. .
  06/08/2008
 
   
Faqja e pare
Politike
Aktualitet
Sociale
Ekonomi
Rajoni
Bota
Kulture
Sport
 
Komente
Reportazhe
NDRYSHE
 
Forum
Chat
 
Parashikimi i motit
Horoskopi
Kembimi valutor
 
top-channel.tv
topalbaniaradio.com
digitalb.al
 
Kontakt



"Berisha nuk duhet tė shkojė nė Pekin"

Organizata "Falun Gong" i shkruan Kryeministrit, ku i kėrkon tė bojkotojė pjesėmarrjen nė Olimpiadė pėr tė mbrojtur tė drejtat e njeriut

Organizatat pėr tė drejtat e njeriut i kėrkojnė Kryeministrit Berisha qė tė mos marrė pjesė nė ceremoninė e hapjes sė Lojėrave Olimpike nė Pekin. Ēėshtja nuk ka nė qendėr tė vėmendjes sabotimin e Lojėrave Olimpike, por mospėrfilljen ndaj politikės kineze pėr shkak tė shkeljeve tė tė drejtave tė njeriut nė kėtė vend. Zėdhėnėsja e organizatės "Falun Gong" nė Shqipėri, Erkanda Bujari, bėn me dije se mė 29 korrik i ka dėrguar Kryeministrit Berisha njė letėr, ku i kėrkon qė tė mos niset nė Kinė mė 6 gusht dhe t‘u bashkohet atyre liderėve botėrorė qė vendosėn parimin mbi shoė-un. Nė letrėn drejtuar Kryeministrit citohet: "Na pėrfaqėso denjėsisht, duke iu treguar komunistėve kinezė se shqiptarėt nuk i shesin parimet. Ju lutem, mos merrni pjesė nė ceremoninė e hapjes sė Lojėrave Olimpike".

Organizata juaj i ka kėrkuar Kryeministrit Berisha qė tė mos marrė pjesė nė ceremoninė e hapjes sė Lojėrave Olimpike. Ndėrkohė qė njė debat global pėr pjesėmarrjen e liderėve politikė nė kėtė ceremoni ka pėrshirė mediat botėrore deri tani dhe sė fundi edhe Shqipėrinė. Sipas jush, pse nuk duhet tė shkojė Kryeministri ynė nė Kinė?

Sapo mora vesh qė Kryeministri ynė do tė shkonte nė ceremoninė e hapjes nė Lojėrat Olimpike, mendova se ishte koha qė t‘i komunikonim atij shqetėsimin, sepse nuk ėshtė parim dhe princip, jo vetėm pėr Berishėn, por pėr tė gjithė udhėheqėsit e shtetit qė t‘i japin njė farė kredibiliteti komunistėve kinezė. Ne nuk kemi asgjė kundėr Lojėrave Olimpike, nuk jemi kundėr tyre dhe pėr bojkotim, por ceremonia e hapjes ėshtė njė gjė qė liderėt komunistė do tė mburren me mbėshtetjen qė udhėheqėsit e shteteve tė tjera i japin, kur dihet nė fakt qė qėllimi i Lojėrave ishte pėrmirėsimi i tė drejtave tė njeriut, qė nuk u arrit dhe solli mė shumė shtypje dhe censurė. Gazetarėt e botės qė do tė shkojnė atje do tė jenė akoma mė shumė tė censuruar dhe kuptim ka qė bota e qytetėruar tė bėjė njė kompromis me parimet e fjalės sė lirė.

Pas letrės qė keni dėrguar nė Kryeministri, qė shefi i qeverisė tė mos marrė pjesė nė ceremoninė e hapjes sė Lojėrave Olimpike dhe qė si duket ka rėnė nė vesh tė shurdhėr, ēfarė qėndrimi do tė mbajė organizata juaj?

Nė radhė tė parė, ne kemi bėrė kėtė letėr dhe mė vonė do tė kėrkojmė njė takim me zonjėn Berisha, pasi ky persekutim nga ana e Kinės ėshtė i bazuar nė njė gėnjeshtėr. Ne mendojmė se ēdo qeveri ka njė rol edhe pas lojėrave politike. Njė nga mėnyrat se si ky persekutim mund tė ndalohet do tė ishte kur zyrtarėt e lartė tė vendeve tė ndryshme tė botės tė bėnin presion mbi Kinėn.

