gjykatės sė Tiranės, Albert Meēe. Jo vetėm qė hodhi poshtė me argumente tė shumtė projektligjin mė tė fundit tė Ministrisė sė Drejtėsisė "Pėr administratėn gjyqėsore", por shkoi edhe mė tej, duke kėrkuar kufizim tė kompetencave tė ministrit tė Drejtėsisė. Pasi dėgjoi qėndrimin e kryegjyqtarėve, ministri Alibeaj, mbrojti me argumentet e tij projektligjin e qeverisė. "Projektligji nuk flet pėr varėsi tė administratės, ai flet pėr statusin e administratės", artikuloi ai. Ndėrkohė, nėnkryetari i KLD-sė, Kreshnik Spahiu, nė rolin e drejtuesit tė mbledhjes, nė mungesė tė Presidentit Topi, pasi dėgjoi palėt kėrkoi qė Kėshilli i Lartė i Drejtėsisė brenda 7 ditėsh tė pėrgatisė njė relacion tė pėrgjithshėm juridik pėr rezervat ndaj pr/ligjit. Ky relacion do t‘i paraqitet Komisionit tė Ligjeve, i cili, gjithashtu sot, realizoi njė seancė dėgjimore rreth kėtij ligji tė ri pėr gjyqėsorin. Mė poshtė, gazeta publikohen disa nga batutat mė pikante tė hedhura nė mbledhje nga anėtarėt e KLD-sė, kryegjyqtarėt dhe ministri Alibeaj.

Armando Subashi, anėtar i KLD-sė:

Ky projekt i ka dhėnė kompetencėn ministrit qė tė pėrcaktojė me urdhėr strukturėn e organikėn e gjykatave. Unė do tė isha i mendimit qė struktura e gjykatave tė paraqitet nga vetė ligji, pra vetė ligji duhet tė pėrcaktojė sektorėt bazė, qė do tė funksionojnė nė gjykatė. Ky ligj merr pėrsipėr qė tė pėrfaqėsojė nė mėnyrė tangente disa kompetenca, por qė nė fakt janė shumė tė rėndėsishme dhe ndikojnė pikėrisht nė atė shqetėsim qė kemi nė pavarėsinė e pushtetit gjyqėsor, nė funksionimin e pėrditshėm tė punės sė gjykatave.

Altina Xhoxhaj, anėtare e KLD-sė:

Te neni 6-tė, te pjesa "kancelari i gjykatės", shikoj qė janė dhėnė shumė kompetenca kancelarit tė gjykatės, kur nė ligjin pėr organizimin e pushtetit gjyqėsor janė tė pėrcaktuara se ēfarė bėn kancelari i gjykatės, ėshtė neni 38. Dhe nuk thuhet nė kėtė ligj qė tė dalė njė akt tjetėr i mėvonshėm ligjor, ose nėnligjor, qė t‘ia shtojė kėto kompetenca.

Arben Meēe, kryetar i Gjykatės sė Tiranės:

Nėse kancelari i gjykatės nuk zbaton njė nga urdhrat qė kryetari i gjykatės ka nxjerrė nė kompetencat qė njeh neni 18 i ligjit pėr administrimin ligjor, do t‘i duhet t‘i drejtohet ministrit. Nėse kėtu edhe kryetarėt e gjykatave dhe Kėshilli i Lartė i Drejtėsisė ndajnė tė njėjtin mendim, siē thotė neni 5 i projekt-rregullores, personalisht mendoj se duhet tė ketė njė rregullim tjetėr. Behet fjalė pėr detyrat e ministrit nė kompetencat e tij. Parashikohet se struktura e organika e administratės gjyqėsore pėr ēdo Gjykatė tė Shkallės sė Parė dhe tė Apelit, pėrcaktohen me urdhėr tė Ministrisė sė Drejtėsisė. Unė mendoj qė ky paragraf ėshtė shumė i gjerė, ndoshta ligjvėnėsit duhet tė pėrcaktojnė dhe nga se do tė niset ministri i Drejtėsisė pėr tė pėrcaktuar strukturėn dhe organikėn.

