|
Boza magjike, pija autentike e shqiptarėve tė shekullit XIX Dy-tre brezat e fundit e njohin
bozėn si njė pije freskuese
tipike tė klubeve cilėsore, tė
cilėn e pi ēdo moshė dhe qė
pas njė gote kėrkon njė tjetėr e kėshtu
me radhė. Asnjėherė njerėzit nuk e
kanė kufizuar me termin thjesht si
pije freskuese, pasi ajo konsumohet
edhe nė dimėr dhe ka vlera tė mėdha
ushqyese, vlera qė siē do tė shohim mė
poshtė u detyrohen pėrbėrėsve dhe
padyshim edhe teknologjisė. Tė parėt
qė e "shpikėn" ishin goranėt e Kukėsit,
tė cilėt krijuan njė traditė tė saj. Sot ajo
prodhohet nga firma dhe familje tė ndryshme
gati nė tė gjithė Ballkanin dhe
mendohet se pėrbėn njė "thesar" ende
tė pazbuluar mirė. Njė turist gjerman,
pasi e provoi, u shpreh se "po ta njihnin
gjermanėt bozėn nuk do tė pinin mė birrė".
E shėndetshme, e pėrvetėsueshme,
e shijshme. Rrit sasinė e qumėshtit te
gratė me fėmijė nė gji, ėshtė e pasur me
fermente qė ndihmojnė tretjen dhe pengojnė
zhvillimin e mikroorganizmave tė
purifikimit nė zorrė, e dobishme pėr tė
gjithė, tė sėmurė dhe tė shėndetshėm,
tė mėdhenj e tė vegjėl. Me pak fjalė
magjike.
Zanafilla
Pėr njė numėr familjesh tė komunitetit
goran nė rrethin e Kukėsit, kryesisht
tė fshatrave Borje, Zapod, Shishtavec
etj., nė historinė e tyre tė biznesit dhe
veprimtarisė esnafe, boza zė njė vend
tė veēantė. Ėshtė njė pije freskuese e
pėrhapur kryesisht prej tyre nė vendet
e Ballkanit dhe mė gjerė nė Lindje, aty
ku gjenden profesionistėt (usta) qė dinė
ta prodhojnė. Nga informacionet e mjeshtėrve
tė vjetėr nė Kukės, mėsohet se
boza duhet ta ketė zanafillėn tė paktėn
nė mesin e shekullit XIX nė qytetet me
zejtari tė zhvilluar tė asaj kohe si: Sarajeva,
Bihaēi, Mostari, Prizreni, Durrėsi,
Vlora, Sofja, apo Kajro. Nė shekullin
XX, boza u pėrhap gjerėsisht edhe nė
vende tė tjera, e dėrguar si bartje nga
emigrantėt goranė. "Patenta" e kėsaj
pije interesante vėshtirė se mund tė dalė
jashtė kėtij komuniteti, e veēanėrisht tri
fshatrave tė pėrmendur mė sipėr.
Historia
Mjeshtri Elmaz Dokle, 69 vjeē nga
Borja, ėshtė njė nga njerėzit e kualifikuar
pėr teknologjinė e bozės nė Kukės. E ka
filluar punėn e prodhimit tė bozės fillimisht
nė shtėpinė e tij e mė pas, aty nga
mosha 15 vjeē, nė punishten e qytetit tė
Kukėsit, ku ka ndjekur edhe shkollėn e
mesme pa shkėputje nga puna. "Fillimisht
na vunė tė qėronim arra, jo direkt te
boza dhe na thoshin se duhej tė fishkėllenim
gjatė gjithė ditės, nė mėnyrė qė
pronari tė kuptonte se nuk po i hanim
arrat", kujton ai. Nga biseda me tė, mėsojmė
disa prej sekreteve qė pėrmban
pija me emrin bozė, tė cilėn disa aziatikė
qė e kanė shijuar, por edhe dietologė me
emėr, e kanė cilėsuar si magjike. Elmazi,
pėrvojėn e prodhimit tė bozės e ka
trashėguar nga tė parėt e vet, tė njohur
si zejtarė dhe mjeshtėr tė kuzhinės. Nga
stėrgjyshėrit ai kujton faktin qė formula
e tanishme e bozės ka ardhur si rezultat i
kėrkimit tė vazhdueshėm e tė lodhshėm
tė suksesit, tė ndryshimit tė cilėsisė sė
njė pije tė trashė nė formė brumi, e cila
nuk mund tė quhet e tillė (pije) sipas
parametrave tė sotme, qė prodhohej
nė qendrat kryesore tė biznesit nė Perandorinė
Osmane. "Ishte njė ferment
i rėndomtė prej brumi, qė thirrej kvas",
tregon Elmazi, duke kujtuar tregimet e
gjyshit tė tij, Ramadanit, ndėrsa ky i fundit
e kishte gjithashtu nga babai si pėrvojė
personale nė Bosnjėn myslimane.
