. .
  13/09/2008
 
   
Faqja e pare
Politike
Aktualitet
Sociale
Ekonomi
Rajoni
Bota
Kulture
Sport
 
Komente
Reportazhe
NDRYSHE
 
Forum
Chat
 
Parashikimi i motit
Horoskopi
Kembimi valutor
 
top-channel.tv
topalbaniaradio.com
digitalb.al
 
Kontakt



Pėrllogaritjet teorike pėr eksperimentin nė Zvicėr vijnė nga Shqipėria

Boriēi: Jetojmė nė njė univers me 11 pėrmasa hapėsinore-kohore

Pakkush e di, por eksperimenti mė i pėrfolur nė tė gjithė botėn i ka "rrėnjėt" nė Shqipėri. Llogaritjet pėr Large Hadon Collider, ose ndryshe Goditėsi i Madh i Hadroneve, bėhen nė Shqipėri nga profesor Artan Boriēi, i cili raporton nė bashkėpunim me fizikanėt e tjerė nė botė informacionet nė mėnyrė periodike. Kur e pyesim se pėrse u duhet qytetarėve tė thjeshtė tė jenė nė dijeni tė kėtij eksperimenti kaq tė rėndėsishėm pėr fizikanėt, ai na pėrgjigjet: "Ky eksperiment ėshtė i rėndėsishėm pėr tė gjithė individėt, sepse pas pėrfundimit tė tij do tė jepen shumė pėrgjigje. Mund tė zbulohet se ne jetojmė nė njė multiunivers si dhe mund tė eksperimentohen burime tė pastra energjie nėpėrmjet fizikės bėrthamore". Nė njė intervistė pėr gazetėn "Shqip", fizikani Artan Boriēi tregon pėr eksperimentin, dobinė e tij, qėllimin e kėtij projekti e mbi tė gjitha pėrgjigjet pėr spekulimin e rrezikut tė vrimave tė zeza. Askujt nuk do t‘i kishte shkuar nė mendje se nė njė nga departamentet nė Fakultetin e Shkencave tė Natyrės, njė fizikan i njohur shqiptar bėn llogaritjet e algoritmeve nė "adresė" tė eksperimentit LHC, projekti mė i pėrfolur nė tė gjithė botėn, nė media, nė diskutime mes besimtarėve dhe shkencėtarėve. Disa e quajnė "fundin e botės", tė tjerė "rrezik", si pasojė e krijimit tė vrimave tė zeza. Tė vetmit qė e shohin me optimizėm janė fizikanėt. Edhe ata shqiptarė. "Asnjėherė nuk dihen pėrfundimet e njė eksperimenti. Ajo qė mund tė themi ėshtė se nė rast se krijohen vrimat e zeza, ato do tė jenė mikroskopike. Jemi nė ankth tė pėrfundimit", thotė profesor Artan Boriēi. Ndėrsa shqiptarėt qė sot e tutje do tė fusin nė "repertorin" e tyre njė tjetėr bashkėkombės shumė tė rėndėsishėm, i cili po ndihmon me emrin e Shqipėrisė njė nga eksperimentet mė tė pėrfolura nė tė gjithė botėn.

Pėrse ėshtė i rėndėsishėm ky eksperiment, ēfarė qėllimi ka dhe pėrse do tė shėrbejė?

Eksperimenti ėshtė i rėndėsishėm sepse do tė testojė teoritė fizike mbi ndėrtimin e lėndės dhe forcat nė natyrė nė pėrgjithėsi, si edhe pėrllogaritjet e kryera me anė tė kėtyre teorive. Njė nga kėto teori ėshtė teoria kuantike e kuarkeve dhe gluoneve, ose kromodinamika kuantike. Nėse do ta pėrfytyronim protonin si njė top tė rrumbullakėt, teoria pėrshkruan brendėsinė e kėtij topi me anė tė kuarkeve dhe gluoneve. Eksperimenti do tė testojė pėr herė tė parė ekzistencėn e kuarkeve dhe gluoneve nė gjendjen plazmore tė temperaturės sė lartė. Kjo gjendje ėshtė parashikuar tashmė me anė tė simulimeve tė teorisė nė superkompjuter tė tipit Blue Gene, nė bashkėpunime tė ndryshme nė Perėndim.

Dimė qė ju jeni pjesė e grupit tė punės qė kryejnė kėto llogaritje. Me ēfarė do tė kontribuojė Shqipėria?

Kontributi i fakultetit tonė ėshtė zhvillimi i algoritmeve qė u shėrbejnė kėtyre llogaritjeve. Ne kemi ndėrtuar njė software, QCDLAB (www.phys.fshn.edu.al/qcdlab.html) dhe njė PC-CLUSTER pėr tė ndėrtuar prototipin e kėtyre llogaritjeve, tė cilat mė pas zhvillohen nė superkompjuter. QCDLAB PC-CLUSTER ėshtė njė lloj serveri dedikuar vetėm llogaritjeve. Sė bashku me pedagogun e Universitetit Politeknik tė Tiranės, Alban Allokoēi, kemi ndėrtuar kėtė server, i pėrbėrė nga 10 PC tė lidhura nė switch dhe tė futura nė njė rack me 42 njėsi. Algoritmet e idetė e zhvilluara nė FSHN janė tashmė pjesė e software-ve qė ekzekutohen nė gjithė superkompjuterėt qė pėrdoren pėr kėtė qėllim.

Ēfarė ėshtė LHC?

