|
Mirupafshim, jo lamtumirė Venera Kastrati/ Artistja rrėfen rrugėn e saj drejt artit dhe cila ėshtė nė thelb domethėnia e veprave tė saj Arti i jep gjithnjė njė ndjesi tė butė tė shkuarės. Venera Kastrati, njė artiste e re e artit bashkėkohor, kėrkon tė ruajė njė raport tė tillė nė punėt qė ajo realizon. "Lamtumira" i mbyll dyert e nuk i lė mė vend diskutimit e kėrkimit, thotė ajo. Kėshtu, ajo pėrdor shpesh "Mirupafshim", e bindur se historitė e djeshme mund tė jenė e ardhmja ose e sotmja e dikujt diku nė botė. Mė poshtė, Venera rrėfen nė njė intervistė lidhjen e saj me artin, kuptimin e njė sėrė punėsh tė realizuara prej saj dhe si e sheh artin bashkėkohor sot
Le ta nisim kėtė bisedė me lidhjen tuaj me artin. Si ndodhi ajo?
Me pėrfundimin e studimeve nė Akademinė e Tiranės, pata mundėsinė tė zgjeroj mė shumė njohuritė e mia pėr sa i pėrket artit multimedial bashkėkohor nė Akademinė e Brerės nė Milano. Eksperiencat e ndryshme personale pėrgjatė kėtyre 10 viteve tė fundit, nė Itali e vende tė ndryshme jashtė Shqipėrisė, kanė ndikuar pozitivisht nė kėrkimin e njė identiteti artistik personal. Pėrvetėsimi i lirisė dhe kurioziteti pėr njohuri tė reja i kanė hapur dyert eksperimentit artistik tek unė.
Punėt tuaja duken si njė vėshtrim i thellė psikologjik i temės qė keni zgjedhur tė trajtoni. Pėr shembull: "I heard her voice on the tel... Kosovo 99", apo "Shtėpi e ėmbla shtėpi" ⦠Si lindin kėto vėshtrime artistike te ju?
Ėshtė e vėrtetė, jam e interesuar mbi analizėn psikologjike tė problemeve dhe evolucionit social pėr sa i pėrket vendit ku ndodhet dhe kohės qė jeton njė shoqėri. Projekti i parė qė ke pėrmendur mė sipėr ishte lidhur pikėrisht me njė moment tė veēantė pėr tė cilėn emocioni i jetuar nė atė kohė ishte aq i fortė, sa u lidh drejtpėrdrejt me urgjencėn pėr tė komunikuar nėpėrmjet artit. Ėshtė videoja e parė qė kam realizuar i pėrket vitit 1999. Braktisja e vendbanimeve nė Kosovė pėr shkak tė luftės, dhe nė shumė raste flakja jashtė shtėpive me forcė e pronarėve tė tyre (e ndėr to bėnin pjesė edhe tė afėrmit e mi kosovarė) ishte njė dhunim i madh i tė drejtave tė njeriut. Faktori i braktisjes sė shtėpisė jo pėr zgjedhje, po pėr faktin e tė qenit tė detyruar, ishte njė element i fortė dhe njė pėrgjegjėsi pėr tė shprehur njė emocion kaq tė thellė nė kėtė video performancė. Ndėrsa nė "Home sweet home" ("Shtėpi e ėmbla shtėpi"), titulli vetė flet nė formė nostalgjike pėr jetėn prej emigranti dhe kujtimet e fėmijėrisė, ose mė mirė tė sė kaluarės. Por ky projekt ishte akoma vetėm fillimi i shumė tė tjerėve qė trajtoj mė vonė, si pėr shembull: "Not choose not to be", ("Tė mos zgjedhėsh, tė mos ekzistosh"), apo "7 volte mi ricordo di te", ("7 herė kujtohem pėr ty")ā¦
Shumė interesant ėshtė dhe cikli me punėt "Mirupafshim". Duke u ndalur te punėt e kėtij cikli, ju besoni se gjithnjė duhet tė jetė fjala "mirupafshim" dhe jo "lamtumirė"?
"Lamtumira" i mbyll dyert, e nuk i lė mė vend diskutimit e kėrkimit. Ka pjesė tė dhimbshme, por qė kanė njė vlerė tė madhe njerėzore e poetike nė jetėn e gjithkujt, qė ia vlen tė analizohen e pse jo edhe tė kujtohen. Kjo nuk do tė thotė tė ngelesh mbrapa me tė kaluarėn, por tė identifikohesh me tė qenit nė kohėn e tashme. Njė "mirupafshim" edhe pėr faktin se historia ime e djeshme mund tė jetė e sotmja, ose e ardhmja e dikujt tjetėr nė botė.
Vetėm pak muaj mė parė ju prezantuat ekspozitėn "Gruaja e krijon burrin, burri e vret atė". A ėshtė kjo moto njė reflektim mbi mėnyrėn se si femra ende trajtohet nė njė pjesė tė shoqėrisė shqiptare, si mentalitet apo njė reflektim mė i gjerė i femrės sot kudo nė botė?
Projekti ėshtė njė kėrkim mbi rėndėsinė e rolit tė gruas kudo nė botė, se si prej mėnyrės sė edukimit e formimit qė ajo ushtron te njeriu/burri varet e ardhmja dhe ekzistenca e asaj vetė. Pėr natyrėn e idesė universale, faktori i rolit tė gruas nė Shqipėri ėshtė i nėnkuptuar pėr sa i pėrket eksperiencės personale.