Ndoshta bėhet fjalė edhe pėr kvasin rus,
pija nė formė brumi, qė pėrmbante acid
laktik, sheqer, dekstrinė, tė cilėn kimisti
i madh rus, D.I.Mendelejev, e vlerėsonte
mė shumė se birrėn. Sidoqoftė, duhet tė
ketė qenė kohė shpikjesh pėr emigrantėt
nga Borja, tė cilėt, sipas pėrshkrimit tė
Elmazit, shisnin atė lloj boze me enė tė
ngarkuar nė kurriz, nė bidonė tė caktuar
dhe nė gota tunxhi. "Nė atė kohė, siē
duket, nuk ecte shumė mirė fermenti i
brumit dhe mjeshtrit vrisnin mendjen
pėr ta pėrsosur. Por, njė tendencė e tillė
solli ndryshim edhe nė pėrmbajtje e
nė cilėsi dhe ēdo pėrzierje thirrej me
emėrtim tė veēantė p.sh., lili-hip, mė
pas njė pėrzierje tjetėr mimi-kip, tiptop,
ella-hop, sharallop dhe mė nė
fund bozė, e cila ruhet edhe sot". Kėshtu
tregon mjeshtri Dokle, duke shtuar se ky
proces pėrsosjeje apo lindjeje i bozės
kaloi pėrmes vėshtirėsish tė shumta,
qė, ndėr tė tjera, ishte edhe fakti se njė
formulė e caktuar ishte e vėshtirė tė
mbahej mend e pashkruar (siē veprohej
nė atė kohė), e tė zbatohej ditėn tjetėr,
derisa mė nė fund u kthye nė traditė dhe
u pėrcoll si njė element etno-kulturor
i rėndėsishėm. Nė shekullin XX, boza
pati pėrhapje tė gjerė edhe jashtė zonave
ballkanike, ku goranėt punonin si
emigrantė.
Pėrbėrja dhe teknologjia
I kujtova bashkėbiseduesit thirrjen
e njė tregtari ambulant nė njė film
shqiptar: "Hajde bozė meli...". Elmazi,
duke bėrė njė lėvizje me dorė, si nė
rastet kur flitet pėr gjėra tė harruara
thotė: "Boza e melit ėshtė mė e mira,
por sot zor se prodhohet mė". Ai tregon
se kjo lloj boze kushton shumė. "A e ke
parasysh sa fara tė vogla qė ka meli,
ndaj ka kosto tepėr tė lartė? Por, edhe
e misrit ėshtė e mirė", shton ai, duke
treguar pėrbėrjen dhe teknologjinė e
mėposhtme: Tre pjesė miell misri tė
verdhė tė bluar trashė, njė pjesė miell
gruri tė zi, bluar gjithashtu trashė dhe
10% sheqer tė lėngėt.
Masa e miellit pėrzihet me ujė tė
ftohtė derisa tė mos mbeten kokrra.
Futet nė njė kazan dhe zihet pėr 8 orė,
derisa tė lėshojė erėn e bukės sė pjekur,
ndaj nė kėtė rast thuhet, bozė e pjekur.
Kjo masė lihet tė ftohet, ndėrsa trashet
si brumė. Hollohet pėrsėri me ujė tė
ftohtė dhe hidhet nė korita (govata)
druri, ku i shtohet pak ferment. Fermenti
mund tė jetė bozė e mėparshme,
ose farė buke. Gjatė 24 orėve masa
zmadhohet dhe nxjerr flluska dhe ka
aromėn e bukės me farė. Nė kėtė fazė
bėhet sitja (shtrydhja) e masės, nė njė
shekė (enė) druri, ku veēohen krundet,
mbetjet. Pas 8 orėsh lėngu dekanton
nė fund tė enės, ndėrsa nė krye nxjerr
vajin e misrit. Kėshtu, ėshtė gati pėr
tu pėrzier e pėr tu shėrbyer. Ėshtė pėr
tu shėnuar, qė edhe me kalimin e njė
kohe relativisht tė gjatė, qė nga mesi i
shekullit XIX, teknologjia e prodhimit
ka mbetur primitive, thuajse e pandryshueshme.