A nuk ėshtė vonė pėr kėtė kėrkesė, pasi Berisha dhe stafi i tij nisen sot drejt Pekinit?

Do tė kisha dashur ta bėja kėtė kėrkesė mė pėrpara. Zgjedhja ėshtė e tij, por ai duhet ta pyesė veten nėse ia vlen apo jo. Kur udhėheqės si ai Kanadasė, Britanisė sė Madhe, Polonisė me qėllim vendosėn tė mos marrin pjesė nė kėto lojėra, duke e pėrdorur si mėsim ndaj udhėheqėsve kinezė pėr t‘i treguar atyre se nuk janė tė shurdhėr dhe nuk janė qorra pėr tė drejtat e popullit kinez.

Nė Kinė kanė vendosur tė mos shkojnė shumė liderė tė fuqishėm botėrorė. Pse mendoni se Berisha nuk iu bashkua atyre?

Mbase po tė kishte vėnė nė punė arsyen se pse kėta liderė nuk do tė marrin pjesė, ai ndoshta mund tė kishte reflektuar dhe pastaj do tė kishte pasur arsyet e tij, nėse do tė vendoste tė shkonte ose jo. Fatkeqėsisht, Presidenti i SHBA-sė po shkon nė Kinė dhe shumė udhėheqės mund tė marrin pjesė nė Olimpiadė, vetėm pėr inerci sepse kėtė e bėn njė nga udhėheqėsit e vendeve mė tė fuqishme nė botė. Edhe Presidenti i Francės mbajti kėtė qėndrim mė pėrpara, pastaj e ndryshoi atė dhe pati shumė kritika nga grupet e shoqėrisė civile, si nė Francė ashtu edhe nė rangjet botėrore. Nė njė farė mėnyre, kjo ėshtė historia qė do tė shkruhet. E njėjta gjė ndodhi pas lojėrave nė vitin 1936, tė Hitlerit. Do tė kisha shumė dėshirė qė zoti Berisha, i cili pėrfaqėson popullin shqiptar nė Kinė, tė kishte hyrė nė librin e atyre udhėheqėsve nė parim qė vendosėn dinjitetin njerėzor mbi retorikėn. Por mesa duket, kjo nuk do tė ndodhė, mbase do tė ketė hapėsira tė tjera qė ai ta vėrė nė vend kėtė gjė.

A mund tė themi se njė Kryeministėr demokrat, i cili merr pjesė nė njė eveniment qė bėhet nė njė vend komunist, pėrkrah komunizmin?

Edhe Xhorxh Bush do tė jetė aty, kėshtu qė nuk e pėrdorim dot pėr politikat e brendshme kėtė. Pėr mua ka shumė rėndėsi fakti qė do vijė koha dhe do tė shkruhen tė gjitha nė histori. Nesėr tė gjithė udhėheqėsit do tė thonė, ah sikur ta dinim.

Cilat janė lidhjet tuaja me organizatat e tė drejtave tė njeriut, pasi mjaft prej tyre, i kanė kėrkuar liderėve tė vendeve tė tyre qė tė bojkotojnė pjesėmarrjen nė Kinė, nė mbrojtje tė tė drejtave tė njeriut?

Kemi bashkėpunime nė shkėmbime informacioni me organizata ndėrkombėtare si "Human Rights Watch" e "Freedom House". Nė korrik isha nė Uashington Dc, kur i dorėzuam nė mėnyrė simbolike njė kongresmeni qė ėshtė nė Komisionin pėr tė Drejtat e Njeriut, njė peticion pėr mospjesėmarrjen e liderėve politikė nė ceremoninė e hapjes sė Lojėrave Olimpike nė Kinė. Ky peticion do t‘i dorėzohej parlamenteve, qeverive, pėr tė mos shkuar nė Kinė. Pra jemi nė bashkėpunim tė ngushtė dhe tė pėrhershėm me mbledhjen e Gjenevės, pėr tė drejtat e njeriut dhe ka shumė raportues pėr torturėn, lirinė e fjalės dhe bashkėpunimet janė tė vlefshme.

Pas hapjes, Kina do tė tregojė mburrje, se vendet e tjera tė botės i pėrkrahin.

Pra, me kėtė qė po thoni, Shqipėria duhet tė rishikojė marrėdhėniet diplomatike me Kinėn, pėr shkak tė shkeljeve tė tė drejtave tė njeriut?