Duke u ndalur te kjo pyetje. Si i sheh femrat Venera sot?
Formulimi i fjalės "femėr" mė duket nėnvleftėsues. Dėshiroj tė mendoj qė ėshtė njė provokim nga ana juaj, pėr ti lėnė shteg diskutimit. Duke konsideruar faktorin "grua" sot, mendoj qė mėnyra e ekzistencės sė saj varet nga shumė elementė si: socialė, kulturorė dhe ekonomikė. Jo ēdokush ka mundėsi tė jetė i lirė e tė gėzojė identitetin e vet tė plotė. Pėr kėtė unė mendoj qė nė momentin kur liria ekziston, edhe pse vetėm pjesėrisht, gruaja, nė bazė tė rolit qė ajo luan nė shoqėri e nė edukimin e saj, ėshtė rrėnjėsore.
Cili ėshtė raporti qė ju ruani me kujtesėn? Si njė artiste qė jeni formuar dhe keni jetuar jashtė Shqipėrisė, ēfarė ėshtė kujtesa pėr ju? A ju ndihmon ajo nė mėnyrėn e ndėrtimit tė njė pune dhe a dini tė shkėputeni prej saj?
Pėr kėtė kam folur edhe nė disa intervista tė tjera nė kohėt e fundit. Rindėrtimi i sė kaluarės ėshtė njė lirim prej saj. Ėshtė pikėrisht njė projektim drejt tė ardhmes, drejt njė identiteti tė ri.
Tė qenit njė artiste qė vjen nga njė vend si Shqipėria ēfarė do tė thotė pėr ju?
Ėshtė njė krenari kur mendoj pėr vlerat njerėzore, kur mendoj pėr njerėzit e kulturės, qė me shumė vėshtirėsi po ndėrtojnė njė identitet tė ri tė Shqipėrisė kudo nė botė. Nga ana tjetėr, krijon edhe njė punė tė vazhdueshme personale, pėr tė ndryshuar opinionin publik tė huaj, qė nėpėrmjet mediave e kronikave tė pėrditshme vėnė nė pikėpyetje identitetin shqiptar.
Si e shihni pėrfaqėsimin e artit shqiptar jashtė kufijve tė Shqipėrisė?
Mendoj qė tashmė janė tė gjitha mundėsitė qė arti shqiptar tė ballafaqohet nė nivel tė lartė e profesional nė ambientin ndėrkombėtar. E pėr kėtė janė artistė tė rinj si Anri Sala e Adrian Paci, qė padyshim po punojnė gjithmonė e mė mirė. Ka akoma shumė vėshtirėsi pėr tu tejkaluar pėr sa i pėrket pranimit tė artistes/grua nė art, dhe kjo fatmirėsisht vjen mė e lehtėsuar nė kontaktet me personalitete tė njohura tė huaj qė kureshtja i shtyn tė kenė mė shumė informacion rreth artit dhe artistėve shqiptarė dhe nė kėtė mėnyrė ndihmojnė promovimin e zgjedhjen e lirė tė artistėve pa dallim racial e gjinor.
Duke i qėndruar kėsaj teme... . Sipas jush, nga se vuan mė shumė arti sot?
Shumė janė faktorėt. E qartė qė faktori ekonomik ėshtė me rėndėsi thelbėsore. Arti e kultura kanė nevojė pėr njė mbėshtetje tė madhe, pasi ėshtė e rėndėsishme pėr zhvillimin e njė vendi. Vėshtirėsi tė tjera mendoj janė shkėmbimi i programeve kulturore mėsimore me vende tė huaja, mundėsi informuese mbi ngjarjet artistike mė tė rėndėsishme nga e gjithė bota. Kontributi qė mund tė japin artistėt, qė tashmė janė nė karrierė jashtė Shqipėrisė pėr tė sjellė eksperiencat e tyre nė programe akademike, ose tė tjera programe artistike. Kjo e fundit dhe pėrfshirja nė programe tė tilla o konferenca edhe e artistėve tė tjerė tė huaj, do u hapte dyert gjeneratave tė artisteve tė rinj pėr tu ballafaquar gjithmonė e mė me lehtėsi e sukses nė nivelin ndėrkombėtar. Njė tjetėr argument akoma i paprekur mirė nė Shqipėri e ndoshta edhe fare i panjohur ėshtė formimi i figurave kuratoriale dhe i kritikėve. Hapja e muzeve dhe koleksioneve private e publike. Dhe sė fundmi, lindja e zhvillimi i qendrave tė artit bashkėkohor pėr tu dhėnė mundėsi eksperimenteve artistike dhe stimuluar punėn e artistėve tė rinj, duke pėrmendur qė dikush edhe ka mundur tė bėjė hapin e parė, si pėr shembull TIKA (rezidencė pėr artistėt nė Tiranė).
Me ēfarė po punon aktualisht Venera?
Aktualisht jam duke punuar nė njė projekt interesant e stimulues pėr mua. Nė kėtė moment jam duke organizuar e mbledhur materialin e nevojshėm pėr kėtė punė tė re. Por do mund tė flas mė me detaje sė shpejti, kur ideja tė jetė nė zhvillim.
|


|