. .
  29/09/2008
 
   
Faqja e pare
Politike
Aktualitet
Sociale
Ekonomi
Rajoni
Bota
Kulture
Sport
 
Komente
Reportazhe
NDRYSHE
 
Forum
Chat
 
Parashikimi i motit
Horoskopi
Kembimi valutor
 
top-channel.tv
topalbaniaradio.com
digitalb.al
 
Kontakt



Rrėfehet atentatori: Arsyet pse qėllova familjen Isufaj

Sado tregon se kishte shkuar pėr tė marrė njė sasi parash

Njė javė pas atentatit ndaj katėr tė afėrmve tė Arben Isufit nė Fier, atentatori Agjelos Sado (Engjėll Sado) tregon pėr gazetėn "Shqip" se pėrse u pėrplas me familjen e fuqishme fierake. Njė shtetas grek, tė cilin Policia e Fierit ėshtė duke e kėrkuar, ishte personi qė ka lidhur 28-vjeēarin Agjelos Sado me familjen Isufi. Kjo ėshtė deklaruar pėr gazetėn "Shqip" nga vetė 28-vjeēari Sado, pak ēaste pėrpara se pėr tė tė niste seanca e parė gjyqėsore. Mes dy uniformave blu, si dhe me pranga nė duar, Sado ka treguar pėr "Shqip" pėr ngjarjen qė tronditi familjen Isufi. "Unė nuk njihja asnjė nga ata persona qė u plagosėn mbrėmjen e sė dielės. Nuk isha nė dijeni se e kujt ishte ajo pronė. Kam shkuar atje pėr tė takuar njė shtetas grek. Me kėtė grekun kisha bashkėpunuar pėr punė tė ndryshme. Kam bėrė mjaft pazare me tė. Mė duhej qė me grekun tė rakordoja pėr disa pazare, ndėrsa unė me vete kam pasur 50 mijė euro qė duhet t‘ia dorėzoja. Pėr personat qė kam plagosur mora vesh se kush ishin njė ditė pas ngjarjes. Unė dija qė punoja pėr disa fierakė, por nuk di tė them se ishin kėta apo tė tjerė. Ajo qė mė kishin thėnė ishte qė, pasi tė bėja rakordim nga shtetasi grek, duhej tė merrja njė automjet dhe njė shumė tė madhe lekėsh", ka treguar Agjelos Sado pėr gazetėn. Sado qė nuk ka dashur tė japė emrin e grekut, ka thėnė se pas atentatit qė ndodhi te prona e Ahmet Isufit, ėshtė munduar tė largohet. "Nuk e di se nga iku greku, pasi ika vetė me tė shpejtė", ka vijuar mė tej autori i atentatit. Nga bashkėbisedimi me Agjelos Sadon mėsohet se nė moshėn 14-vjeēare ai ka shkuar si emigrant nė Greqi. Ka punuar shumė vite atje, ku dhe ka kryer burg pėr trafik tė lėndėve narkotike. Gjithashtu pėr gazetėn "Shqip" 28-vjeēari i lindur nė Lumas tė Beratit dhe banor nė lagjen "Kushtrimi" nė Vlorė, tha se "kam ardhur nga Greqia njė muaj mė parė. Atje punoj ku tė mundem dhe di qė nė hak asnjė njeriu nuk i kam hyrė". Pėrtej hekurave tė gjykatės, Sado ka dashur qė t‘u dėrgojė njė mesazh tė afėrmve tė tij, qė tė mos i tremben asgjėje, pasi, sipas tij, gjithēka do tė zgjidhet nga ai vetė. Sado ėshtė shprehur se personalisht nuk ka frikė nga personat qė ka plagosur. Seanca e parė gjyqėsore nė ngarkim tė Agjelos Sados dhe katėr personave qė e pėrkrahėn atė gjatė arratisė ka blinduar dje Gjykatėn e Fierit. Pėr arsye sigurie, pesė tė arrestuarit janė paraqitur njė e nga njė pėrpara trupit gjykues. Mbi 120 forca policore janė angazhuar pėr tė siguruar mbarėvajtjen e gjyqit ku do tė caktohej vetėm masa e sigurisė pėr pesė personat. Gjykata dhe Prokuroria e Rrethit tė Fierit, si dhe tė gjitha godinat rreth kėtyre dy institucioneve ishin rrethuar me forca tė shumta policore si dhe mjaft agjentė civilė. Nė mbėshtetje tė tyre kanė qenė edhe forca speciale. Tė pesė tė arrestuarit pėr atentatin e tė afėrmve tė Ben Qimes kanė mbetur nė burg. Gjyqtarja e ēėshtjes, Adelina Zarka, ka marrė parasysh kėrkesėn e prokurores Elida Hoxha, duke dhėnė masėn e sigurisė arrest me burg pa afat pėr shtetasin Agjelos Sado, qė akuzohet pėr vrasje tė mbetur nė tentativė tė katėr personave. Burg pa afat ka qenė masa e sigurisė e dhėnė edhe pėr Jani Grėmon dhe Lulėzim Toēen, tė cilėt akuzohen pėr pėrkrahje tė autorit tė krimit. Ndėrkohė, pėr Emirjon Prishkėn dhe Skėnder Selamajn ėshtė caktuar burgimi pėr 30 ditė.



Atentati


Kushėriri i Ben Qimes, ende nė rrezik pėr jetėn


Mbrėmjen e sė dielės sė shkuar, Agjelos Sado shkoi nė kompleksin tregtar qė po ndėrton Ahmet Isufi. Pėr arsye qė ende nuk janė bėrė publike e qė po hetohen nga prokuroria e policia, Sado plagosi me njė pistoletė "Zastava" Ahmet Isufin, djalin e tij Amarildon, vjehrrin e kėtij tė fundit, Tomorr Jaruan, si dhe njė mikun e tyre, Gentian Mata.

Mėsohet se dy nga tė plagosurit, Amarildo Isufi dhe Tomorr Jarua janė ende nė kushte kritike pėr jetėn. Policia ka identifikuar autorin e kėsaj ngjarjeje menjėherė pas krimit, ndėrsa e ka kapur atė katėr ditė mė vonė nė Lukovė tė Sarandės, nė tentativė pėr t‘u larguar drejt Greqisė. Sė bashku me tė, policia arrestoi edhe katėr persona tė tjerė, tė afėrm dhe miq tė Sados, tė cilėt mundėsuan transportin e tij nga Vlora nė Lukovė.

Tri ditė mė parė, familjet e tė pesė tė prangosurve kanė kėrkuar mbrojtjen e policisė, nga frika se mos familja Isufi hakmerret ndaj tyre.




 

© Gazeta Shqip - 2006-2008