Kjo ėshtė pika e nivelit tė lartė. Jam e bindur se po tė shikosh historinė botėrore ka pasur standarde tė dyfishta. P.sh. Kuba ėshtė zhvilluar, janė prerė marrėdhėniet pėr tė njėjtat arsye, por ēuditėrisht me Kinėn u pėrdor njė standard tjetėr. Dhe mendimi im personal ėshtė se kjo u bė pėr tė mbuluar interesat ekonomike tė korporatave tė vendeve tė tyre nga ana e liderėve botėrorė. U mendua qė me zhvillimin e Kinės do tė kishte respektim pėr tė drejtat e njeriut, por kjo nuk ndodhi.

Duke ditur historinė e komunizmit nė Shqipėri dhe ēfarė sjell ai dhe si i shkatėrron jetėt njerėzore, tė paktėn pėr detyrim moral politikanėt duhet ta pėrdorin atė pak dialog qė kanė me Kinėn.

Si organizatė qė, pėrveēse keni lidhje me "Freedom House"
dhe "Human Rights Watch" pėr mbrojtjen e tė drejtave tė njeriut, ju synoni pėrmirėsimin e shėndetit mendor dhe fizik nėpėrmjet ushtrimeve qė kanė origjinė kineze. A do t‘i garantonit Kryeministrit shėrbimet tuaja pėr tė qenė mė fleksibėl pėr zgjidhjen e ēėshtjeve problematike tė vendit?

Mendoj se ėshtė mėnyra mė e mirė pėr fuqizimin e mendjes, qė vetėm ata qė bėjnė meditim mund ta kuptojnė. Pse jo, jemi gati pėr t‘i ofruar Kryeministrit shėrbime tė tilla, edhe pasi tė kthehet nga Kina, madje jo vetėm atij, por edhe stafit tė Kryeministrisė kur tė jenė nė stresin e punės.



Historia


"Falun Gong", tė persekutuar nė Kinė


Nė fund tė viteve 1990, nė Kinė, "Falun Dafa" ishte bėrė jashtėzakonisht popullore, me 100 milionė njerėz qė e praktikonin. Pavarėsisht nga natyra e saj, Presidenti kinez e shikoi popullaritetin e "Falun Dafas" si kėrcėnim ndaj pushtetit tė tij. Ai e shpalli atė tė paligjshme nė korrik tė vitit 1999 dhe filloi njė fushatė persekutimi kundėr tė gjithė atyre qė e praktikonin, ēka cenon rėndė tė drejtat e njeriut. Qė nga ajo kohė, dhjetėra mijėra vetė janė burgosur ilegalisht, torturuar dhe dėrguar nė kampe pune tė detyruar. Mbi 1600 persona kanė vdekur nė duart e policėve kinezė dhe kėto krime janė tė dokumentuara nga Kombet e Bashkuara dhe "Amnesty International".




Letra drejtuar Berishės

Z. Sali Berisha

Kryeministėr i RPSH

Bulevardi "Dėshmorėt e Kombit"