Artur Malaj, kryetar i Gjykatės sė Vlorės:

Kemi tė bėjmė me njė ligj, qė nė disa nene tė tij shkel rėndė pavarėsinė e gjyqėsorit. Kushtet pėr pranimin nė punė, procedurat, mėnyra e fillimit e mbarimit nuk janė. Po ta shikojmė ligjin nen pėr nen, do tė shikojmė qė askund nė kėtė ligj nuk gjendet se si rekrutohen, se si janė mėnyrat e karrierės e me radhė e me radhė.

Enkelejd Alibeaj, ministėr i Drejtėsisė:

Nuk ka asnjė lloj lidhjeje shkakėsore as tė largėt me synim cenimin e pavarėsisė sė sistemit gjyqėsor. Gjyqtarėt do tė vazhdojnė punėn e tyre tė pandikuar dhe tė pa influencuar nga administrata. Tani do tė kenė edhe ndihmėsit e tyre, qė do t‘u shėrbejnė, tė cilėt do tė jenė tė mirėpaguar dhe do ta kenė pėr nder qė t‘i shėrbejnė procesit gjyqėsor. Tė rrisėsh rrogat, pagat e administratės gjyqėsore, kjo tė ēon nė cenim tė pavarėsisė sė gjyqėsorit?! Lidhje tė tilla logjike pa vend, nuk mund t‘i gjej dot askund nė kėtė ligj.






Administrata gjyqėsore



Struktura e gjykatave

Ministri i Drejtėsisė fiton tė drejtėn pėr emėrimin e gjyqtarėve, ngritjeve nė detyrė, apo lėvizjeve paralele tė tyre. Nėpėrmjet njė projektvendimi tė miratuar nga qeveria, "Pėr administratėn gjyqėsore", duke filluar prej 1 janarit tė vitit tė ardhshėm, ministri i Drejtėsisė ėshtė autoriteti pėrgjegjės pėr pėrcaktimin e strukturės dhe organikės sė administratės gjyqėsore tė ēdo gjykate tė Shkallės sė Parė dhe tė Apelit


Ngritja nė detyrė

Shefi i Ministrisė sė Drejtėsisė do tė pėrcaktojė, nėpėrmjet njė akti nėnligjor, procedurat e rekrutimit, ngritjes nė detyrė, konkurrimit, lėvizjes paralele, masave disiplinore dhe vlerėsimit tė rezultateve nė punė. Kėto ēėshtje do tė rregullohen nė kėshillim me kryetarėt e gjykatave. Roli i kryetarit tė gjykatės konsiston nė informimin e ministrit tė Drejtėsisė lidhur me ēėshtje tė drejtimit administrativ tė gjykatės.


Administrata

Statusi i administratės gjyqėsore pėrqaset me atė tė nėpunėsit civil tė administratės publike dhe ajo ēka ėshtė mė e rėndėsishme, administratės i njihet trajtim i njėjtė financiar me punonjėsit e Ministrisė sė Drejtėsisė. Pėr shkak se projektligji ka efekte financiare, fillimi i efekteve financiare i ėshtė lėnė vitit tė ardhshėm financiar. Trajtimi financiar tė pėrshtatshėm dhe nė pėrputhje me rėndėsinė qė ka vetė kjo pjesė e sistemit gjyqėsor.



Berisha pėr p/ligjin

"Ky projektligj vendos standarde evropiane nė administratėn gjyqėsore, si dhe vendos standarde tė reja, sa i pėrket transparencės sė kėsaj administrate. Projektligji ėshtė nė kuadrin e reformave qė do tė ndėrmerren pėr sistemin gjyqėsor", u shpreh Kryeministri Berisha. Nė hartimin e tij kanė dhėnė kontribut ekspertė tė misionit EURALIUS dhe tė Kėshillit tė Evropės.





 

© Gazeta Shqip - 2006-2008