Edhe sot e kėsaj dite, boza
prodhohet nė mėnyrė krejt artizanale
nė punishte tė specializuar, apo edhe
nė familje. Nė Kukės, pėrveē "Pacarės",
njė ndėrmarrje biznesi, janė tė paktėn
20 familje qė sigurojnė tė ardhura, duke
prodhuar bozėn nė shtėpi dhe shitja
nėpėr dyqanet e ndryshme tė zonės.
Legjendat pėr bozėn
Legjendat pėr bozėn nisėn qė te
ndarja e "zonave tė influencės" nga familjet
gorane tė prodhimit tė bozės dhe
gatimit apo shėrbimeve ku shquhen.
Deri nė mesin e shekullit XX, familje tė
caktuara kanė pasur akses nė qytete tė
veēanta, ku nuk hynte njeri tjetėr, gjithnjė
lidhur me biznesin e bozės. Borjanėt
kanė pasur kryesisht Sarajevėn, Bihaēin,
Mostarin etj., deri nė afėrsi tė Danubit.
Goranėt e Zapodit kanė pasur si zonė
tė tyre pėr tregtimin e bozės Sofjen dhe
qytete tė tjera bullgare, ndėrsa shishtavecarėt,
disa nga qendrat e mėdha greke
dhe Egjiptin. Nga familjet e njohura tė
kėsaj mjeshtėrie mund tė pėrmendim
Kerpaēėt, Ismaili (Kalizi), Jonuzėt dhe sė
fundi Pacarėt (tė cilėt nuk janė goranė,
por kanė marrė zanatin prej tyre dhe
sot kanė njė biznes tė shtrirė gjerėsisht
nė Kukės e nė Tiranė). Goranėt i gjen
gati nė tė gjithė botėn, pėrfshi Kinėn
dhe Japoninė. Njė veteran i shėrbimit
diplomatik shqiptar tregon se nė vitin
1984, njė tregtar japonez, me rastin e
njė marrėveshjeje me interes tregtar, e
fton shqiptarin "pėr njė pije magjike",
siē e kishte cilėsuar japonezi dhe pasi
udhėtojnė plot 100 km hyjnė nė njė
restorant luksoz ku pinė bozė. Aty shėrbente
njė goran prej disa dekadash dhe
bėnte bozė, pije e rrallė dhe e ēmuar pėr
japonezėt. Nė librin "Dimė tė hamė, a
dimė tė ushqehemi" tė prof. Aleko Xoxa,
botim i vitit 1973 thuhet: "Turisti gjerman
shikonte me kureshtje njerėzit qė pinin
bozė. Ētė ishte vallė kjo pije? Kėrkoi edhe
ai njė gotė, e pasi e preku me majė tė
buzėve e rrufiti menjėherė. ...I ra rreth e
rrotull pazarit tė vjetėr dhe u kthye tė pinte
njė bozė tjetėr. Pasi zbrazi gotėn tha:
Po tė kishin njohur bozėn gjermanėt,
nuk do ta kishin shijuar birrėn". (f.233).
Nė tė vėrtetė boza njihet nga masa
e pėrdoruesve pėr vlerat kurative dhe
ushqyese qė ka. Nė mėnyrė tė veēantė
ajo rekomandohet pėr nėnat me fėmijė
nė gji, pėr njerėzit qė vuajnė nga
tensioni etj. Sė fundi, mund tė shtojmė
se poeti Fatos Arapi thotė diku nė njė
vjershė dashurie: "Boza, fjalė proze, por
nė fytin tėnd gurgullon si poezi". Nė tė
vėrtetė, dekadat e pėrdorimit tė bozės
kanė qenė tė pasura edhe me anekdota
e frazeologji, si "u bė bozė" etj. Por vetė
boza mbeti pėrherė e kėrkuar dhe kurrė
"nuk u bė bozė".
|


|