Nr. 1, 1000, Tiranė, 29 korrik 2008


Subjekti: Pjesėmarrja juaj nė ceremoninė e hapjes sė Lojėrave Olimpike nė Pekin


Z. Kryeministėr: Edhe 10 ditė mbeten nga fillimi i Lojėrave Olimpike dhe shumė grupe organizatash civile i bėjnė thirrje udhėheqėsve tė botės tė mos marrin pjesė nė ceremoninė e hapjes si shenjė mosaprovimi ndaj shtypjes sė tė drejtave tė njeriut nė Kinė. Duke marrė shkas nga kjo, ju bėjmė thirrje juve z. Kryeministėr tė mos merrni pjesė nė kėtė shfaqje solidariteti me komunistėt kinezė. Kjo nuk duhet tė merret si thirrje ndaj asnjė kombi, atleti apo sponsori tė bojkotojnė garat sportive. Por udhėheqėsit botėrorė nuk duhet t‘u japin komunistėve kinezė prestigjin dhe njohjen ndėrkombėtare qė do tė nėnkuptohej nga prania e tyre nė ceremoninė e hapjes. Do tė ishte hipokrizi pėr Kartėn Olimpike qė tė deklaronte se inkurajon "vendosjen e njė shoqėrie paqėsore qė shqetėsohet pėr ruajtjen e dinjitetit njerėzor" kur lojėrat do tė zhvillohen nė vendin e abuzuesve mė tė mėdhenj nė botė tė shkeljes sė tyre. Ata qė vėnė dinjitetin njerėzor mbi show-un dhe nuk bėjnė kompromise me parimet e tyre do ta pėrdornin kėtė aktivitet si mėsim. Kur disa politikanė thonė se do tė marrin pjesė qė kinezėt tė mos humbin fytyrė thjesht bėjnė koncesione me parimet e tyre. Pėr fat tė mirė ka akoma politikanė dhe liderė qė principet nuk i kanė vetėm pėr retorikė. Kėshtu Kryeministri i Polonisė, Donald Tusk, ishte i pari qė u tėrhoq nga ceremonia politike e Pekinit. Jo rastėsi kjo nga njė lider i njė vendi ish-komunist. Kancelarja gjermane, Angela Merkel, iu bashkua atij, si dhe shumė tė tjerė ku mund tė pėrmendim: Sekretarin e Pėrgjithshėm tė Kombeve tė Bashkuara, Ban Ki-Moon, Presidentin e Parlamentit Evropian, Hans-Gert Poettering, Kryeministrin e Kanadasė, Stephen Harper, Kryeministren e Zelandės sė Re, Henen Clark, dhe Kryeministrin e Britanisė sė Madhe, Gordon Brown. Na pėrfaqėso denjėsisht duke iu treguar komunistėve kinezė se shqiptarėt nuk i shesin parimet.


Me respekt, Erkanda Bujari



Niset sot drejt Pekinit delegacioni qeveritar pėr tė ndjekur nga afėr Lojėrat Olimpike


Berisha ndjek nga afėr Lojėrat Olimpike


Kryeministri Sali Berisha niset sot nė mesditė drejt Pekinit pėr tė ndjekur nga afėr ceremoninė e hapjes sė Lojėrave Olimpike. Delegacioni qeveritar qė niset sot drejt Pekinit nė orėn 12:00 do tė kryesohet nga Kryeministri Berisha, bashkėshortja e tij, Liri Berisha, zėdhėnėsja Juela Meēani, shefi i protokollit dhe ministri i Kulturės, Turizmit, Rinisė dhe Sporteve, Ylli Pango. Kėtė herė nė Kinė pritet tė ketė mė shumė udhėheqės botėrorė se sa nė Lojėrat e fundit Olimpike nė Athinė. Delegacioni shqiptar pėr Lojėrat Olimpike Verore nė Pekin, Kinė, do tė jetė mė i madhi qė ka dėrguar ndonjėherė Shqipėria. Do tė dėrgohen 27 njerėz nga tė cilėt 11 janė sportistė, 9 trajnerė dhe 7 administratorė zyrtarė. Shqipėria do tė konkurrojė nė not, vrapim, peshėngritje, mundje, qitje dhe xhudo. Delegacioni shqiptar ėshtė nisur drejt Pekinit mė datėn 27 korrik, ndėrsa nė ceremoninė e hapjes do tė marrė pjesė Kryeministri Sali Berisha dhe ministri i Sportit, Ylli Pango. Kryeministri Berisha nė kėtė mėnyrė frenon turin e tij nėpėr Shqipėri, pėr tė ndjekur nga afėr ceremoninė e hapjes sė Lojėrave Olimpike. Qeveria kineze ka ndarė nga buxheti i saj 40 miliardė dollarė pėr realizimin e projekteve tė tilla si Qendra Kombėtare e Pishinave. Disa prej fondeve do tė pėrdoren pėr pėrmirėsimin e aeroportit tė Pekinit dhe tė transportit nė pėrgjithėsi. Njė nga sfidat mė tė mėdha tė qeverisė sė Pekinit ėshtė realizimi i objektivit pėr uljen e ndotjes sė ajrit, pasi Pekini konsiderohet njė prej qyteteve mė tė ndotura tė botės. Nė Pekin ėshtė pėruruar edhe qendra kryesore e shtypit, ku do tė priten 20 mijė gazetarė vendas dhe tė huaj. Por reporterėt do ta kenė tė vėshtirė tė punojnė lirshėm si nė vendet e tjera mikpritėse tė olimpiadave. Tė drejtat televizive dhe "stand up" nga sheshi "Tienanmen" do tė realizohen me leje tė posaēme nga qeveria kineze.




 

© Gazeta Shqip - 2006-2008