Large Hadon Collider, ose Goditėsi i Madh i Hadroneve. Pak ditė mė parė ėshtė kryer testimi i rrethit tė LHC-sė nė tė cilin janė lėshuar dy tufave protonike, njėra nė sensin orar dhe mė pas njė tjetėr nė sensin antiorar. Deri nė mesin e vitit tjetėr pritet qė energjia e tufave tė rritet gradualisht, nė mėnyrė qė tė fillojnė eksperimentet me goditjen e protoneve nė katėr vende tė caktuara tė rrethit tė LHC-sė, ku janė vendosur detektorėt. Njė detektor nuk ėshtė gjė tjetėr veēse njė kamera dixhitale gjigande, qė kryen qindra miliona fotografi nė sekondė tė pjesėzave qė emetohen si rezultat i pėrplasjes sė protoneve me energji 17 teraelektronvolt.

Ēfarė mund tė thoni pėr riskun prej vrimave tė zeza?

Kėto janė gjepura. Edhe nėse ka njė probabilitet tė krijimit tė tyre, ato do tė jenė mikroskopike dhe tė paqėndrueshme.

Pėrse duhet t‘u interesojė ky eksperiment qytetarėve tė thjeshtė? Ēfarė ndryshimesh do tė sjellė ky projekt?

E rėndėsishme ėshtė tė dihet se 99.9 pėr qind e trupit tonė pėrbėhet nga hadrone, ose protone, neutrone e bėrthama atomike. A nuk ėshtė i rėndėsishėm pėr ju trupi juaj? Nė fakt, unė do ta pėrkufizoja LHC-nė si njė makinė tė forcave bėrthamore. Ajo qė mund tė pohoj me siguri ėshtė se eksperimenti do tė bėjė tė mundur njohjen nė detaje tė forcave bėrthamore dhe kjo do tė ndihmonte nė realizimin e njė gjenerate tė re reaktorėsh bėrthamorė me tė vegjėl, ndoshta tė lėvizshėm. Kėtu nuk ėshtė fjala pėr design, por pėr bazėn fizike mbi tė cilėn do tė kemi kėtė design tė ri. A e imagjinoni se ēfarė do tė thotė tė prodhojmė energji tė pastėr dhe tė lirė nė 20-30 vitet e ardhshme?

Nė fakt, fizikanėt janė nisur nga tė tjera qėllime dhe jo nga ato qė thoni ju?

Ėshtė e vėrtetė. Eksperimenti ka pėr qėllim tė kapė pjesėzėn Higgs, ose bozonin Higgs, grimca e magjishme qė i jep kuptim masės si tė tillė. Gjithashtu do tė testohet teoria e superkordave, e cila na jep dy skenarė: nė rast se kapen pjesėzat supersimetrike, ky do tė ishte njė triumf i vėrtetė i kėsaj teorie dhe nė kėtė mėnyrė, papritur do tė konfirmohej ideja qė jetojmė nė njė botė me 11 pėrmasa. Mė e keqja e mundshme, si pėrfundim i eksperimentit mund tė rezultojė se jetojmė nė njė univers i cili ėshtė pėrzgjedhur nė mėnyrė tė magjishme prej multiversit, ose sasisė sė pafundme tė universeve tė ndryshme. Nė kėtė rast do tė kishim rrėzimin e parimit tė Kopernikut, i cili nuk e vė ekzistencėn tonė nė njė vend tė privilegjuar nė univers.

A mendoni se ky eksperiment ka shkaktuar polemika mes besimtarėve dhe shkencėtarėve?

Duke u nisur nga sa thamė mė sipėr, njerėzit mund tė spekulojnė. Ekzistenca e shumė universeve sjell spekulime. Kėtu bie poshtė parimi i Koperikut, i cili thotė se jemi njė qoshe si gjithė qoshet e tjera tė universit. Nėse nuk kapet supersimetria dhe teoria e kordave presupozohet e vėrtetė, atėherė parimi i tij bie poshtė. Fizikanėt nė IAS tė Princeton janė tė mendimit se nė kėtė rast fizika do tė ishte nė krizė tė njėjtė me atė qė ka jetuar 100-150 vjet mė parė. Siē e thashė, ky pėrfundim presupozon diēka qė mund tė jetė e gabuar: teoria e kordave. Fizikanėt, sidomos nė SHBA, kanė investuar gjithė karrierėn e tyre nė kėtė teori, aq sa ėshtė e pamundur pėr tė menduar gjė tjetėr.


Fizikani shqiptar, qė llogarit

pėr LHC me "serverin" e krijuar prej tij




Dr. Artan Boriēi ėshtė profesor i asociuar nė Universitetin e Tiranės qė prej vitit 2003. Mė parė ai ka punuar si kėrkues shkencor nė Universitetin e Edinburgut, nė atė Politeknik Federal tė Zyrihut dhe nė institutin "Paul Scherrer". Pasi diplomohet si fizikan nė Shqipėri, ai largohet nga Shqipėria nė vitin 1991 pėr nė Zvicėr. Atje merr gradėn Doktor i Shkencave Matematike nė Politeknikun Federal tė Zyrihut nė vitin 1996. Aktiviteti i tij shkencor shtrihet prej teorive bazė tė pjesėzave elementare, te hapėsirat e Krylovit nė matematikė dhe tek inxhinieria financiare. Ai ka botuar mė shumė se 40 libra dhe artikuj shkencorė nė revistat mė nė zė tė fizikės dhe matematikės. Artani ka qenė konsulent i Ministrisė sė Arsimit dhe Shkencės pėr ligjin e Arsimit tė Lartė dhe konsulent i rregullt i institucioneve financiare tė huaja dhe tė vendit.

Dr. Boriēi aktualisht ėshtė kontribuues nė zhvillimin e algoritmeve pėr testimin e teorive mė tė fundit tė grimcave elementare. URL: http://phys.fshn.edu.al/borici.html








 

© Gazeta Shqip - 2006-2008